Kontesti me Bullgarinë, Brukseli: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbi i zgjerimit të BE-së Brukseli kërkon më shumë përpjekje për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, duke theksuar prerë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbi i zgjerimit të BE-së. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero kështu i kundërpërgjigjet kryeministrit dhe zv/kryeministrit, Zaev e Dimitrov të cilët një ditë më parë paralajmëruan se mund të shtyhet fillimi i negociatave me BE-në dhe e akuzuan Unionin se nuk do të jetë evropian, nëse do të lejojë që Bullgaria ta bllokojë vendin për shkak të kontesteve rreth gjuhës maqedonase dhe historisë…
Author: Hamdi Kumanova
Trafikimi i njerëzve nuk është vetëm vepër penale me elemente të krimit të organizuar, por shumë më tepër – robëri moderne. Viktimat e trafikimit të njerëzve nuk janë persona pa emër, ata janë në mes nesh, në rrethimin tonë të drejtpërdrejt, shpeshherë kërkojnë në mënyrë dëshpëruese që dikush t’i shpëtojë nga robëria, shprehet mes tjerash në intervistën për AIM, sekretarja shtetërore në MPB dhe koordinatore kombëtare e Komisionit kombëtar për luftimin e trafikimit të njerëzve dhe trafikimit të emigrantëve, Magdalena Nestorovska. Viteve të fundit është gjithnjë e më i madh numri i viktimave vendore të trafikimit të njerëzve, të cilat…
Drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, Gjorgji Galetanovski ka theksuar se të gjithë vizitorët e kanë obligim që të mbajnë maska, ndërsa nëse nuk respektohet kjo maskë, atëherë do të jenë të detyruar ta mbyllin. Sipas tij, një numër i madh i vizitorëve kanë respektuar maskat, por ka raste të caktuara që disa kur hyjnë heqin maskat dhe nuk mbajnë distancën, përcjell INA. Shkup tashmë është shndërruar në shqetësim lidhur me rastet e prekura nga koronavirusi. Ditëve të fundit janë shënuar shifra rekorde çdo ditë nga 200 raste vetëm në kryeqytet.
Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev janë të bindur se gjatë ditëve të ardhshme do të gjendet zgjidhje për kontestet mes dy vendeve, thotë kryetari i Komitetit për politikë të jashtme në parlamentin bullgar, admirali Plamen Manushev. Procesi është ekskluzivisht intensiv dhe shpresoj se këto punë do të ndodhin gjatë ditëve të ardhshme. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri ynë janë të bindur se do të gjendet zgjidhje e tillë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva e ka shprehur qëndrimin e Bullgarisë para ministrit të tyre të Punëve të Jashtme. Fuqimisht…
Për shkak të reshurave të mëdha të shiut në disa vende, është e mundur rritje e niveleve të ujit të lumenjve, posaçërisht të atyre në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit, informojnë nga Sektori për hidrologji pranë DPHM. Prej aty potencojnë se gjatë orëve të pasditës dhe posaçërisht gjatë natës priten të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më intensive, mbi 30 l/m2 për 24 orë, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Proceset lokalisht pritet të jenë në formë të motit të keq, me kushte për paraqitje të breshërit, në disa vende lokalisht…
Kuvendi dje ka sjellur ligjin për standardin studentorë e që për shkak të pandemisë shteti ka vendosur që të subvencionojë studentët për akomodim privat me nga 100 euro çdo muaj në nëntë muajt e ardhshëm.Deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar dy amandamente me të cilët do tu mundësohej edhe studentëve të USHT-së që të përfitojnë nga ndihma e shtetit.Në komisionin për arsim amamdamentet e ASH&AA janë hudhur poshtë nga shumica por ajo që është më skandaloze është fakti se dje në seancë plenare kur u votua me badenter deputetët e BDI dhe Besës votuan pro-propozim ligjit…
Zoran Milevski Kiçeec, sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës ku duhet të vuan dënimin me burg prej 3 viteve si i gjykuar në “Reket”. Ai më parë mori një akt udhëzues nga Gjykata Penale, gjegjësisht vet më 12 tetor të paraqitet në burg. Drejtori Esad Rahiq për Fokus tha se deri në këtë moment Kiçeec ende nuk ka ardhur. Siç mësohet ai nga gjykata ka kërkuar që ti prolongohet mbajtja e vuatjes së dënimit, por deri më tani nuk bëhet e ditur se është marrë ndonjë vendim në këtë aspekt. Kiçeec ishte i dënuar në rastin “Reket” pasi…
Gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksioneve përforcuara policore të MPB-së në fushën e komunikacionit, vetëm në territorin e komunës së Sarajit janë shqiptuar 122 sanksione, prej të cilëve për vozitje pa leje janë dënuar 20 persona, ndërsa 37 për makina të paregjistruara dhe ose teknikisht jo në rregull.Nga MPB, përcjell SHENJA, informojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe në ditët nqë vazhdim dhe apelojnë deri tek qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për shkak rritjes së sigurisë në komunikacion. /SHENJA/
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mos mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 869 kundërvajtje. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Masa Vikend pa TVSH e cila po realizohet nga 10 deri 12 tetor paraqet nxitje të madhe për prodhimtarinë vendore, ndërkohë edhe paratë kthehen tek qyettarët, siguron kursim tek konsumatorët në formë të kthimit të të gjithë tatimit të vlerës së shtuar për produktet e blera vendore dhe IT pajisje, thonë nga LSDM. “Vetëm në ditën e parë të realizimit të kësaj mase, trefish është rritur konsumi i prodhimeve maqedonase, tregojnë të dhënat nga Drejtoria e të ardhurave publike. Sipas parashikimeve, përmes kësaj mase për tre ditë do të realizohen të ardhura afro 170 milion euro, ndërsa tek qytetarët do…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, tani për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus. Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit janë shënuar rekorde të zeza, në lidhje me sëmundjen COVID-19. “Numri i të vdekurve ka arritur gati 800. Numri i të infektuarve në një ditë ka arritur deri në 20 përqind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? 16 spitalet e paralajmëruara modular, me të cilat Filipçe u lëvdua para zgjedhjeve nuk janë askund”, thonë…
Një foshnje dy muajshe është personi më i ri i Manastirit i infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, foshnja u infektua nga një anëtar i afërt i familjes, pra nga gjyshja, shkruan SDK.mk. Nga atje ata shtojnë se në familjen e afërt të foshnjës, nëna është gjithashtu pozitive me Covid-19. Foshnja aktualisht është nën mbikëqyrjen e një pediatri, me një pasqyrë të lehtë klinike. Në gusht poashtu një foshnjë tre muajshe ishte infektuar dhe arriti ta mposhtë virusin.

