Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka cekur se “viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror”. Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit të dëmit që përjetojnë këta viktima, shkruan Nuhiu. Ja postimi i z. Agim Nuhiu: Viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror, për tu penguar viktimizimi i mundshëm sekondar i tyre si vuajtje plotësuese në procedurat pranë institucioneve!Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit…

Lexo më Shumë

Nga mesnata për gjysmë denari rriten çmimet e benzinave, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri mbeten me çmim të njejtë edhe në shtatë ditët në vijim, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Në pajtim me këtë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 60 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 62 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,251 denarë për kilogram dhe do të jetë 26,531 denarë për kilogram. Me këtë vendim çmimi me pakicë i derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,52 për qind…

Lexo më Shumë

Masat nga pakoja e katërt ekonomike do të fillojnë të realizohen menjëherë sa do të miratohet rebalanci i Buxhetit në Kuvend. Kështu ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se gjithçka është duke u zhvilluar sipas parashikimeve dhe se pronarët dhe qytetarët me kohë do ta marrin ndihmën. “Rebalanci i Buxhetit është miratuar në seancën e djeshme qeveritare. Masat nga pakoja e katërt do të fillojnë të realizohen menjëherë pasi të kaloj rebalanci në Kuvend”, ka thënë Bekteshi, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Pajisje amerikane dhe mjete në vlerë prej 163 mijë dollarë amerikan për MPB, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Kryqin e kuq. Ndihma përmes Programit ndërkombëtar për mbështetje të trajnimeve për hetime penale do të dedikohet për përballjen me Kovid-19. Njeriu i parë i MPB, Oliver Spasovski, theksoi se mjetet e donuara duhet menjëherë të vendosen në përdorim. “Pajisjet në vlerë prej 163 mijë dollarë amerikan menjëherë do të vendosen në funksion në njësitet adekuate organizative të MPB, ndërsa pajisjet përbëhen nga gjeneratorë për rrymë, cisterna për ujë, reflektorë, termometra, mjete për dezinfektim, kompjuterë personal etj”, deklaroi Oliver Spasovski –…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim virtual me delegacionin e ish-eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga ish-Kryetari, dr. Hans Gert Potering. Duke i uruar për rizgjedhjen si Kryetar i Kuvendit, dr. Potering e theksoi kontributin e tij në stabilizimin e punës së Kuvendit në mandatin e mëparshëm dhe vuri në dukje se mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Kryetarit Sasoli do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në këtë mandat. Ai theksoi se misioni i ish-deputetëve që janë ende aktivë dhe me ndikim në politikë dhe shoqëri në vendet e tyre…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev mbështetë propozimin e Aleancës për Shqiptarët për ulje të TVSH-së për energjin elektrike Ditë më parë Deputetja e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët Ilire Dauti në një debat në Tv21 përballë Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke diskutuar në temën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike kishte deklaruar se Qeveria si masë duhet të ulë TVSH-në për energjinë elektrike me qëllim që qytetarët të marrin fatura më të lira,kurse Ministri Bekteshi e kishte kundërshtuar ashpër idenë e Dautit. Por, vet Kryeministri Zaev i pyetur rreth idesë së Aleancës dhe Alternativës për ulje të TVSH për energjinë elektrike ka…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë këtë fundjavë në hotelin Aleksandar Palas në Shkup mbajti kuvendin e rregullt jo-zgjedhorë ku u diskutua për disa tema lidhur me punën e Shoqatës, si dhe problemet me të cilët janë përballur gazetarët në vitin e fundit. Siç njoftojnë nga SHGM, kuvendin e hapi Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, i cili në fjalimin e tij iu referua punës së gazetarëve dhe mediave gjatë pandemisë së koronavirusit dhe prezantoi masat e marra nga Shoqata dhe donatorët për të ndihmuar gazetarët në kryerjen e punës së tyre në mënyrë të sigurt. “Të përballuar me përqindjen e madhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev pret që Ligji për Regjistrimin e Popullsisë të miratohet deri në fund të vitit, në mënyrë që procesi i regjistrimit të realizohet në prill të vitit të ardhshëm, ashtu siç është planifikuar. Megjithatë në Kuvend ende nuk ka asnjë nismë zyrtare, ndonëse Enti Shtetëror i Statistikave ka kërkuar miratim të shpejtë të ligjit, që të kryejë në kohë përgatitjet e duhura. Radha është e Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë ndryshimet e nevojshme në draft-version, të cilat konkretisht kanë të bëjnë me caktimin e afateve për zbatimin e regjistrimit. Pres deri në fund të vitit Kuvendi ta…

Lexo më Shumë

Armend Zemaj ka bërë një status në Facebook me të cilin jep dy lajme të mira.Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura.

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, i kthehen mësimit online, edhe pse paralajmëruan vazhdimin e bojkotit. Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla, tha se kohë pas kohe kanë pasur pengesa me platformën online, por situata pret që situata përmirësohet me përforcimin e internetit por edhe me angazhimin e teknikëve të mirëmbajtjes, që në këtë shkollë i ka dërguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Sa i përket shkollës tonë, gjithçka shkon drejt përmirësimit. Pjesën teknike e kemi gjithën të rregulluar por duhet të bëhet përforcimin e rrjetit të internetit që na vjen nga Ministria e Arsimit. Por edhe këtë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (04/05.10.2020) nga 539 teste të kryera janë regjistruar 83 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Shkup, 34, Kumanovë-3, Shtip-6, Tetovë-5, Strugë-3, Ohër-1, Gjevgjeli-1, Strumicë-5, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçanë-9, Berovë-1, Vallandov-5, Vinicë-1 dhe Dellçevë-4. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 146 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-52, Kumanovë-14, Shttip-7, Prilep-5, Tetovë-4, Strug-2, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-6, Gostivar-7, Gjevgjeli-3, Strumicë-7,Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-12, Makedonski Brod-1, Vinicë-1, Dellçevë-4,Sveti Nikolë-5 dhe Kërçovë-4. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 66, 88 dhe 62 si dhe një…

Lexo më Shumë

Në gjithë këto vite tranzicion njerëzit e thjeshtë kanë kaluar shumë strese dhe ngarkesa psiko-emocionale e sociale. Kostot e destabilizimit të vazhdueshëm të jetës në vend kanë pasur efekte shumë të rënda.Emigracioni ka larguar trurin dhe rininë. Shkollimi, shërbimi shëndetësor, strehimi gjithçka është bërë më shtrenjt, me pagesë. Çdo skaj i jetës sonë është politizuar deri në ekstrem. Një ndër pak aktivitete të cilat i kanë takuar qytetarëve të thjeshtë për t’u dëfryer ka qenë sporti, më konkretisht ai më popullori, futbolli. Të gjithë e mbajnë mend gëzimin mbarëpopullor kur mundëm Greqinë në Qemal Stafa, kur u kualifikuam dhe kur…

Lexo më Shumë