Koalicioni ASH dhe AA: Kuvendi nuk pranon amandamentet në gjuhën shqipe

Koalicioni ASH dhe AA: Kuvendi nuk pranon amandamentet në gjuhën shqipe

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa të vetmet subjekte që përdorin gjuhën shqipe në Kuvendë

Po vazhdon mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, organi më i lartë siç është Kuvendi Republikan vazhdon me injorimin e gjuhës shqipe edhe pse ligji e obligon përdorimin e të njëjtës.
Ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta në opinion lidhur me këtë problematikë sidomos nga opozita shqiptare.
Shumica e Ministrive dhe organeve tjera të administratës vazhdojnë të mos respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar disa herë dhe ka qenë shumë e zëshme për këtë temë,sidomos Deputetët e Koalicionit Aleanca dhe Alternativa kanë alarmuar për këtë temë.
Portali Infomagazin ka siguruar një dokument që vërteton se amandamentet e parashtruar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po parashtrohen në gjuhën shqipe.
Për këtë temë,disa herë ka reaguar edhe vetë Drejtoria për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe pse vetë pushteti është ai që e shkelë këtë ligjë dhe nuk e respekton atë.
Deputetët e opozitës disa herë janë ankuar se edhe vetë Ministrat Shqiptarë materjalet në Kuvendë i dorzojnë vetëm në gjuhën maqedonase.