Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vijim është thirrja për ndarje të mbështetjes financiare të njëfishtë të studentëve për pagesë të një pjese të participimit në shpenzimet për studim, një pjesë të shpenzimeve për akomodim në shtëpinë studentore, gjegjësisht shpenzimet për akomodim privat.“Të drejtë aplikimi për njërën nga opsionet e ofruara kanë të gjithë studentët arsimimi i të cilëve financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pjesë e familjeve me të ardhura të ulëta. Vlera e kompensimit financiar të njëfishtë arrin deri në 6000 denarë”, kumtuan sot nga MASH. Aplikimi bëhet në dy mënyra,…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe dje në gjimnazin “28 Nëntori” në Dibër vazhdoi bojkoti i mësimit onlajn ashtu siç ishte edhe një ditë më parë. Në orët e mëngjesit nxënës dhe prindër protestuan para objektit të gjimnazit duke kërkuar që nga e hëna të fillojë mësimi me prezencë fizike. Protesta ishte e qetë, ndërsa drejtori i gjimnazit, Ramadan Imeri, i informoi të pranishmit se në marrëveshje me nxënësit, prindërit dhe arsimtarët, nga e hëna në këtë gjimnaz do të mbahet mësim me prezencë fizike. “Gjimnazin e vizituan inspektorë dhe panë se të gjithë kushtet me mësim me prezencë fizike janë realizuar. Pata takim edhe…
Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet e Energjisë, Francic Fannon dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev njoftuan të premten në Shkup për një lidhje energjitike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për furnizimin me gaz jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe të rajonit. Zyrtari amerikan tha se kishte vizituar një pjesë të gazsjellësit midis Greqisë dhe Bullgarisë që përmes Bullgarisë do ta sjellë gazin në Maqedoninë e Veriut. Ai shprehu kënaqasinë për interesimin e Shkupit për t’u lidhur me rrjetin e Aleksandropolisit ku gazi vjen nga Azerbajxhani. “Sa herë që shikojmë alternativa për energji – kjo ka efekt për…
Deri më tani, nuk ka rekomandime për ndonjë masë më kufizuese, pas përfundimit të takimit të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe anëtarëve të Komisionit për Sëmundjet Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Filipçes, në ditët në vijim do të monitorohet se sa do të jenë numrat e rasteve të reja me coronavirus. “Ky është një numër vërtet i lartë krahasuar me ditët e mëparshme. Ne konkluduam që sot dhe nesër duhet të kontrollohet mënyra e përcjelljes së virusit në secilën komunë veç e veç. Nëse zbulojmë diçka, do të mund të vendosim se cilat masa dhe ku do të futen”,…
Kompensimi i kursimtarmarëve të “Eurostandard bankës” zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer dhe pa pengesa më të mëdha, ndërsa deri tani janë kompensuar 72 për qind ose tre miliard denarë, informojnë nga Fondi për sigurim të depozitave. “Pas periudhës dyjavëshe nga fillimi i pagesës së kompensimit të deponentëve të “Eurostand bankës” SHA Shkup në falimentim me të drejtën e kompensimit, pagesa zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer dhe pa pangesa të mëdha në lidhje me deponentët. Deri sot janë paguar gjithsej 3 miliard denarë që paraqet afër 72 për qind nga mjetet e tërësishme të Fondit ndaj katër bankave afariste përmes të…
Një person i moshësh 63 vjeçare nga Tetova ka humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e kaluara, me çka numrin e atyre që humbën betejën e ka çuar 90 persona, përcjell in7. Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 15 pacientë të rinj të infektuar. “Nga 15 rastet e sotme të reja me Covid-19, që të gjithë janë në qytetarë që jetojnë në komunën e Tetovës”, ka thënë Dr. Zorica Zafiroska, specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas informacionit nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona janë rikuperuar. Nga gjithsej 1470 të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Shtipit dhe të Komunës së Pllasnicës. Siç informoi pres-shërbimi kuvendor, ditën e diel, 13 dhjetor të vitit 2020 është dita e konfirmuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Vendimin do ta zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor komunal dhe Këshillat komunal, ndërsa hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Gazetarja e njohur maqedonase, Jordanka Jovanovski Joci, ka bë një krahasim mes punës së prokurores Fatime Fetai dhe Lençe Ristevskës. Sipas saj, Fetai është treguar shumë më e suksesshme, sepse dënoi dy “kokat e krimit”, Nikolla Gruevskin dhe Gordana Jankullovskën, transmeton Gazeta Lajm.Ajo e kritikon prokuroren Ristevska për shkak se ka lejuar 18 herë të prolongohet rasti Talir, që ka të bëjë me selinë e VMRO-DPMNE-së. Joci dyshon se Ristevska po taktizon për shkak se është propozuar si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në Organizatën evropiane të drejtësisë, “Eurojust”.
Në Facebook u shfaq në postim, në të cilin thuhet se “Viti shkollor do të zgjasë deri më 31 gusht 2021.” Në Lajmi thuhet se “qeveria ka vendosur të zgjasë vitin shkollor deri më 31 gusht, 2021.”Në formën se si është publikuar ky postim, por edhe titulli i lajmit, sugjerohet që studentët që filluan vitin e ri shkollor dje, më 1 tetor, ta përfundojnë atë më 31 gusht të vitit të ardhshëm. Megjithëse nuk është theksuar në mënyrë rigoroze, prindërit dhe vetë nxënësit kanë përshtypjen se do të jenë të lidhur me shkollën gjatë gjithë verës, përkatësisht se do t’u…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të shtunën (03.10.2020) do të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës distributive të kompanisë JUS MB në Komunën e Sarajit informon Tetovasot. Ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 12 në pjesën e jashtme të qendrës distributive JUS Mb (Rr. 1723 Nr. 24 Saraj – Pas urës në Saraj në të djathtë, përreth lumit Vardar). Përveç ministrit Kreshnik Bekteshi të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali…
Infermieret punojnë 24 orë kujdestari dhe paguhen vetëm 500 denarë. E gjithë barra e trajtimit të pacientëve të infektuar me CoVid-19 bie mbi motrat medicinale, por kontributi i tyre në sistemin shëndetësorë nuk evidentohet as në letër. “Tepër shumë obligime dhe përgjegjësi a askund evidencë në fund të ditës askush nuk e pranon atë intervenim të motrave.” Së fundmi u deshtë që të derdhet kupa me dorëheqjen e kryeinfermieres dhe dy kolegeve të saj nga Klinika Infektive në Shkup. Sipas Gordana Beshliovskas në prag të dorëheqjes janë edhe shumë infermiere të tjera. Ne nuk jemi vendi i vetëm me mungesë…
Numri i lartë i të infektuarve edhe gjatë ditës së sotme (225) ka bërë që ministri i Shëndetësisë të ketë takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk. Ai ka shkruar se më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit. “Po e analizojmë gjendjen aktuale epidemiologjike dhe rritjen e numrit të rasteve me Kovid-19. Më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk.

