Gratë në Komunën e Shuto Orizares do to të kenë në dispozicion gjinekolog. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me gjinekologun dr. Bozhidar Boshkovskin. Ata diskutuan për hapjen e ordinancës, me qëllim që gratë nga kjo komunë të kenë shërbim të nevojshëm dhe të domosdoshëm, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Lokacioni për ordinancë, siç theksohet, është gjetur, ndërsa në takim ishte dakorduar që ministria dikasteriale ta pajisë ordinancën. “Të gjitha gratë e Shuto Orizares do të kenë gjinekolog, i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre. Dr. Boshkovski është gjinekolog me përvojë i cili do të…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilltari i Punëve të Jashtme, Cyrille Baumgartner, është emëruar Ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vendin e Christian Thimonier, i cili është thirrur në funksione të tjera. Emërimi i tij si ambasador tashmë është publikuar edhe në Gayetën Zyrtare në Francë. Baumgartner më parë ka qenë i emëruar zv/sekretar gjeneral për Çështje Evropiane si dhe këshilltar i parë i Ambasadës së Francës në Bullgari.
Gjatë ditës së djeshme policia nga rajoni i Karposhit ka arrestuar tre persona për grabitje dhe vjedhje të rëndë në territorin e Shkupit. MPB njofton se është arrestuar A.M.(22) dhe dy persona të mitur, derisa të njëjtit akuzohen për kryerjen e gjashtë veprave penale, respektivisht një grabitje dhe pesë vjedhje të rënda. MPB njofton se për të njëjtit tashmë po përgatitet padi penale.
Në vizitë në Maqedoninë e Veriut qëndron ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Energjetike dhe Resurse, Francis R. Fanon. Ai sot në Qeveri do të ketë takim me kryeministrin, Zoran Zaev. Pas bisedimeve, është planifikuar që Zaev dhe Fanon të mbajnë konferencë të përbashkët.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se mbajtja e maskave nga tetë orë në shkollë nuk paraqet kurrfarë rreziku për fëmijët, dhe se kjo është mënyra e vetme të parandalohet transmisioni i virusit. “Nuk ka kontraindikacion për mbajtje të maskave te ajo kategori e fëmijëve të asaj moshe. Nuk mund të presim kurrfarë komplikime, kurrfarë çrregullime në zhvillimin e tyre, bëhet fjalë për rekomandim tërësisht të sigurt, prindërit absolutisht nuk duhet të frikohen”, theksoi Filipçe në ditarin e televizionit Sitel. Sipas Filipçes masat parandaluese janë dimensionuar ta mbrojnë shëndetin maksimal të fëmijëve. “Tani shkollat janë fizikisht të zbrazëta, por kjo…
Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se brenda 24 orëve në Shkup janë dënuar 339 shofer të automjeteve, derisa në Kumanovë janë dënuar 172, transmeton Portalb.mk. “Në territorin e qytetit të Shkup, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 dënime”, raportojnë nga MPB-ja. Ata sqarojnë se 22 persona u dënuan pasi nuk kishin leje, 108 të dënuar ishin për shkak tejkalimit të shpejtësisë, 84 ishin dënuar për mosmbajtje të maskave, ndërsa tjerët për parregullsi teknike, skadim të regjistrimit të automjetit dhe parkim joadekuat. MPB-ja raportoi se në qytetin e Kumanovës, ndërkohë janë shqiptuar…
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM), ishte çështja e trajtimit dhe mbrojtjes së punonjësve mediatikë në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim është diskutuar nevoja për të ndryshuar Kodin Penal (KP). “Ministri Mariçiq theksoi se sindikatat do të marrin pjesë në përcaktimin e dispozitave të këtij ligji në fushën e krimeve që lidhen me forma të ndryshme sulmesh ose kërcënimesh kundër punonjësve të medias. Pavarësisht ndryshimeve ligjore, siç thuhet në deklaratë, bashkëbiseduesit ranë…
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizuan takim me një grup oficerësh, të cilët u kthyen nga misioni “Mbështetja vendimtare” në Afganistan. Në takimin në të cilin morën pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, kryeministri Zaev në emrin personal dhe në emër të Qeverisë i falënderoi dhe dërgoi urime oficerëve për misionin e kryer me sukses. Ai theksoi se pjesëtarët e Armatës sonë janë krenari për shtetin dhe me profesionalizimin e tyre të lartë janë partner i dëshirueshëm në misionet ndërkombëtare. “Tani jemi anëtare e NATO-s. Dhe si partner i barabartë ndajmë përgjegjësi në kontributin…
Opozitarja VMRO-DPMNE me kritika kundër Qeverisë lidhur me fillimin e viti të ri shkollor dhe aplikimin e platformës online. Sipas tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, e nënvlerësoi të gjithë kuadrin arsimor, prindërit dhe të gjithë nxënësit. Prova gjenerale u tregua e pasuksesshme. Për prezantimin e fillimit të ri shkollor arsimtarët dhe nxënësit e shfrytëzojnë rrjetin “Microsfot Teams”, pasi që platforma nacionale është tërësisht jofunksionale. “Na siguruan se brenda një muaji do të mund të bëjnë diçka që nuk mund të realizohet. Në vetë fillimin e vitit shkollor, sipas Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, mbi 80 mijë nxënës…
Maqedonia e Veriut është lider në rajon për shfrytëzimin e fondeve IPA nga programi IPARD2. Zëvendësdrejtori në Agjencinë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdul Selam Salami, thotë se sektori i bujqësisë nëpërmjet thithjes së fondeve të huaja synon të përafrojë standardet me ato të BE-së.“Maqedonia e Veriut është lider në rajon për përdorimin e mjeteve në dispozicion nëpërmjet programit IPARD2. Në programin IPARD1 kemi shfrytëzuar 17 për qind të mjeteve në dispozicion, ndërsa në IPARD 2 shfrytëzimi është mbi 50 për qind të mjeteve në dispozicion dhe e gjithë kjo vetëm në më pak se 3 vjet.”,-…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot kishte takim me përfaqësues të Kryqit të Kuq, në të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e situatës sociale dhe ekonomike të qytetarëve. “Rëndësia e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut është e madhe. Ai është partner yni, me të cilin jemi në vijë të njëjtë dhe bashkë angazhohemi për avancimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve përmes ndihmës socio – psikologjike dhe ndihmës materiale dhe mbështetje për ata të cilët është patjetërsueshme dhe më e nevojshme”, theksoi ministrja Shahpaska në takim. Nga ana e Kryqit…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Goshe e potencon angazhimin e saj për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore dhe sociale për pacientët me sëmundje të rralla. Për pacientët me Goshe, përveç terapisë shtesë me infuzion të siguruar në vitin 2018, në vitin 2019 është siguruar edhe terapi orale, me çka mundësoi që këta pacientë terapinë ta marrin edhe në shtëpi, në vend se ta marrin terapinë çdo dy javë në Klinikë. Me këtë dukshëm lehtësohet funksionimi i përditshëm dhe përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve me Goshe, theksojnë nga Ministria. Në dy…

