Masat nga pakoja e katërt ekonomike do të fillojnë të realizohen menjëherë sa do të miratohet rebalanci i Buxhetit në Kuvend. Kështu ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se gjithçka është duke u zhvilluar sipas parashikimeve dhe se pronarët dhe qytetarët me kohë do ta marrin ndihmën. “Rebalanci i Buxhetit është miratuar në seancën e djeshme qeveritare. Masat nga pakoja e katërt do të fillojnë të realizohen menjëherë pasi të kaloj rebalanci në Kuvend”, ka thënë Bekteshi, përcjell SHENJA.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, është deklaruar në lidhje me hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa test PCR. Zaev tha se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që kufijtë të hapen pa test PCR, do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot në orën 08:30 ministri i shëndetësisë Venko Filipçe na njoftoi me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të martën sigurisht se do ta sjellim vendim. Të gjithë jemi të frikësuar nga rritja e numrave, por sigurisht që dëshirojmë të respektojmë rekomandimet e Komisionit. Komisioni është me mendim pozitiv rreth këtyre…
– Shtëpia shtetërore e studentëve “Shkup” publikoi orar për shpërngulje në shtëpitë “Stiv Naumov” (ndërtesa dhe baraka), “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Goce Dellçev”. Ato hapen sonte në pajtim me vendimin e Qeversë dhe me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive do të pranojnë me kapacitet të përgjysmuar dhe me respektim të ashpër të protokolleve për mbrojtje nga KOVID-19. Në pajtim me protokollet, kapaciteti në shtëpitë studentore në Shkup është 2080 vende, ndërsa deri tani janë pranuar gjithsej 1614 studentë. Në një dhomë me dy shtretër do të vendoset një student, ndërsa në dhomë me më shumë se dy shtretër, do të…
Në ditën Botërore të Mësuesit Ministrja e Arsimit Milla Carovska falëndëroi të gjithë mësimdhënësit, duke përkujtuar kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor. Carovska tha se çdo nxënës gjithnjë ka nga një mësimdhënës model, duke kujtuar edhe mësimdhënësit e saj, sidomos ata të gjuhës amtare. Ministrja tha se arsimtarët na mësojnë edhe për tolerancë dhe respekt. “Është ditë e veçantë, ngaqë kjo datë për herë të parë po shënohet në kushte të jashtëzakonshme. Tani arsimtarët kanë dyfish më shumë obligime dhe kanë dëshmuar se gjithnjë mund t’ia dalin mbarë, me çfarëdo lloj mësimi”, deklaroi Carovska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska u takua sot me Rexhepali Çupi, drejtor i Fondit për Arsimin e Romëve (FAR) me qendër në Beograd, për të diskutuar projektet aktuale për të cilat punon Fondi me qëllim që të jetë përfshirja më e madhe e romëve në jetën shoqërore përmes ndihmës dhe mbështetjes në procesin arsimor dhe parashkollor. Siç kumtoi MPPS-ja, Çupi theksoi se Fondi për Arsimin e Romëve ka zyra në 16 vende në Evropën Juglindore dhe në vendin tonë po punon në dy projekte të mëdha dhe shumë të rëndësishme – bursa për fëmijët romë në shkollim…
Ujësjellësi i fshatit Siniçan në Komunën e Bogovinës krijoi probleme e tensione mes banorëve, pushtetit lokal dhe atij qendror në vend. Për shkak se uji të cili këta banorë e pinin ishte i ndotur me bakterien e rrezikshme “Escherichia coli”(esheria koli), banorët në bashkëpunim me komunën ishin të detyruar të marrin ujë nga një burim tjetër. E pikërisht këtu filloi problemi. Kur banorët dhe komuna filluan të punojnë për të lidhur gypat e ujit nga bjeshkët e Siniçanit deri në fshat, forca të shumta policore u ngjitën nê bjeshkë dhe i ndaluan punimet. Kreu i Bogovinës, Albon Xhemaili bashkë me…
Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami vazhdon me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendeve rurale. Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook prezanton bukuritë e fshatrave të Karadakut falë angazhimit të tij. “Fshatrave të Karadakut po ju rikthehen bukuritë Bëhet fjalë për rrugë që asnjëher më parë nuk kishte ekzistuar dhe që ishte kërkesë e banorëve të Llojanit për të lidhur me kufirin dhe fshatin Tabanoc. Edhe një projekt i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimi rural dhe Komunës së Likovës është gati se në përfundim.…
Dje në ambientet e K.F. Arsimi në Çegran ishte për vizitë zv. drejtori i agjencisë për rini dhe sport z. Izmit Nura, i shoqëruar nga deputetja e zonës znj. Arta Bilalli Zendeli. Z. Nura, mes tjerash njoftoi kryesinë e KF Arsimi dhe bashkësinë lokale Çegran se me datë 02.10.2020 është hapur shpallja publike për rikonstruimin e stadiumit me vlerë prej 6.000.000 denarësh nga investitori: agjencia për rini dhe sport. “Ky investim kapital për mua ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për përkrahjen që japim për sportin vendas dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, po sepse mundohemi që këto…
Tridhjetë historianë, shkencëtarë, profesorë universitarë dhe figura publike bullgare kanë lëshuar letër të përbashkët për publikun kundër memorandumit të dërguar nga Sofja për vendet anëtare të BE-së duke përshkruar akuza serioze dhe vija të kuqe gjatë rrugës së Shkupit drejt BE-së. Në letrën “Evropa nuk na kupton”, transmetuar nga “mediapool.bg”, ata këmbëngulin në “ndryshim thelbësor të paradigmës në të menduarit historik” dhe shkruajnë se nuk pajtohen që “Maqedonia e Veriut të paraqitet vetëm si vend që nuk merret me të kaluarën e vet”. Sipas tyre, Sofja demonstron kuptime të vjetruara dhe bën pretendime të paqëndrueshme dhe naive kundër Maqedonisë të…
Dita e Kryengritjes popullore, 11 tetori (e diel) është festë kombëtare, ndërsa e hëna, 12 tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria i uron qytetarët për Ditën e Kryengritjes popullore.
Agjencitë turistike presin dimër të gjatë për shkak të pandemisë së coronavirusit. Një pjesë tashmë i kanë mbyllur dyert, ndërsa të tjera janë në prag të falimentimit. Qytetarët për shkak të coronavirusit më pak udhëtojnë, ndërsa me paketën e re për ndihmë do të ketë vetëm për shpenzimet por jo edhe për përfitime. Kthim të këtij biznesi pritet vetëm nëse ka zbutje të protokolleve për hyrje dhe dalje nga vendet e botës. Për shkak të coronavirusit, shumë udhëheqës turistik mbetën pa punë dhe pa të hyra./Telegrafi/
54 vjeçari Abdulfeta Zeqiroski, ka lindur, është rritur dhe vepron në Kërçovë, por nuk ka shtetësi të RMV-së. Ai prej 24 vitesh është i martuar me shtetase të Maqedonisë dhe për këtë posedon edhe certifikatë martese. E gjithë familja posedon shtetësi, përveç tij. “Nga viti 1993 kam problem me institucionet. Në polici ua dorëzoj dokumentet nuk mi marrin të mi dërgojnë në Shkup për shtetësinë. Gjatë gjithë kohës më kërkojnë diçka të pa mundur, më kërkojnë të kërkoj dokumente nga Serbia, por unë nuk kam asnjë lidhje, plus vëllezërit e mi, nëna ime, motrat e mija të gjithë kanë marrë…

