Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë foli në ceremoninë me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Universitetit Amerikan Kolexh në Shkup që u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup. Pendarovski theksoi se përvjetorët janë gjithmonë rast që të përkujtojmë se çka kemi kaluar, por edhe të shohim se çka na pret në kohën që vjen para nesh. Ai theksoi se është e pakontestueshme që në këto 15 vite Amerikan Kolexh realizoi shumë nga qëllimet e tij dhe me këtë dha kontribut të rëndësishëm drejtë ngritjes së standardeve në arsimin e lartë në vend. Pendarovski theksoi se Universiteti Amerikan Kolexh…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (5-tetor) rreth orës 21 e 55 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pjesëtaret e policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin A.S. (27) nga Tetova, pasi ai ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e policisë deri sa ka qenë duke ndërmarr veprimet zyrtare. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, personi A.S. do të përballet me parashtresë adekuate. Gjithashtu për veprën e njëjtë diku rreth orës 01 e 30 minuta, në rrugën ,,Blagoja Toska“ në Tetovë, pjesëtaret e policisë nga SPB- Tetovë e kanë arrestuar personin F.H. (34) nga Tetova, i cili gjithashtu e ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e policisë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njoftojnë se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 10 për qind. “Për më pak se një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore suksesshëm u kyçën në mësim online, ndërsa kjo përqindje që nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet. Nxënësit dhe profesorët tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme kanë paraqitur se kanë vështirësi në kyçje në mësimin online, ndërsa arsyeja më e shpeshtë që e përmendin është interneti i keq dhe mospasja e pajisjeve”, thuhet në njoftimin e MASH. Nga kjo ministri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski në profilin e tij në Facebook mbrëmë kumtoi se është pozitiv me COVID-19. “Edhe krahas respektimit të rreptë të masave, dua t’ju informoj se sot pas disa simptomave të vogla që i kisha menjëherë u testova për COVID-19 dhe i njëjti rezultoi pozitiv”, ka shkrua Smilevski. Ai apelon tek të gjithë që të mos e shmangin virusin dhe mundësinë për infektim dhe të jeni maksimalisht të kujdesshëm. “Nëse tek ju ose tek më të afërmit tuaj vëreni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj amë dhe nuk refuzoni të testoheni. Shpreh keqardhje…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme, duhet t’i shqyrtojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të marrë vendim për udhëtim në vendet e rajonit, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pa teste PCR. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet sot në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv. “Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht,…

Lexo më Shumë

Prej nesër e deri më më 10 nëntor do të zgjasë regjistrimi në lotarinë për kartelën e gjelbër për vitin 2022 për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidatët mund të aplikojnë në formë elektronike në faqen zyrtare , faqe e cila i ka të gjitha udhëzimet. Duke filluar nga data 8 maj 2021, aplikuesit mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur për programin. Nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut informojnë se regjistrimi për këtë program është falas dhe inkurajohen të gjithë aplikuesit që të përgatisin dhe të parashtrojnë regjistrimet e tyre sa më herët. “Aplikuesit mund të përdorin një…

Lexo më Shumë

Shitja e druve për ngrohje po shënon ulje nga viti në vit. Këtë vit, gati 8,000 metra kub dru u shitën më pak se vitin e kaluar. Pyjet e Maqedonisë kanë shitur 228,000 metra kub dru për tetë-muaj, ndërsa vitin e kaluar janë shitur 236,000 metra kub. “Mënyra e ngrohjes së qytetarëve ndryshon nga viti në vit, në varësi të fuqisë blerëse dhe çmimit të energjisë në atë periudhë”, thonë nga Pyjet e Maqedonisë. Çmimi i druve për ngrohje për metër kub shkon deri në 3,000 denarë. Druri i ahut, ndryshe nga dushku, është më i lirë për 100 denarë,…

Lexo më Shumë

Zbatimi i paketës së katërt të masave antikrizë është qëllimi për të arritur ribalancin e buxhetit të miratuar nga Qeveria në seancën e djeshme, dhe është i dyti këtë vit. Të ardhurat me këtë buxhet janë më të ulëta për 0.2 për qind krahasuar me ribalancin buxhetit të parë, shpenzimet janë më të larta për 4.2 për qind dhe deficiti është rritur me 22.6 për qind. Ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën për media ku prezantoi projektin ribalancin e buxhetit, siguroi që financimi është siguruar dhe të gjitha detyrimet do të realizohen ashtu siç janë planifikuar, kurse përmes implementimit…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot në lexim të parë e shqyrtoi dhe dha mbështetje për Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Me këtë ligj ndalohet çdo diskriminim duke filluar nga diskriminimi racor, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë etnike, gjinisë, orientimit seksual, gjuhës, fesë, arsimit, shtetësisë, përkatësisë të një grupi të margjinalizuar, moshës, gjendjes familjare, stutasit pronësir, gjendjes shëndetësore,apo çdo diskrimin tjetër. “Ju bëj thirrje që ligji të miratohet sa më shpejt, për shkak se për ne është vetëm zgjidhje ligjore, pjesë e punëve tona, por për disa qytetarë në shtet kjo është çështje e fatit”, tha ministrja e MPPS-së,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore Ljupço Nikollovski, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filiposka-Grashkoska dhe drejtorët e shërbimeve inspektuese sot mbajtën një takim në lidhje me kontrollet inspektuese të kryera gjatë fundjavës së kaluar, si dhe propozimet për rritjen e kompetencave të inspektorateve. Në takim u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, me të cilat parashihen kompetenca të reja më të mëdha të shërbimeve të inspektimit për t’u marrë me shkelësit e protokolleve për…

Lexo më Shumë

Kisha nder sot ti bashkangjitem aksionit Muaji i humanizmit me donacion i organizuar nga kryetari i komunes Gazi Babe Boris Georgievski. GaziBabaKujdeset Ju bej thirrje edhe kryetareve te komunave tjera te marin iniciativa te ngjajshme me organizim te aksioneve te ketilla humanitare.

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka cekur se “viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror”. Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit të dëmit që përjetojnë këta viktima, shkruan Nuhiu. Ja postimi i z. Agim Nuhiu: Viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror, për tu penguar viktimizimi i mundshëm sekondar i tyre si vuajtje plotësuese në procedurat pranë institucioneve!Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit…

Lexo më Shumë