Rreth 20 persona kanë rënë në rrjetën e Policisë Financiare, pas një hetimi disa mujor. ALSAT mëson se pjesë e madhe e tyre janë ndaluar veç më, ndërkohë që operacioni vazhdon ende me të tjerë, të cilët janë në ndjekje nga autoritetet. Në bashkëpunim edhe me policinë, personat pritet së shpejti që të kompletohen si grup i organizuar, të cilët kanë peshkuar tenderë në institucionet shtetërore. ALSAT mëson nga burimet e tij, se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar me bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të cilët përveç evazionit fiskal, kanë shkuar deri në kurdisjen e tenderëve publik nga…
Author: Hamdi Kumanova
Eurokomisari, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi ndihmën prej 9 miliard eurove që Komisioni Evropian ka ndarë për Maqedoninë e Veriut. Varhelyi theksoi se pret nga qeveria të dëshmojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.“Ne kemi një ofertë për ju edhe për shtetin tuaj, dhe oferta është se duhet ta implementoni. Ne jemi të gatshëm ta implementojmë këtë në “linjë të shpejtë”. Na duhet që ju të realizoni reformat. Duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive në terren kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, në lidhje me…
I pyetur për ndeshjen e nesërme mes Maqedonisë dhe Kosovës, respektivisht se për kë do të bëjë tifo kreu i Çairit, Ganiu me përgjigje. “Me çdo kënd tjetër po të luante Kosova unë do të bëja tifo për Kosovën, por meqë kam qenë pjesë e ekipit të Maqedonisë kësaj radhe do të bëj tifo për reprezentacionin e Maqedonisë dhe dëshiroj që fitorja të mbetet në Maqedoni”, deklaroi Visar Ganiu.
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin thuhet se Maqedonia e Veriut bëri disa përparime dhe është në një nivel të mirë për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Rritja ekonomike në vitin 2019 u përshpejtua me rritjen e investimeve, por nga prilli i vitit 2020, kriza e COVID-19 preku ekonominë dhe financat publike. “Autoritetet ndërmorën disa masa për mbështetjen e kompanive dhe amvisërive, në mënyrë për ta zbutur krizën ekonomike dhe sociale. Transparenca fiskale u përmirësua. Megjithatë, ngecje kanë reformat e rëndësishme që kanë të bëjnë me taksimin e të ardhurave dhe sistemin e pensioneve që u…
Agjencia Evropiane për Sigurinë e Ushqimit (AESU) ka nisur një kampanjë të madhe për ngritjen e vetëdijes dhe ndihmën për të parandaluar përhapjen e sëmundjes “ethet afrikane të derrit” në Evropën Juglindore. Kampanja është e dedikuar për vendet për të cilat AESU në vitin 2019 ka identifikuar kolektivisht se përbëjnë një “regjion i rrezikuar” për shkak të afërsisë së tyre me vendet ku është prezentë sëmundja ethet afrikane të derrit. Këto vende janë Serbia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Kampanja jonë ka për qëllim që t`i plotësoje aktivitetet ekzistuese të…
Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve në përbërje LupçoArsovski, kryetar, Muhamed Halili , nënkryetar dhe Tihomir Ilievski, anëtar i Këshillit drejtues, ishte sot në vizitë lamtumirëse te ambasadori i Francës në Maqedoni Kristian Timonier.Me këtë rast delegacioni ia shprehu ambasadorit mirënjohjet e thella për bashkëpunim e ngushtë me Këshillin e Ambasadoreve si dhe kontributin e tij të madh për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës franceze informon Tetovasot.Ambasadorit Kristian Timonier në shenjë falenderimi kryetari i Këshillit të Ambasadorëve Lupço Arsovskii ia dorëzoi një Pllaketë mirënjohjeje për aktivitetin e tij diplomatik në vend si dhe për…
Mbrëmë (5 tetor) rreth orës 20:00, pjestarët epolicisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve tëBrendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës, e kanëarrestuar personin Q.I. 60 vjeç nga Gostivari, idënuar me 6 vjet burg për veprën penale “prodhim ipaautorizuar dhe lëshim në përdorim i lëndëvenarkotike, substancave psikotrope dhepararendësve ” informon Tetovasot. Gjysmë ore më vonë, Q.I. ështëdorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup për tëvuajtur dënimin.TS
Në Shkup dje është mbajtur panel diskutimi me temën “Tendencat dhe pengesat në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të Zyrës së Inteligjencës Financiare në Maqedoninë e Veriut”. Ky projekt mbështet nga Ambasade e Mbretërisë Holandeze dhe realizohet nga Organizata jo qeveritare Democracy Lab. Në këtë panel diskutimi ishte pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtori i inteligjencës financiare Blazo Trendafilov dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski. “Ky projekt do të jep ndihmë të madhe bë përparimin e kapaciteteve dhe do të ndihmoj në efikasitetin e luftës kundër…
Kryetari i VMRO0DPMNE-s[, Hristian Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikollovski sot (06.10.2020) realizuan takim me ambasadorin e ri sllovak Millan Predan në të cilin kanë biseduar për politikën aktuale, gjendjen ekonomike dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë. Mickoski uroi Predanin për funksionin e ri, që, siç tha, edhe më shumë do t’i përforcojë marrëdhëniet miqësore midis Sllovenisë dhe Maqedonisë. Në takim ishte shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm midis të dyja vendeve miqësore, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për ngjarjet aktuale dhe gjendjen në rajon. Në takim kryetari Mickoski theksoi se pushteti nuk di të përballet…
Një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme komunale “Drita” nga Kërçova pasdite dita e dytë me radhë që protestojnë në mënyrë të qetë dhe kërkuan mësim me prani fizike. Protesta nën moton “Mësim për të gjithë” filloi në sheshin e qytetit dhe përfundoi para ndërtesës së Komunës së Kërçovës. Në protestë morën pjesë nxënës të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe të cilët thonë se mësimi onlajn nuk është përkatës, nuk ka kushte për mbarëvajtje dhe nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara. Kryetari Fatmir Dehari doli para nxënësve kur ata mbërritën para ndërtesës komunale dhe u tha se…
Klima e biznesit në Maqedoni po përkeqësohet. Vendi ynë gjendet tuaj se në vendin e fundit në Evropë. Sipas raportit të Odës Evropiane, vendi ynë ka shënuar rënie për pesë vende në rang listën e të bërit biznes, në krahasim me vitin 2019. Në lojë ishin 46 vende, dhe Maqedonia gjendet afër fundit, gjegjësisht në vendin e 36. Për këtë reagoi edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili në rrjetin social Tuiter, ka shkruar se Maqedonia ka rënien më të ndjeshme të klimës për të bërë biznes në vendet e Evropës. “Maqedonia me rënien më të ndjeshme të klimës…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që brenda 24 orëve janë bërë 1841 testime, ndërsa janë regjistruar 225 testime me Covid-19. Kanë ndërruar jetë 8 persona. Dy pacientë nga Shkupi, tre pacientë nga Gostivari dhe nga një në Koçan, Strugë dhe Strumicë. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 159 pacientë të shëruar.

