Author: Hamdi Kumanova

Në rast se respektohen masat do ta tejkalojmë karantinën, megjithatë të gjithë duhet t’u përmbahemi masave, tha sot në pres konferencë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai nuk e përjashton mundësinë për karantinë të plotë ose të pjesërishëm nëpër komuna ose qytete në rast se nuk respektohen masat. “Sinqerisht besoj kjo pako e masave restriktive do të jep rezultat. Hapi i radhës është karantinë e plotë, ose mbyllje e tërësishme. Ne tashë jemi larg nga ky skenar, mirëpo ky pritet të jetë hapi i radhës. Ka mundësi të intervenohet në transportin public ose me shkurtim të orarit të punës në…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian në Planin Ekonomik- investues për Ballkanin Perëndimor në pjesën për vendin tonë thekson se do të financojë ndërtimin e infrastrukturës së re hekurudhore dhe mbindërtimin e asaj ekzistuese. Në paketën financiare me vlerë 9 miliardë euro, e cila do të jetë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes fondeve IPA III, por edhe përmes granteve shtesë dhe kredive që do të merreshin në vitet e ardhshme, Komisioni Evropian thekson qartë se prioritet është lidhja lindje-perëndim, si dhe veri-jug midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Meta.mk, njofton Portalb. Me fondet e siguruara nga BE, për vendin tonë theksohet…

Lexo më Shumë

Me ekspozitë të pavarur para publikut të Tetovës mbrëmë u prezantua fotografja Emira Jusufi nga Tetova. Hapja e ekspozitës ishte në Institucionin kombëtar “Galeria kombëtare” Tetova. Janë ekspozuar 24 fotografi vaj në pëlhurë. “Veprat e Emirës të shprehura në fotografi do t’ju çojnë në një ambient familjar që çdo ditë e shijojmë dhe e shikojmë. Karakteristike është ajo që Emira me ngjyra të fuqishme e cila i ka përdorur për të bërë fotografi i ka bërë veprat e saj edhe më të fuqishme. Ajo që është prezantuar mbrëmë para nesh flet për entuzijazmin e një artiste të re e cila…

Lexo më Shumë

Për vetëm një orë në Tetovë, pjesëtarë të policisë kanë shqiptuar rreth 100 gjoba, kryesisht për drejtim të makinës pa patentë shoferi, shpejtësi mbi të lejuarën dhe drejtim të makinës pa regjistrim. Kontrollet e këtilla të përforcuara të MPB-së është paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski theksoi se që nga nisja e aksionit janë shqiptuar mbi 9 mijë gjoba. Kontrollet e këtilla do vazhdojnë sot gjithë ditën dhe ditëve në vazhdim, ndërsa për 20 ditët që kryejmë kontrollet e këtilla të përforcuara në gjithë territorin e shtetit, deri më tani, kemi shqiptuar…

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit për Maqedoninë Komisioni Evropian (KE), vlerëson se Maqedonia ka bërë progres të kufizuar sa i përket lirisë së shprehjes. Por, bënë thirrje që të rriten përpjekjet për të luftuar dezinformatat. “Të rriten përpjekjet për të luftuar dezinformimin dhe për të krijuar qëndrueshmëri të mediave”, thuhet mes tjerash në Raport. Drejtuesi i programit “200”, gazetari Nazim Rashidi vlerëson se dezinformimet dhe rreziqet e përdorimit të teknologjisë për manipulime do jenë sfidë serioze për vendin, prandaj sipas tij, edhe vëmendja duhet të rritet për këtë fushë. “Nga një anë duhet të kemi medie, sidomos elektronike më profesionale dhe…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja Ime, për llogaritë fiskale të dhëna sot, nesër dhe pasnesër, për qarkullim të përgjithshëm deri 30.000 denarë për person, të realizuar nga prodhime dhe shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuterike, me skenimin e tyre do të mund të kthehet tërë vlera e TVSH-së së llogaritur për ato prodhimenë llogaritë fiskale, kumtuan nga Drejtoria për të ardhura publike. Për kthimin e tërë vlerës së tatimit, siç thuhet, qytetarët duhet t’i skenojnë llogaritë fiskale në afat prej tre ditëve pas lëshimit të tyre, ndërsa nëse i skenojnë pas skadimit të këtij afati, kthimi i TVSH-së për këto prodhime…

Lexo më Shumë

Në sferën e arsimit, vendi është mesatarisht i përgatitur, konstatoi Komisioni Evropian në raportin vjetor. I ngadalshëm është përparimi n[ë vendosjen e masave nga Strategjia për arsim 2018-2025, ndërsa rekomandimet nga raporti nga viti 2019 janë pjesërisht të plotësuara dhe mbeten të vlejnë edhe më tej. Përparim është bërë me miratimin e ligjeve të reja për arsim fillor dhe për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe me reformat në arsimin profesional dhe stërvitjen. Gjatë vitit të ardhshëm vendi duhet t’i përkushtohet implementimit të kornizës së re strategjike për arsimin, posaçërisht qëllimeve të arsimit parashkollor,…

Lexo më Shumë

Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri të hënën në orët e pasdites, ndalesë e plotë për qarkullim do të jetë udhëkyqi tek Kuvendi, gjegjësisht udhëkryqi mes rrugëve “11 Tetori” dhe “Dame Gruev”, për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore. Për komunikacion do të jenë të lira vetëm kthimi në të djathtë nga rruga “Dame Gruev” drejt rrugës “11 Tetori” dhe kthimi në të djathtë nga rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” drejt rrugës “Dimitrie Çupovski”. Transporti i autobusëve do të lëvizë nëpër rrugët “Dame Gruev” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”. Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski rezulton pozitiv në testin për Covid-19, bëjnë të ditur nga Kuvendi. Ai mbrëmë është hospitalizuar në Klinikën Infektive pasi që ka pasur simptoma të virusit korona. Nga Kuvendi thonë se ai do të jetë nën mbykqyrjen e personave profesionistë e gjithë kjo me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve të padëshiruara. “Në përputhje me simptomat e shfaqur, deputeti Ismail Jahoski është testuar dhe testi i tij është pozitiv në KOVID-19. Për shkak të kësaj, me qëllim që i njëjti të jetë nën mbikëqyrjen e personave profesionist me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve…

Lexo më Shumë

Dëshmitë e fundit të ekspertëve dhe inspektorëve në rastin ‘Monstra’, treguan qartë që rasti është i montuar dhe se të akuzuarit janë të pafajshëm. Avokati mbrojtës Asmir Alispahiq deklaroi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se pala mbrojtëse më në fund ka arritur të dëshmojë se ky rast është I montuar dhe se të akuzuarit nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër penale. Ai shtoi se dëshmia e ekspertes që ka bërë ekspertizën e dheut nga Smillkova dhe Vrazhimiri u vërtetua të jetë e falsifikuar dhe me këtë bije poshtë lidhshmëria e të akuzuarve me veturën Opel Omega, që është…

Lexo më Shumë