Author: Hamdi Kumanova

Për turizmin si një nga degët më të prekura të krizës, paketa e katërt parashikon masa për të mbështetur pagat për ciceronët turistik, kthimin e taksës turistike për vitin 2019, si dhe grante për agjencitë turistike, tha kryeministri Zoran Zaev në një postim në Fejsbuk. Zaev tregon se 150 ciceron turistike të regjistruara për në tetor, nëntor dhe dhjetor do të paguhen pagë minimale bruto prej 21,776 denarë, me vlerë deri në 160,000 euro, dhe 4,740 subjekteve që kanë organizuar bujtje në vitin 2019, do t’u kthehen 2 milionë euro, e cila është shuma e përgjithshme e taksës turistike të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 191 raste ndërsa janë bërë 1350 testime.Më tepër raste janë evidentuar në Shkup-96, Tetovë-15, Koçani-15, Gostivar-4, Gjevgjeli-4…Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 77 pacientë të shëruar, transmeton SHENJA.Tre persona në kushte spitalore kanë humbur jetën.

Lexo më Shumë

Në kohëzgjatje prej 3 deri 4 orë, në periudhën e mëngjesit, vullnetarë nga Kryqi i Kuq edhe më tej u shërbejnë qytetarëve gjatë gjetjes së lokacionit të nevojshëm adekuat në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, si pjesë e projektit “Udhërrëfyes në spital”. Ky projekt filloi me funksionim në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pati pauzë me ndërprerje/stagnim në punën e Terminit Tim, pas çka prej 15 shtatorit sërish filloi me punë në gjashtë lokacione. Janë vendosur lokatorë në gjashtë vende dhe atë në KU për Radiologji, KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë, KU për sëmundje klinike/Urgjencë, KU për Kardiologji, KU…

Lexo më Shumë

Të paktën 16 denoncime, penale ose për shkelje me autorizime për pagesë, ka paraqitur Inspektoriati i tregut ndaj objekteve hotelierike në Shkup, Tetovë dhe Strumicë, pasiqë gjatë inspektimit natën e kaluar janë konstatuar shkelje të protokolit dhe masave mbrojtëse nga Kovid 19. Ata gjithashtu kishin shkelur edhe orarin e punës, ka njoftuar në një deklaratë për MIA, drejtori i këtij inspektoriati, Stojko Paunovski. Edhe përkundër ndalesës për organizime masive, ai thotë se janë zbuluar ahengje familjare në shtatë objekte, janë përpiluar procesverbale dhe gjatë tre ditëve të ardhëshme do të ndërmeren masa për paraqitjen e padive penale. Konkretisht, dënime do…

Lexo më Shumë

Nuk ka negociata për Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase, kjo është punë e kryer, është e drejtë e fituar. Goce Dellçev është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Bazuar në këtë karakter, ne kemi krijuar shtet tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë javore të Radios Evropa e Lirë. Lidhur me qëndrimin e tij mbi Memorandumin bullgar dhe cili është qëndrimi i tyre si parti, nëse kjo ndodh, duhet të jetë një kusht për përparimin e vendit drejt BE-së, lideri i opozitës fajëson për të gjithë situatën kryeministrin Zoran Zaev. “Zaev është fajtor për shumë gjëra, por në këtë rast…

Lexo më Shumë

Me rritjen e infektimeve me koronavirus, Maqedonia e Veriut nuk pritet të hap kufijtë pa test PRC. Burime të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur për INA se trendi i rritjes së rasteve do të pamundësoj hapjen e kufijve me vendet fqinje, si Kosova, Serbia e vendet tjera. Dy ditët e fundit rastet e infektimeve kanë shkuar mbi 200 raste në ditë. Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i pêrket heqjes së testeve PCR për koronavirus. Javën tjetër pritet të ketë një vendim të përbashkët nga vendet e rajonit, gjegjësisht nga ministritë e shëndetêsisë.…

Lexo më Shumë

Procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 5.10.2020 (e hënë) informon Tetovasot. Pritja solemne e studentëve të rinj të universitetit tonë do të bëhet në orën 11:00 në sheshin para Rektoratit. Pritja solemne për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit – Kumanovë, do të bëhet në qytetin e Kumanovës. Pas pritjes nga ana e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, studentët e rinj do të drejtohen drejt auditorëve të fakulteteve të tyre, ku në orën 12:00, do të kenë takim me dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatës. Mësimi do…

Lexo më Shumë

Rezistenca e pathyer në Gostivar, a u harrua! 4 tetor 1988 ‐ 4 tetor 2020! 32 vjet nga demonstratat e nxënësve në Gostivar!Dhunë e papar, arestime nxënësish 16/17 vjeçar, mbi 52 vjet burg, vajza e djemë nxënës, të mbështetur vetëm nga 3-4 profesor…! Kush kujt i “shet” mend dhe atëdhetarizëm…Ata jan gjall, por të harruar, vazhdojn të mos pranohen në shoqëri, ngelin “nacionalist” dhe “separatist”….! Luan Veliu4 tetor 2020Gostivarhttps://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df1e8bcddf6e49a8%26domain%3Dgostivarisot.mk%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fgostivarisot.mk%252Ff2c9d8f13ff64f%26relation%3Dparent.parent&container_width=856&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100006796776454%2Fposts%2F2783130335256832%2F&locale=en_US&sdk=joey&width=750

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.10) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 272 gjoba, të cilat nëntë janë për mospasje të lejes së vozitjes, 89 për tejkalim shpejtësie, 8 për mosregjistrimit të automjetit apo defekte teknike”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se po ashtu janë gjobitur 12 motoçiklistë, 74 vozitës për parkim jo të rregullt dhe 50 auomjete janë ngritur nga automjeti ‘Karoteci’. Nga policia sqarojnë se gjatë ditës së djeshme janë dënuar edhe 46 persona për mosmbajtje të maskës. Kontrollet e përforcuara…

Lexo më Shumë

“Më 03.10.2020 rreth orës 13:50 në vendkalimin kufitar “Bllacë” nëpunësit policor kanë privuar nga liria 21 vjeçarin A.E nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimit të pasaportës u konkludua se ai në regjistër ishte regjistruar me masën “Arrest” me kërkesë të SPB-Shkup. Personi i arrestuar iu dorëzua oficerëve të policisë nga stacioni policor në Çair për procedur të mëtutjeshme”, informojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Me parullën “Poshtë mafia, drejtësi tani”, sonte VMRO – DPMNE mbajti protestë të re siç thonë ata, kundër padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës politike. Marshi i udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski filloi para Ministrisë së Drejtësisë dhe përfundoi para ndërtesës së Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ku u dërguan porosi deri te qeveria. Mickoski në paraqitjen në protestë tha se katër vite shohin vetëm padrejtësi, ndërsa dëshmi më e mirë për këtë, siç tha ai, “është se për katër vjet asnjë ministër, asnjë drejtor ende nuk është përgjigjur për abuzim ose krim. Ai e ka…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aksionit operativ “I arratisuri”, MPB-ja ka marrë masa intensive për gjetjen dhe kapjen e personave që kërkohen për vuajtje të dënimit me burg nga institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend – ka deklaruar zëdhënësi I MPB-së Toni Angelovski. Nga masta e ndërmarra nga periudha 15.09.2020 deri më 01.10.2020 në territorin e RMV-së janë zbuluar dhe arrestuar 59 persona që më pas janë dërguar për vuajtje të dënimit me burg deri në dhjetë vite, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Ai shtoi se MPB-ja në bashkëpunim me policitë e vendeve tjera po ndërmerr mas intensive për gjetjen dhe ekstradimin…

Lexo më Shumë