Ekipi i Traumatologjisë dhe i Ortopedisë në Spitalin Klinik të qytetit të Tetovës në krye me Dr. Ilber Besimin, ka realizuar të premten operacionin e parë të protezës së gjurit nga prodhuesi Smith & Nephew, shkruan Portalb.mk.
“Bëhet fjalë për një operacion shumë delikat gjatë të cilit bëhet ndërrimi i gjurit të pacientit” shprehet Besimi.
Në Spitalin Klinik në Tetovë, ky lloj operacioni bëhet për herë të parë dhe kjo lloj proteze e gjurit, nga prodhuesi Smith & Nephew ishte e para e këtij lloji nga ky prodhues që u implantua në Maqedoninë e Veriut. Prof Florin Ramadani, që punon në Klinikën e Wells të Austrisë, ishte gjithashtu pjesë e operacionit.




