Author: Hamdi Kumanova

Punësim i stafit të ri mësimor, ose pagesa e punës shtesë për mësuesit, orët e punës të të cilave dyfishohen për shkak të numrit të shtuar të klasave, kërkojnë Sindikata e Pavarur e Arsimit. Sindikata akuzoi se drejtorët e shkollave kanë bërë presion ndaj mësuesve që kanë refuzuar ti regjistrojnë orët dhe të përgatisin leksione video për online platformën, sepse sipas tyre, edhe ky është angazhim shtesë përveç atij të rregullt. “Ata do të veprojnë siç bënë kolegët tanë nga Bullgaria, nga Bosnja, ku i thirrën mësuesit në një Thirrje publike, ata u paguan, aplikuan shumë sepse u pagua ajo…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim të depozitave sot informoi se pas një periudhe dyjavore, nga fillimi i pagesës së kompensimit për depozituesit e Eurostandard Bank AD Shkup, në falimentim, të cilët kanë të drejtë për kompensim, pagesa bëhet në kohë dhe pa pengesa të mëdha për depozituesit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “Deri sot, janë paguar gjithsej 3 miliardë denarë (47,8 milion euro), që është përafërsisht 72 % e dërgesave të përgjithshme nga Fondi në katër bankat komerciale përmes të cilave paguhet kompensimi. Kjo tregon që pagesa e kompensimit bëhet me një ritëm relativisht të shpejtë dhe se gati tre të katërtat e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.831 testime dhe janë regjistruar 243 raste të reja me koronavirus. Prej rasteve të reja 98 janë në Shkup, 11 Kumanovë, 7 Shtip, 12 Prilep, 2 Tetovë, Strugë 9, Veles 3, Manastir 5, Ohër 5, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 11, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Berovë 9, Vallandvoë 4, Vinicë 2, Dellçevë 2, Sveti Nikole 12, Kërçovë 1 dhe Negotinë 2. Nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se sot ISHP regjistroi 100 pacientë…

Lexo më Shumë

Ish ushtari nga Tetova ka nevojë për ndihmë, duhet të operohet në Turqi. “Të nderuar miq dhe bashkëluftëtarë, shoku ynë dhe bashkëlufëtari dhe vetarani i UÇK-së, në Brigadën 112 Mujdin Aliu, Safet Qazimi nga fshati Përshefcë, i cili ka nevojë për operim jashtë vendit”, theksojnë nga shoqata e veteranëve. Më tej thuhet se Safeti ka bërë disa intervenime por që nuk kanë pasur sukses dhe tani ka bërë një kontroll në Stamboll-Turqi dhe atje i kanë thënë se ka mundësi shërimi nga një intervenim kirurgjik në debllokimin e enëve të gjakut për qarkullim normal dhe i cili kushton afërsisht 13…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë. Insiston në debat institucional ose takim liderësh, në të kundërt paralajmëron protesta. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski i bën thirrje pushtetit që gjatë negociatave me Bullgarinë të mos e mbajë të izoluar opozitën si gjatë negociatave me Greqinë, që të mos shkaktojë sërish polarizime në shoqëri. “E pamë shembullin e Marrëveshjen e Prespës, kur munguan debatet, opozita u izolua, u nënshkrua diçka që nuk u argumentua para popullit e madje nuk u respektua rezultati i referendumit dhe kjo shkaktoi polarizime të thella që ekzistojnë…

Lexo më Shumë

Ideja për rikonstruimin e tërë rrugëve që po ndodh dhe e shihni është që qyteti duhet të ketë infrastrukturë të mirë. Nuk ka asnjë mënyrë për të rindërtuar një rrugë pa çrregulluar trafikun ditor. Thelbi është të jemi aq shpejt sa jemi, tha kryetari i Qytetit së Shkupit Petre Shilegov. Ai potencoi se punohet edhe natën dhe se jemi nga fundi i sezonit ndërtimor, që do të zgjas edhe 10-15 ditë. “Sapo të mbarojnë nervozat dhe turmat, infrastruktura e mirë do të mbetet në 20 vitet e ardhshme”, tha Shilegov sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në hapjen e…

Lexo më Shumë

Një nga prioritetet për financim përmes Kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën botërore është Sistemi i integruar për menaxhim me financa – IFMIS, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me drejtoreshën e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor, Lindja Van Gelder. Ky sistem, siç kumtoi Ministria e Financave, do të sigurojë ndjekje të integruar të të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri te realizimi i plotë, me çka do të përmirësohet edhe buxhetimi dhe realizimi. Besimi theksoi se sistemi është pjesë e Ligjit të ri për buxhete, që prej kësaj jave është vendosur në RVNE (Regjistrin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka ndonjë përçarja mes koalicionit LSDM-BDI sa i përket hapjen e kufijve me Kosovën mohoi të ketë probleme brenda Qeverisë “Është çështje e ekspertëve, e Institutit për Shëndet Publik dhe institutit e dy vendeve tona duhet të bëjnë vlerësim sepse është përgjegjësia e shtetit që gjërat t’i vendos sipas vlerësimeve shkencore dhe të ekspertëve”, tha Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni. Ahmeti inkurajoi ISHP-në që të ndërmerr epilog për shkak se, sipas Ahmetit, lëvizja e qytetarëve është në dobi të dy vendeve. “Varet se çfarë…

Lexo më Shumë

Rreth orës 1:30 pas mesnate në aeroportin e Shkupit privohet nga liria 41 vjeçari nga Shqipëria. Gjatë kontrollit të pasaportës është verifikuar se personi me inicialet A.A nga Republika e Shqipërisë po kërkohet nga Interpooli. “Më 03.10.2020 në 01.30 në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga zyrtarët policorë nga Stacioni Policor “Aeroporti Ndërkombëtar” – Shkup, u ndaluar A.A (41) nga Republika e Shqipërisë, për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimit të pasaportës u konkludua se ai në regjistër ishte regjistruar me kerkesë të Interpoolit. Personi iu dorëzua oficerëve të policisë nga SPB – Shkup për procedura të mëtejshme”, informojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani është su lmuar nga dy persona të tjerë ka informuar policia e Tetovës, sipas informacioneve rastin e ka paraqitur një bashkpuntor i kryetarit ndërsa personat e involvuar janë arr estuar. Ditë më parë në ora 13:00 në SPB Tetovë, A.S nga Gostivari ka raportuar se deri sa kanë qëndruar me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani në fshatin Dobërdoll dhe kanë biseduar me një grup qytetarë, personat Z.M dhe N.J kanë kë*rcënuar me fjalët “Ne do t’ju su lmojmë” dhe më pas ata kanë tentuar ti afrohen kryetarit të komunës, por janë…

Lexo më Shumë

Me rëndësi është të sigurojmë vendosje për nxënësit dhe studentët të cilët do të kenë mësim të kombinuar apo mësim me prani fizike në shkolla dhe fakultete, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, pas vizitës në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup. “Pas kritereve të dhëna, të cilat u publikuan, në konvikte në vitin 2020/2021 u pranuan 1.193 nxënës. Në pajtim me protokollet e reja kemi vende të lira apo të hapura 1.058 vende, ndërsa teprica prej 135 nxënësve janë shpërndarë, flas për në Shkup, në Shtëpinë e Studentëve ‘Seniç’. 73 nxënës të cilët janë nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 401 sanksione. Siç informon MPB, mes të sanksionuarve, 24 persona janë dënuar për ngasje pa patent shoferi, 110 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 19 për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara kurse 120 për parkim jo të drejtë. Krahas kësaj, janë sanksionuar edhe 21 motoçilistë, 82 automjeteve janë ngritur me ndihmën e automjetit të posaçëm “karrotrec” kurse janë shqiptuar edhe 69 gjoba për mosmbajtje të maskës për mbrojtje. Kontrollet e…

Lexo më Shumë