Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 317 raste të reja, ndërsa janë bërë 1990 testime. Ky numër është rekord në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, raporton SHENJA.Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 104 pacientë janë shëruar.
Author: Hamdi Kumanova
Dhjetëra biznesmenë dhe kontabilistë janë arrestuar sot nga Policia Financiare, nën dyshimet se nga arkat e Komunës së Tetovës dhe Gostivarit, në mënyrë të organizuar kanë marrë mbi një milionë euro. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi për A1on, tha se bëhet fjalë për grup serioz, i cili është ndjekur një kohë të gjatë, përcjell Telgrafi Maqedoni. “Është shkatërruar një grup i madh i organizuar, të clët e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 1 milionë euro. Kanë kurdisur tendere dhe kanë marrë para nga komunat, duke i transferuar në kompani fiktive, kryesisht në kesh. Grupi është…
Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, MIA thotë se kërcënimet për bllokim të procesit negociues me BE-në nga Bullgaria duhet ta shqetësojë Bashkimin Evropian. Siç raportojnë nga MIA pas publikimit të raportit për Maqedoninë dhe vendet tjera të rajonit, ish-ambasadori i BE-së përmend për bllokimin e mundshëm bullgar dhe paralajmëron se këto veprime mund ta rrezikojnë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo çështje është për t’u shqetësuar për shkak se tregon se disa vende anëtare e përdorin anëtarësimin në BE për të vendosur agjendë nacionaliste, diçka që BE nuk duhet të përçmojë, as vendet anëtare as institucionet e…
Presidenti Stevo Pendarovski priti sot komesarin e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim Oliver Varhei, i cili i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, gjatë të cilit të dy shkëmbyen mendime për çështjet kryesore në raportin e publikuar. Siç kumtoi kabineti i presidentit, duke falënderuar Komisionerin Varhei për angazhimin dhe mbështetjen e tij të fortë për perspektivën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Pendarovski tha se raporti ofron një pasqyrë të detajuar të situatës në vend dhe nivelin e zbatimit të reformave. Sipas presidentit Pendarovski, raporti i Komisionit siguron një shtysë për…
Drejtoria e policisë financiare në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup, ka ngritur padi penale ndaj 20 persona fizik dhe 15 personave juridik, për vepra të kryera penale: fshehje e tatimit sipas nenit 279 me përmbarim sipas nenit 22, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare sipas nenit 353 dhe ndihmë sipas nenit 24 nga kodi penal, të cilët e kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit të fitimit dhe tatimit personal të të ardhurave në shumë të përgjithshme 62.933.835 denarë. “Personi M.I. nga Shkupi me rekomandim dhe marrëveshje paraprake…
Trupi kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës – GREKO, ashtu sikur në disa vite me radhë edhe në raportin e fundit sërish e ka theksuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë plotësuar rekomandimin e tyre që ministri i Drejtësisë, me ligj, tërësisht të privohet nga anëtarësia e tij në Këshillin Gjyqësor, me qëllim që të përforcohet pavarësia e gjyqësorit, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë vote dhe nuk pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor, grupi i shteteve kundër korrupsionit, në raportin e fundit e ripërsërisin kërkesën e tyre të vazhdueshme që ministri…
Autoritetet e qytetit të Shkupit i zgjodhën projektuesit të cilët do të hartojnë projektin ideor për linjën e parë të sistemit të autobusëve të shpejtë – BAS (Bus Rapid Transit) në Shkup. Është një grup prej dy ofertuesve, Kompania për tregti dhe shërbime projektuese 24 ING SHPKNJP nga Manastiri dhe kompania tregtare për projektim, inxhinieri dhe këshillim PRIMA INZHENERING nga Shkupi. Linja e parë e “tramvajit me rrota” do të ndërtohet në segmentin nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov, do të jetë e gjatë afërsisht 12,81 km dhe do të ketë 21 stacione e 2 terminale për autobus, shkruan…
Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska ka njoftuar se anëtari i kabinetit të saj ka rezultuar pozitiv në testimit për KOVID-19 dhe se sipas protokolleve ajo ndodhet në vetizolim. “Obligimet e mia do t’i kryej nga shtëpia deri sa ta bëj testin, që duhet të bëhet në termin sipas protokolleve shëndetësore. Gjatë gjithë periudhës në përpikmëri i respektojnë masat për mbrojtje”, tha Stefoska.Ajo shtoi se në Ministrinë e Kulturës të gjithë që hynë në ministri mbajnë maska dhe respektohet distanca. “Shpresoj se do të jemi me shëndet mirë dhe se do të mund të kthehemi në vendet e punës”, tha Stefoska.
Gjendja shëndetësore e Bojan Jovanovskit-Boki 13, i akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, nuk po përmirësohet, por vetëm përkeqësohet, theksoi mbrojtësi i tij avokati Sasho Dukovski. Ai pas vendimit të anulohet seanca e sotme gjyqësore, para gazetarëve theksoi se plaga e klientit të tij nuk po shërohet. Për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Jovanovski, mbrojtja dorëzoi edhe një kërkesë për zëvendësim të masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak. Por, një kërkesë e tillë siç theksoi avokati Dukovski, dje ishte refuzuar. Edhe pse dje ishte refuzuar kërkesa për ndërrim të masës së paraburgimit, mbrojtja e të akuzuarit Bojan…
Nga Arbnor Sadiku Raporti i progresit për Kosovën flet për periudhën nga marsi 2019 deri në mars 2020. Ai bazohet në të dhëna nga një shumëllojshmëri burimesh, përfshirë kontributet nga qeveria e Kosovës, Shtetet Anëtare të BE-së, Raportet e Parlamentit Evropian dhe informatat nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare. Vazhdimisht Bashkimi Evropian thekson se përmirësimi i kritereve të Kopenhagës dhe Madridit e anëtarëson një vend në Bashkimin Evropian, por siç dihet edhe konteksti politik është shumë rëndësishëm të përmirësohet nga vendet aspiruese, sepse BE-ja, e sheh anëtarësimin e Kosovës në gjirin e saj nga prizmi procedural dhe përmbajtsor, të…
Edhe një mësuese është në izolim si e dyshimtë për virusin korona, ajo pret rezultatet të cilat duhet të jenë gati të shtunën. Ajo deri atëhere do të qëndroje në shtëpi përderisa fëmijët e klasës së saj shkojnë në shkollë me një mësues tjetër Pesëmbëdhjetë nxënës të klasës së pare të shkollës fillore “Goce Delçev” në Komunën Qendër nga dje janë në izolim 14 ditor ngaqë mësuesja e tyre rezultoi pozitiv me virusin korona. “Për një mësuese është konfirmuar testi pozitiv për kovid-19. Dje morëm rezultatet dhe menjëherë i lajmëruam prindërit. Ajo do të mbaje mësim online, ndërsa fëmijët janë…
Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se janë siguruar gjithsej 129 plazma gjaku, për trajtim të pacientëve të infektuar me COVID-19. Prej tyre 68 njësi janë siguruar nëpërmjet procedurës së aferezës, ndërsa 59 njësi janë siguruar nëpërmjet donimit standard. Deri tani, 100 pacientë me COVID-19 janë trajtuar me plazmë gjaku, të krijuara nga organizmi i personave që janë shëruar nga coronavirusi. Dhuruesi i plazmës rikuperuese duhet të ketë dokumentuar prova laboratorike se ai ishte i sëmurë me COVID-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet një test…

