“Endë se kemi marrë fjalëkalimin. Shpresoj që do të kthehemi në shkollë” Çka ju ka thënë mësuesja? Ka me na dërguar fjalëkalimin. Çfarë po bëni këto ditë derisa të filloj mësimi? Po e pres mësuesen I marr librat. Ju ka treguar kur do të filloni me mësim? Jo” Ndërkohë, disa nxënës që sapo kishin marrë fjalëkalimet nuk e kishin aspak të qartë mënyrën e kyçjes në mësimin online. “Çka keni marrë prej arsimtarit? Këto online. Çka ju tha arsimtari, çka ju shpjegoj? Nuk e kam kuptuar” Nga shkolla fillore “26 korriku” në Shito Orizarë thanë se të gjitha fjalëkalimet pritet…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian publikon sot raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut. Një pjesë të raportit ka siguruar Agjencia e lajmeve MIA, ku zbardhet se në të është vlerësuar përparim në shumicën e fushave, por edhe pjesë ku nevojiten përpjekje shtesë, siç janë korrupsioni, administrata publike dhe mediat. Për sa i përket kritereve politike, KE-ja është e kënaqur që partitë opozitare kanë mbetur të angazhuara në procesin politik, duke siguruar mbështetje për çështje me interes kombëtar siç janë reformat e BE-së dhe anëtarësimi në NATO. Në raport mirëpritet marrëveshja ndërpartiake për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe formimin e qeverisë…
Eksperti i çështjeve zgjedhore Mahi Nesimi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmrisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 15 korrik të këtij viti. Nesimi thotë se zgjedhjet janë mbajtur në kundërshtim me dispozitën që parasheh se numri i votuesve në çdo njësi duhet të jetë më së shumti 5% më i mad hose më i vogël nga mesatarja, ndërsa me këtë sipas tij është shkelur edhe dispozita kushtetuese për baraspeshë të votës së çdo qytetari. MAHI NESIMI, EKSPERT I ZGJEDHJEVE“ZGJEDHJET JANË JO LIGJORE MEQË ËSHTË SHKEL NENI 4 ALINEA 7…
Komuna e Aerodromit me më së shumti raste aktive me koronavirus në kryeqytet. Shumë qytetarë lëvizin edhe pa maska e duke mos respektuar rekomandimet. Qytetarët e anketuar kërkojnë që autoritetet të marrin masa më të rrepta. “Me ditë të tëra, Komuna e Aerodromit është vatër kryesore e shpërndarjes së ‘Kovid 19’ dhe komunë e cila ka për çdo ditë më shumë raste të reja. Megjithatë qytetarët lëvizin lirshëm dhe ka shumë prej atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse siç është mbajtja e maskës. Po ashtu vërehet se në mënyrë më normale punojnë edhe lokalet”. Qytetarët me të cilët biseduam…
Tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor të kryesuar nga kryetari Kiro Zdravev të enjten do të shkojnë në Gjykatën supreme për të inspektuar punën e gjykatës më të lartë, ndërsa do të kontrollojnë edhe lëndët që ngritën shumë pluhur në opnion, gjegjësisht pse disa vendime të caktuara priteshin me muaj. Nëse, faji është te Gjykata Supreme apo ndoshta për raste të caktuara është pritur kohë të gjatë mendim nga Prokuroria republikane? Zdravev tha për Alsat se vizita në Gjykatën Supreme ishte planifikuar që në fillim të vitit. “Vizita e Gjykatës Supreme është pjesë e planit të veprimit për vizitat e punës…
Arsimtarët dhe prindërit në fshatin Sopot kërkojnë që nxënësit të nisin mësimin me prezencë fizike, pasi Shkolla i plotëson kushtet e nevojshme për një gjë të tillë. Përgjegjësi i shkollës, njëherë edhe arsimtar i lëndës së Gjeografisë kërkon nga Ministria e Arsimit që të dërgoj komision për të konstatuar ne vend se mundësitë për mësim on-line janë zero, kurse kushtet për zhvillimin e mësimit në klasa janë të pranueshme. Mësimi mund të zhvillohet fizikisht, për shkak se kemi hapësirë që çdo nxënës të ulet në bankë më vete. Siç e shihni edhe vetë, janë nga 8-9 nxënës në një klasë…
Në bazë të të dhënave nga raporti i Ministrisë së Shoqërisë Informative në vitin 2019, në Maqedoninë e Veriut veprojnë 14 institucione të cilat nuk kanë asnjë të punësuar apo drejtues të institucionit. Problem mbetet se edhe pse këto institucione janë të mbyllura dhe nuk kanë të punësuar, thithin mjete nga buxheti i pushtetit qendror apo atij lokal. Një nga ata është dhe shtëpia e studentëve “Done Bozhinovski” në Probishtit, qytet ky në juglindje të vendit, e cila është mbyllur pasi nuk ka pasur asnjë nxënës apo student të interesuar për të qëndruar në të. Megjithatë, edhe pse ky institucion…
Daniela Kërzhovska, Sashko Stojanoviq, Cvetanka Gegovska, Emilija Stojaçevska Gjoriq dhe dhjetëra të tjerë janë të vetë deklaruarit shqiptarë të sapo punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë. Të vetë deklaruarit shqiptarë në konkursin për punësim meqë kanë plotësuar kushtet e tjera, ka mjaftuar që ata të jenë personat e duhur për punësim, sipas balancuesit për përfaqësim të drejtë etnik nëpër institucione. Punësimet në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë – Daniela Kërzhovska, shqiptare– Sashko Stojanoviq, shqiptar– Cvetanka Gegovska, shqiptare– Emilija Stojçevska Gjoriq, shqiptare– Jovançe Tashov, shqiptar– Sasho Janevski, shqiptar– Biljana Naumova Toshevski, shqiptare– Tatjana Damjanovska, shqiptare– Sterja Gogol, shqiptar– Bogdan Stojanovski, shqiptar– Dragan…
Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht gjatë pasdites dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 15 gradë celsius,, ndërsa temperatura ditore prej 17 deri 29 gradë celsius. Siç njoftojnë nga DHP, të enjten moti do të jetë me shi, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit me kushte për rënie të temperaturave. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil me temperatura të ulëta, ndërsa temperatura ditore do të kenë rritje të ndjeshme./Telegrafi/
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në rrjetin social fejsbuk ka arsyetuar vendimin e qeveris për të hapur kufijtë me vendet e rajonit. Ai ka thënë se në bazë të koordinimit me ministrit e shëndetësisë të vendeve të rajonit, qeveria ka sjellë vendim për lejimin e qarkullimit të pa papenguar të shtetasve të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, pa testin negativ PCR. “NË KËTO VENDET, QYTETARËT E TË CILËVE KANË PASUR OBLIGIM GJATË HYRJES NË VENDIN TONË TË TREGOJNË TEST PCR NEGATIV, NË BAZË TË RECIPROCITETIT ËSHTË DAKORDUAR QË SHTETASIT TANË TË UDHËTOJNË NË KËTO VENDE…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov së bashku me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keilo Haneda, nënshkruajtën Marrëveshje për Grant Ndihmë Japoneze për Zhillim Ekonomik dhe Social. “Në kushte kur bota ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha e cila ka edhe pasoja serioze socio- ekonomike, kjo ndihmë nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej 100 milion Jen japoneze, apo rreth 813.000 euro janë më shumë se të mirëseardhura. Ndihma dukshëm do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpive shëndetësore dhe do tju lehtësojë punën e të punësuarve shëndetësor që janë në linjë të…
Zv.Drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdulselam Selami dhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi pas takimi të sotëm njoftuan edhe përnjë projekt për malësin e Tetovës .Bëhet fjalë për ndërtimin e vendit për piknik në lokalitetin e njohur si Banja e qytetit. Projekti përfshin rregullimin e rrugës për qasje deri te ky vend, rregullimin e shtratit të lumit, rregullimin e burimeve termo-minerale dhe vendosjen e pajisjeve urbane. Projekti është me vlerë 23.104.692 denarë me TVSH!

