Drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov, thotë se ata aktualisht kanë disa vende të lira. Ai shpjegon se disa nga njerëzit e infektuar me coronavirus me një pamje klinike të moderuar janë transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, duke lënë disa vende për raste më të rënda që do të kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit. “Ata që janë mjekuar me ne për 3, 4 ose 5 ditë, dhe kanë një pamje klinike të moderuar, ne i transferuam në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kështu që kemi disa vende për urgjenca. Pacientët po mjekohen departamentet amë, por pasi gjendja e…
Author: Hamdi Kumanova
I pyetur se si do të miratojë Kuvendi Rishikimin e Buxhetit duke marrë parasysh se dy deputetë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kryeministri Zoran Zaev tha Kuvendi do të duhet të shqyrtojë opsionin për mbajtjen e seancave online.“Votimi online është gjithmonë opsion, besoj se Kuvendi menjëherë do të kalojë në opsionin online, nëse bijën dakord sipas Rregullores, të ulen së bashku edhe mazhoranca edhe opozita. Qeveria mbledhjen të martën do ta mbaj online. Ne ende nuk kemi persona me simtome ose të infektuar në Qeveri ose në shërbimet që punojnë me ne, por me rekomandim të ministrit Venko Filipçe dhe…
Kryeministri Zoran Zaev, tha se bisedimet mes ministres së Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva dhe ministrit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nuk kanë qenë të mira dhe nëse Bullgaria mbetet në atë që ka propozuar, populli i Maqedonisë duhet të përgatitet se në dhjetor nuk do të fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk. “Bisedimet mes ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryeministrit Bojko Borisov ishin të mira, por bisedat me ministren Ekaterina Zaharieva nuk kanë qenë shumë të mira. Ajo që është propozuar nuk është fqinjësi e mirë, as vëllazërim, e më së paku evropiane dhe…
Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COvid-19, nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë për Alsat theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ. “Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë për Alsat nga MInistria e Shëndetësisë në Kosovë.
Prej sonte në mesnatë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje pas test PCR. Vendimi hyn në fuqi pas orës 24, njoftojnë per Gazetën Lajm autoritetet kufitare.Siç dihet, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresojmë se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve. Megjithatë autoritetet sugjerojnë që qytetarët që duan të udhetojnë në Serbi të presin deri nesër në mengjes, sepse nga ky shtet ende…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot ka theksuar se spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup nuk është pranuar ende asnjë pacient.Ai mbrëmë paralajmëroi se ky spital do të vendoset në funksion pasi janë mbushur të gjitha krevatet në Klinikën Infektive.Sipas raportimeve, po thuajse janë plotësuar tërë kapacitetet për mjekim të të infektuarve nga KOVID-19, në spitalin “8 shtatori”.Filipçe edhe sot përsëriti se sistemi shëndetësor mund të përballet me nevojat duke pasur parasysh faktin se në ndihmë kanë ardhur edhe mjek dhe motra nga Klinikën për pulmologji si dhe Instituti për sëmundje dhe turbekulozë.
Në kuadër të kontrolleve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e komunikacionit, gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 437 sanksione. Siç kumtoi MPB-ja, nga sanksionet e shqiptuara, për ngarje pa patent shoferi janë për 50 persona, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar – 140 kundërvajtje, 40 automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjstruara, tetë motoçikleta, 79 masa për parkim jo të rregullt, 48 automjete janë marrë me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar 59 dënime për mosmbajtje të maskës. Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.…
Fundjavë pa TVSH, masa nga pakoja e katërt e masave antikrizë në ditën e dytë. Qytetarët për qarkullim do ta bëjnë në këto tre ditë nga fundjava e propozuar për prodhime vendore dhe shërbime kompjuteristike dhe IT pajisje do të marrin kthim të plotë të TVSH-së së paguar. Nga Drejtoria për të ardhura publike përmes kumtesës i informuan shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja ime, se për llogaritë fiskale janë dhënë në tre ditët e Fundjavë pa TVSH, për qarkullimin e përgjithshëm deri në 30.000 denarë për person, të realizuar nga prodhimet dhe shërbimet e Maqedonisë së Veriut, si dhe pajisje kompjuterike,…
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, në memorialin në Kumanovë tha se ashtu sikur pasardhësit që luftuan për liri, vendi sot po lufton me pandeminë, për të cilën i pari i ekzekutivit kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët. “Botën po e pret një vjeshtë e paqartë, në të cilën do të përballemi me shumë sfida, lufta me pandeminë vazhdon dhe po intensifikohet. Këtë duhet ta kemi mision të parë çdo ditë derisa ta fitojmë edhe këtë luftë me këtë armik të padukshëm. Por si bota edhe ne do të përballemi me…
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha se Bashkimi Evropian nuk guxon të lejojë që gjuha maqedonase të jetë pengesë për integrimin tonë, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore të Popullit të Maqedonisë në Prilep. Ai tha se nëse ndodh ajo, nuk mund të besojë në një Bashkim Evropian të tillë, njofton Portalb.mk. “Një çështje do të them. Mendoj se nuk është evropiane gjuha maqedonase të bëhet pengesë në ardhmërinë tonë evropiane dhe integrim. Nëse Bashkimi Evropian lejon në njëfarë mënyre që të jetë pengesë për integrimin tonë, atëherë nuk do ta meritojë emrin e saj,…
Nga LSDM përmes një kumtese theksojnë se situata me coronavirusin është serioze, numri i të sapo diagnostifikuarve në ditët e fundit është i madh dhe shtrëngimi i masave të mbrojtjes varet nga sjellja e qytetarëve dhe pajtueshmëria me të gjitha masat dhe protokollet. “Sistemi shëndetësor është i gatshëm të luftojë dhe do të luftojë virusin edhe tani në valën e vjeshtës së coronavirusit dhe rritjen e numrit të njerëzve të infektuar. Por çdo qytetar është përgjegjës dhe i rëndësishëm për zvogëlimin e trendit në rritje dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur maskë mbrojtëse, duke mbajtur distancën fizike prej…
Dita e kryengritjes popullore kundër okupuesit fashist e vazhdoi synimin e popullit maqedonas për jetë të lirë dhe shtet personal. Më 11 Tetor populli maqedonas qëndroi në anën e vërtetë të historisë, ishte kundër terrorit dhe qëndroi në anën e historisë, ishte kundër terrorit dhe qëndroi në anën e drejtësisë, njerëzimit dhe lirisë. thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në urimin me rastin e 11 Tetorit, Ditës së kryengritjes popullore. Në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së, thekson ai, të gjithë qytetarëve ua uroj 11 Tetorin, Ditën e kryengritjes popullore. Për fat të keq, potencoi ai, sot populli sërish…

