Teatri shqiptar i Shkupit për disa ditë do të hap dyert për publikun.Para disa ditëve ministri i Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski nuk e kishte idenë që Teatri Shqiptar po pret lejen e tij për të nisur me punë. Por, TV21 mësoi se leja për punë është nënshkruar, ndërsa këtë e konfirmoi vetë zv/ministri Bekim Rexhepi. Sipas tij çështja e lejes për tu hapur Teatri shqiptar është punë e kryer. “Është më veçse akt i kryer, vendimi është miratuar, është çështje teknike procedurale që vendimi të dorëzohet në teatër, që të ketë të drejtë të ankimohet. Në qoftë se teatri…
Author: Hamdi Kumanova
“Fundjava pa TVSh”, që vazhdon deri në mbylljen e dyqaneve sonte, është vlerësuar si e suksesshme nga DAP. Gjatë kësaj fundjave qytetarët mund të kthenin TVSh-në e plotë nga blerja e prodhimeve vendore, shërbimeve dhe pajisje kompjuterike. Nga DAP bëjnë të ditur se kjo masë ka rritur shitjen e prodhimeve vendore për 3 herë. Edhe LSDM e cilësoi masën si të suksesshme. Sipas tyre, ajo rriti shitjen e prodhimeve vendore, inkurajoi ekonominë vendore dhe paratë u kthyen te qytetarët.“Në pakon e katërt kemi “Fundjavën pa TVSh”, e cila synon rritjen e konsumit privat dhe në të njëjtën kohë të sigurojë…
Pika kufitare Bllacë i ka marrë të gjitha masat për ta respektuar totalisht vendimin e Qeverisë, thonë autoritetet kufitare. “Qytetarët tanë e kanë shfrytëzuar këtë ditë dhe në një numër më të shtuar janë duke dalë nga shteti për të vizituar Republikën e Kosovës. Që nga mesnata deri në orën 11 kemi vërejtur hyrje dhe dalje nga shteti, 3710 udhëtarë, prej të cilëve 2120 udhëtarë shtetas të RMV-së që e kanë lëshuar shtetin, ndërsa 1590 kemi qytetarë të huaj prej të cilëve 976 janë qytetarë të Kosovës të cilët kanë hyrë në shtetin tonë.”,- tha komandanti i pikës kufitare në…
Miratimi i rishikimit buxhetor qëndron pezull në Parlament. Pakoja e katërt e masave ekonomike do të zbatohet vetëm pasi të sigurohet shumica e votave. Pas dy deputetëve nga radhët e shumicës janë të infektuar me Covid-19; Miratimi i ligjeve tani do të varet nga mbështetja e opozitës. Kjo për pushtetin është alarm për nevojën e punës së Kuvendit nga distanca. “Mos miratimi i rishikimit buxhetor sigurisht që do të rrezikojë masat ekonomike të parashikuara nga qeveria. Duke pasur parasysh edhe deputetët e infektuar, ne duhet të gjejmë mënyra alternative, punë në distancë që Kuvendi të jetë në gjendje të kryejë…
Bashkimi Evropian vazhdon të dërgojë pajisje mbrojtëse mjekësore për Ballkanin Perëndimor, kumtuan nga Komisioni Evropian. Në kohë kur numri i të infektuarve me coronavirusin e ri rritet mbarë Evropën, nga Bashkimi Evropian përmes rezervave të përbashkëta dhe Mekanizmit për mbrojtje civile, janë dërguar 130.000 maska mbrojtëse mjekësore, si dhe kostume mbrojtëse, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, njoftoi Tanjug. Në Bruksel njoftojnë se rezervat e përbashkëta evropiane të pajisjes mjekësore janë krijuar që t’u ndihmojnë vendeve, të cilat ballafaqohen me mungesë në kontekst te epidemisë së coronavirusit. Në të njëjtën kohë, Sllovakia përmes mekanizmit për mbrojtje civile të…
Nesër, Qeveria do të mblidhet dhe do të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen. E javën e kaluar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë: – Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme. – Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00. – Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia…
“Vizer” është në proces të suspendimit deri në 50 linja në hapësirën e vendeve të ish-Jugosllavisë, ndërsa çdo qytet që e shërben kjo kompani do të rrezikohet. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, numri më i madh i anulimeve do të ketë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas vijojnë Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, lubjana, Spliti dhe Sarajeva. Disa fluturime që ende janë aktive, siç janë Vjenë-Ohër, Stokholm Skavsta-Shkup dhe Memingen-Podgoricë, do të suspendohen për dy javë dhe nuk do të ketë gjatë sezonit të dimrit, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni. Transportuesi pëanifikon të ripërtërijë disa…
Në fillimin e viteve ‘90 një çoban nga një fshat afër Fierit u kthye në tregtar të vogël nafte, falë kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë, në pak kohë, ai u bë shumë i pasur dhe i fuqishëm ndër “tregtarët” e naftës. Ky ndryshim i menjëhershëm e bëri të mundur ndërtimin e një shtëpie të madhe dhe të bukur në fshat , si dhe blerjen e një nga veturat më të bukura të kohës. Një herë teksa ishte sëmurë, i ftohur i shkon ta vizitojë në shtëpi një tregtar tjetër nafte, në oborr të vilës gjen nënën e të sëmurit që…
Qeveria nuk tërhiqet nga propozimi që regjistrimi i popullsisë të mbahet në prill të vitit 2021. Në propozimin e dërguar në Kuvend, organi ekzekutiv nuk ka ndryshuar asgjë në draftin e propozuar para shpërndarjes së Kuvendit në shkurt të këtij viti. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se ky propozim është hartuar në përputhje me kërkesat e opozitës nga e cila pret mbështetje dhe debat konstruktiv. “Qeveria mbetet në tekstin e propozim-ligjit paraprak. I dimë vërejtjet e opozitës të cilat janë në kundërshtim total me standardet e BE-së. Neve kërkojmë regjistrim të cilin nuk do ta bëj një Komision Shtetëror…
Drejtorët e Shkollave dhe Policia në Tetovë u përplasën për tollovinë në trafik e nuk diskutuan për sigurinë nëpër Shkolla, për çka edhe u takuan. Drejtori i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Xhelal Alili fajësoi policinë se nuk bëjnë sa duhet për të penguar parkimet në rrugët afër shkollave. “Jam dorëhequr shkaku se e shoh unë si një qytetarë i thjeshtë, të pamundur të ndikojë në rregullimin e komunikacionit publik në Tetovë. Për këtë arsye parashtrova pyetje për organet policore. Çka bëjnë ata? Kam kërkuar vite me radhë që të kemi polici në shkollë, kam kërkuar të vendoset sinjalizimi horizontal dhe…
Analisti politik bullgar Ivan Krastev nuk pret që Bullgaria ta bllokojë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. “Nuk pres se Bullgaria do t’i bllokojë këto negociata. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Bullgarinë. Përveç kësaj , pikërisht në kuadër të kryesimit bullgar kjo u bë prioritet për Brukselin. Në këtë kuptim, vetoja bullgare do të ishte absurde. Vetëm do të dukemi qesharakë. Deri dje kemi luftuar për hapjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut, sot duam t’i pengojmë. Jo se disa punë absurde nuk ndodhin, por jam i bindur se as Qeveria as presidenti…
Vendimi i qeverisë që qytetarët të mund të lëvizin pa PCR test ka bërë që në pikat kufitare në vend të ketë radhë të gjata. Në pikën kufitare këtu në Bllacë radha për dalje nga RMV është me qindra metra. Nuk është e vogël edhe radha për të hyrë në vendin tonë. Qytetarët e vendit të cilët shkojnë për në Kosovë thonë se kanë pritur me padurim hapjen e kufijve, pasi me muaj të tërë nuk i kanë parë familjarët matanë kufirit. Shtojnë se do të kujdesen për sigurinë nga virusi dhe do të respektojnë rekomandimet. “Po kemi, nipat i…

