Author: Hamdi Kumanova

Kemi pasur pasoja nga mbylla e vendpagesave, por në punë i kemi mbajtur të gjithë punëtorët. Në kohën kur ekonomia po përballet me sfida të vërteta për shkak të krizës kovid, bastoret sportive në vend kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për buxhetin vendor në muajt pas hapjes nga ora policore. Njeriu i parë i Asociacionit të bastoreve sportive, Vasko Ilievski në një intervistë për Faktor ka thënë se vetëm nga muaji maj e deri në fund të muajit gusht ata kanë dhënë kontribut me 600 milion denar në buxhetin shtetëror, në të gjitha bazat e punës. Në mënyrë plotësuese…

Lexo më Shumë

Dr. Sllobodan Damjanovski, neurokirurgu i vetëm në spitalin “8 shtatori” ka dhënë dorëheqje, përcjell sakamdakazham.mk. Damjanovski dha dorëheqje dhe është punësuar në “Sistina”, përcjell portali, duke u mbështetur në deklarata nga kabineti i ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nga ku kanë shtuar se janë në bisedime për marrjen e kuadrit të ri adekuat që do të vinte si zëvendësim i Damjanovskit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ende nuk i ka marrë rezultatet e autopsisë së trupit të Ilçes 11-të vjeçar nga Ohri, i cili ishte braktisur nga prindërit e tij, ndërsa pastaj ishte akomoduar në një shtëpi të vogël grupore në Demir Kapi, të cilët duhet ta konfirmojnë arsyen e vdekjes së tij të papritur. “U munduam t’i sigurojmë kushte që të qëndrojë i rehatshëm dhe të ketë mbrojtje adekuate dhe kujdes pas qëndrimit në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ku ai ka qëndruar dy javë, ndërsa prej datës 7 Gusht ishte akomoduar në Demir Kapi në një shtëpi të…

Lexo më Shumë

Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari kohë më parë i ka njohur realitetet politike moderne. Ajo gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua ka shkurtuar të drejtën e vetidentifikimit të qytetarëve të saj, deklaroi sot në Sofje ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e saj të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Për këtë është papërshtatshme të propozohen çështje në drejtim të kundlrt, si mes qytetarëve…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i nxit mësuesit dhe nxënësit që në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga KOVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi jashtë vendeve të punës dhe të shkollave, duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes. Potencon se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive merr të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet dhe kërkon respektimin e tyre të plotë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit. “Protokollet e mbrojtjes nga infeksioni u tregua se funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave të përshkruara për mbrojtje. Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e energjisë, është arritur përparim i madh, veçanërisht përmes miratimit të legjislacionit për zbatimin e pakos së tretë energjetike. Në vitin e ardhshëm, duhet ta përfundojë ndarjen e operatorit të sistemit për shpërndarje të gazit, ta rrisë personelin teknik dhe inxhinierik të Sektorit për Energjetikë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencisë për Energjetikë, si dhe ta miratojë dhe zbatojë ligjin për efikasitet energjetik. Këto janë rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian në raportin për përparimin e vendit në kapitullin e 15-të Energji dhe Politikë Energjetike. “Ligji për energjetikë është harmonizuar tërësisht me…

Lexo më Shumë

Njëri prej më të përgjuarve nga shërbimet sekrete të Maqedonisë, Rufi Osmani nga Gostivari, në seancën e djeshme për përgjimin masiv “Target-Fortesa” është shqetësuar derisa ka dhënë dëshmi. Ai ka thënë se ka dyshuar se është i përgjuar në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015-të, derisa ka qenë kryetar i Gostivarit, a më pas edhe si kryetar i partisë. Osmani ka rrëfyer se ai dhe familja e tij kanë jetuar si në përditshmëri ferri duke e ditur se Policia Sekrete ia di problemet private, njofton Portalb.mk. “I kanë ditur problemet e mia shëndetësore dhe të gruas. Në mënyrë…

Lexo më Shumë

Dëshmitë e fundit të ekspertëve dhe inspektorëve në rastin ‘Monstra’, treguan qartë që rasti është i montuar dhe se të akuzuarit janë të pafajshëm. Avokati mbrojtës Asmir Alispahiq deklaroi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se pala mbrojtëse më në fund ka arritur të dëshmojë se ky rast është I montuar dhe se të akuzuarit nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër penale. Ai shtoi se dëshmia e ekspertes që ka bërë ekspertizën e dheut nga Smillkova dhe Vrazhimiri u vërtetua të jetë e falsifikuar dhe me këtë bije poshtë lidhshmëria e të akuzuarve me veturën Opel Omega, që është…

Lexo më Shumë

Me të drejtë këto kohë është ngritur alarmi i afrimit të dimrit demografik të Shqipërisë dhe ikjes së të rinjve nga vendi, por lind pyetja: çfarë perspektive kanë të rinjtë në këtë vend ?Sistemi politik i vendit është i monopolizuar.Partitë janë të mbyllura dhe demokracia e tyre e brendshme nuk ekziston. Kryetarët e partive janë saktësisht si pronarë të tyre, ose si zot shtëpie pa trashëgimtarë me një tufë qiraxhinjsh nga brenda. Sa herë afrohen zgjedhjet kjo gjë kuptohet më shumë.Le të marrim shembuj:PD në Gjirokastër, e cila ripropozon pas 30 vjetësh po të njëjtën figurë që ka qenë ministër…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (8 tetor) rreth orës 21:00, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 38-vjeçarin B.R nga Gostivari. Siç thonë nga SPB Tetovë ai është i dënuar me tre vite e gjysmë burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të lëndëve narkotike”. Pas ndalimit të shkurtër në Stacionin Policor Gostivar, i njëjti është dërguar në Burgun “Idrizovë” në Shkup për të vuajtur dënimin.

Lexo më Shumë

Nga 1 deri më 8 tetor, 151 propozim ligje të reja, ndryshime dhe plotësime të ligjit janë dërguar në Kuvend, shumica prej tyre me procedurë të shkurtuar, për të cilën praktikë u bë vërejtje edhe në Raportin e fundit të KE-së për progresin e vendit. Lidhur me ligjet me procedurë të shkurtuar, ka harmonizime të shumta me Ligjin për kundërvajtje, i cili parashikonte uljen e gjobave, si dhe me masat për përballjen e krizës me Kovid – 19, përfshirë paketën ekonomike të masave të propozuara nga Qeveria. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, lidhur me vërejtjet se deputetët përsëri do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi dje për masat më të reja për mbrojtje nga coronavirus, ku krahas mbajtjes së maskave edhe në mjedise të hapura, si masë u përmend edhe ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave si dhe ndalesa për të pranuar në shtëpi më shumë se 4 mysafirë. I pyetur se si policia do të kontrollojë nëpër shtëpi se kush sa mysafirë ka pranuar, ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se askush nuk guxon t’i cenojë shtëpitë e qytetarëve, megjithatë shtoi se ka mekanizma për kontrolle. “Fillimisht nuk do të doja të komentoj…

Lexo më Shumë