Tipster kupa e Sport Life e bëri me banesë në Vodno një lojtar nga Manastiri. Sot, çelësat nga kjo dhuratë kryesore iu dorëzuan të riut Dejan Kuzmanovski, i cili është shpallur si lojtari më i mirë i Sport Life në Tipster Kupën për vitin 2019-2020. Përmbi 3500 finalist garuan në finale. Janë fituar 126.402 pikë për atë që ishte i pari në rang listën në nivelin e të gjitha bastoreve të Sport Life. Ende nuk është mësuar me faktin se ka fituar një banesë moderne në Vodno, ky djalë i ri (34) me emocione na tregon se si ka arritur…
Author: Hamdi Kumanova
Shkruan; Amra Ibraimi Sinqeriteti dhe besnikeria e bëjnë Familjen një Parajsë të vërtetë! Njeriu në jetë kalon nëpër sfida të ndryshme, peripeti të cilat qofshin ato të mira apo të këqija duhet kaluar. Në jetë kemi raste të ndryshme me të cilat çdo njëri nga ne duhet ballafaquar por një gjë shumë e vërtetë është se fjalen e dhënë duhet mbajtur. Pa mar parasysh se a është e lehtë apo është e vështirë ne duhet të rrezikuar veten tonë për ta mbajtur premtimin, sepse dikush jetonë me ato fjalë të cilat ti i ke premtuar . Jetojmë në një vend…
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, kërkon nga nxënësit që po bojkotojnë mësimin online e po mbajnë protesta, jo t’i binden urdhrave, por të respektojnë marrëveshjen e përbashkët me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, bazuar në gjendjen epidemiologjike. Nëse kjo gjendje ndryshon, mund të ndryshojë edhe vendimi për mësim online. “Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme duhet t’i respektojnë këto vendime të cila i kemi sjellë bashkërisht dhe në mënyrë konstruktive të përballemi me situatat e reja të cilat pasojnë ose mënyrën e re të mësimit e cila është e mirë për shëndetin e të gjithë qytetarëve, në…
Në këtë klasë të gjimnazit “Ismet Jashari” të Komunës së Likovës po mbahet ora nga distanca në lëndën e matematikës. 28 nxënës duhej të ishin prezent në orë, mirëpo vetëm 10 prej tyre u kyqën në mësim. Të tjerët, për shkak të pamundësisë, mbetën jashtë platformës online. Mësuesit shqetësohen për fatin e nxënësve, madje thonë se kanë ngecur shumë mbrapa sepse jo të gjitha lëndët mund të ligjërohen përmes platformës online.https://www.youtube.com/embed/WhmXAuEX8Dc?feature=oembed “Këto lëndët shkencore që i ligjerojmë, shumë më mirë do të ishte që nxënësit të ishin këtu. Shumë më mirë do të ishte që gjysma të na ndiqte në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Komisarin e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së Oliver Varheji, në kuadër të vizitës së punës në vend. Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm këtë vit me Komisarin Varheli dhe falënderim të veçantë për lajmet e mira që vijnë nga Brukseli këtë vit, për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve. Ai theksoi se Kuvendi i përmbushi obligimet e veta në kuadër të procesit reformues në mandatin paraprak dhe shprehu shpresë se aktivitetet në bashkëpunim me opozitën, do të vazhdojnë me…
Skenari i Bankës Botërore është edhe më optimist se skenari i Qeverisë ku parashikohet rënia e parashikuar ekonomike prej 4.4 përqind, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.“Banka Botërore në raportin e saj të fundit ka dalur me një skenar më optimist se i yni, ata parashikojnë një rënie prej 4.1% të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, ndërsa ne me rebalansin e buxhetiti kemi parashikuam një rënie prej 4.4%. Në raport thuhet se për sa i përket masave që kemi zbatuar si Qeveri, të njëjtat…
Bashkimi Evropian është i përkushtuar për të punuar në planin e zgjerimit dhe për rimëkëmbjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për të realizuar këtë duhet të shohim rezultate konkrete në sferën e reformave kyçe. Kjo është porosia që solli sot në Shkup, komisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varheji, gjatë një konference për media që e zhvilloi me kryeministrin Zoran Zaev. Zyrtari i lartë evropian, theks të veçantë vendosi në drejtësi, sundimin e ligjit, mediat dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Oliver Varheji, eurokomisar “Jemi të angazhuar ta përforcojmë zgjerimin, për shkak se kemi metodologji të re.…
Universiteti i Tetovës, ishte nikoqir i Kongresit të IV Ndërkombëtar të Materialeve dhe Polimerëve. Ky kongres u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin “Çanakale Onsekiz Mart” të Turqisë, Shoqatën e Kimistëve të Turqisë, Shoqatën e Kimistëve të Tunizisë, Shoqatën e Kimistëve dhe Teknologëve nga Maqedonia e Veriut, Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin për Menaxhment dhe Shkencë të Malajzisë dhe Universitetin e Sarajevës.Në hapjen solemne të punimeve të kongresit, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibraimi, deklaroi se kongreset e tillë janë gjithmonë të mirëseardhur, pasi i shërbejnë kauzës arsimore-shkencore.“Pandemia Covid 19 e…
Punësimi i Bojan Iliç në njësitin e zjarrfikësve ka irrituar banorët e Kumanovës. Punësimin e tij, qytetarët e cilësojnë si provokim. Këshilltari i BDI-së në komunën e Kumanovës, Fatmir Idrizi tha se Dimitrievski punësimin e Iliç e ka bërë pa marrë leje nga këshilltarët shqiptarë. Kreu i komunës Maksim Dimitrievski për News33 tha se kjo nuk është një provokim dhe se ai personalisht është shumë i kujdesshëm që të mos I provokoj ndjenjat e kumanovarëve. Për punësimin e Iliç në njësitin e zjarrfikësve ditë më parë reagoi edhe këshilltari i ASH-së, Osama Muadini.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, sot është mbajtur ngjarja “Sppech4Teachers” që e ka organizuar Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”. Në ngjarje ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila në fjalimin e saj deri te të pranishmit e theksoi rëndësinë dhe rolin e gazetarëve pa dallim nga cili etnitet vijnë, njofton Portalb.mk. “Vendi ynë është i bukur sepse është plot diversitete, të cilat krijojnë një tërësi. Besoj në barazi dhe përcaktimi im personal dhe angazhimi im është që çdo vajzë…
Me ndërrimin e ministrave, në disa dikastere që drejtohen nga ministra maqedonas nuk respektohet ligji për gjuhët, respektivisht gjuha shqipe. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është dikasteri që aspak nuk e respekton gjuhën shqipe. Faqja zyrtare është vetëm në maqedonisht, pa mundësi të kalimit të të njëjtës edhe në gjuhën shqipe. Shqipja nuk përdoret madje as në komunikatat që ky dikaster u dërgon mediave. Në listën e ministrive që nuk e respektojnë shqipen edhe në komunikim me mediat janë edhe Ministria e Informatikës, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë. Edhe pse…
Numri më i madh i rasteve të reja me koronavirius në qytetin e Shkupit janë duke u shënuar në komunat Qendër, Aerodrom dhe Karposh.Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell SHENJA, në komunën e Qendrës janë 210 raste aktive, në komunën e Aerodromit-208 dhe Karposhit 180.Më pas në komunën e Kisella Vodës-131, Gazi Babës-126, Gjorçe Petrov-93.Në komunë e Çairit janë 66 raste aktive me KOVID-19. Më pas në Butel-49, Shuto Orizarë-15, Saraj-14, Ilinden-31, Sopishte-3, Çuëer Sandevë-4, Petrovec-8, Haraçinë-5, Zelenikovë-3 dhe të huaj-10.

