Me 4 vota për dhe 5 kundër shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së e hodhën poshtë propozimin e Komisionit për Politikë të Jashtme. Me të njejtën duhej të rishikohej pika për vërtetim të pozicioneve nacionale për marëdhëniet maqedono-bullgare në kontekst të integrimeve evropiane. Kryetari i këtij Komisoni, Antonio Milloshovski deklaroi se më në fund u formua kuorum për këtë çështje, mirëpo kjo u hodh poshtë nga pozita.
Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Vlerësoj se ky është edhe një tregues tjetër i mungesës të cilën e ka Maqedonia, fillimisht ministrat nuk donin të vinin në Kuvend dhe të sqarojnë për atë që gjithë fundjavën është biseduar për linjat Shkup-Sofje, gjegjësisht përmes grupeve të angazhuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe së dyti, atë që deputetët e shumicës parlamentare nuk janë në dispozicion për të arritur konsenzus të përbashkët mbipartiak për këtë çështje, siç kanë bërë deputetët e Kuvendit Popullor Bullgar”.
Kjo çështje sot u ngrit nga Komisioni për Politikë të Jashtme që kur dy herë dikush nga pushteti, nuk paraqitej në Komision. Komisioni ftoi edhe ministrat Nikolla Dimitrov dhe Bujar Osmani, por ata e refuzuan pjesëmarrjen.
Lidhur me atë që gjithë kohës nga VMRO thonë se kanë informacione se gjatë fundjavës është diskutuar për linjat e kuqe të vendit tonë, Milloshovski tha se ata i kanë informacionet e tyre që ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në krye me Bujar Osmanin dhe tre bashkëpuntorë të tjerë kanë qenë në komunikim direkt dhe intenziv me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sofjes. Për shkak të mostransparencës, sipas tyre që e tregon Qeveria duke mos zbuluar se çfarë është diskutuar, ata do të protesojnë dhe bllokojnë Ministrinë në fjalë dhe Qeverinë.