Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Qarkorja e re,iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor. Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë,ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike. Mbetet në fuqi masa e testit negativ pcr covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, mbetet forma…
Author: Hamdi Kumanova
Një mësuese e gjuhës angleze “Vllado Tasevski” në Karposh është pozitive me koronavirus. Nga komuna për Telma, kanë thënë se ajo u ka ligjëruar nxënësve të klasës së dytë, por asnjë nga ata nuk është në izolim. Mësuesja është izoluar të mërkurën, ndërsa të enjten e ka marrë testin ku ka dalë pozitiv. Edhe një rast të mësuesit të infektuar është regjistruar në Qendër. Në shkollën Dimitart Milladinov, mësues i fizikës, nga e premtja është rast asimptomatik me Kovid-19.
SPB Tetovë informon se mbrëmë pas mesnate kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik, të vendosur në rrugën Gostivar-Tetovë. Siç thuhet në njoftim, gjatë aksionit janë gjetur 4 shtetase të huaja (3 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova), të cilat janë privuar nga liria për shkak të abuzimit të leje qëndrimit turistik. Nga SPB Tetovë thonë se të njëjtat janë mbajtur në stacionin policor të Gostivarit, për procedura të mëtejshme.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, thotë se është kundër-kushtetuese që Kuvendi të mbajë seanca në mënyrë online. Ai thotë se nga aspekti kushtetues-juridik, Kuvendi nuk mund të punojë dhe vendosë nëpërmjet aplikacioneve online. “Nga aspekti kushtetues-juridik Kuvendi nuk mund të punojë dhe vendosë nëpërmjet aplikacioneve online, për shkak të një arsye të thjeshtë që ekziston normë e qartë kushtetuese (neni 69), që urdhëron prani në seancat kuvendare, shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve (nëse Kushtetuta ka qenë për sesione online, do të shkruante pjesëmarrje, e jo prani, që konfirmohet edhe me Rregullore)”, shkruan Milloshoski në Facebook. Ai më tej…
Një veto e mundshme nga Sofja për negociatat e Republikës së Maqedonisë do të ishte absurde sepse është në kundërshtim me politikën e deklaruar zyrtarisht të Bullgarisë në mbështetje të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, vlerësim i ekspertëve bullgarë, ndërsa nga Parlamenti mesazh se në tejkalimin e keqkuptimeve midis dy vendeve mund të ndihmojnë edhe legjislaturat. Analisti politik bullgar, Ivan Krastev në deklaratë për mediat bullgare dje tha se ai nuk pret që Bullgaria ta bllokojë fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së sepse integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë dhe se me…
Depozituesit e dëmtuar nga Banka “Eurostandard paralajmërojnë se këtë javë do të kenë takim me kryeministrin Zoran Zaev, të inicuar nga pres shërbimi qeveritar, ku presin mbështetje edhe nga partia në pushtet për propozim ligjin për dëmshpërblim. Nga Shoqata informojnë se pas takimit të mbajtur gjatë protestës paqësore përfaqësuesve të partive politike relevante u është dorëzuar një propozim ligj për dëmshpërblim, i cili pastaj si version i përpunuar u është prezantuar në takimin e ri punues javën e kaluar ku kanë marrë pjesë Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE-së dhe Dimitar Apasiev nga e Majta, por nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të…
Në emisionin Clik Plus në Tv 21 janë përballur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kundërkandidati i tij në zgjedhje, Zeqirja Ibrahimi.Ibrahimi ka rikujtuar përmbajtjen e programit zgjedhor “Kontrata”, prej së cilës sipas tij nuk është realizuar asnjë premtim. “Në tekst të Kontratës shkruan 10 shkolla dhe gjashtë foshnjore, katër garazhe në kate, efikasitet energjetik në komunën e Çairit, qendër rinore në lagjen Serava. A janë bërë? Jo!”, tha Ibrahimi. Ganiu nga ana tjetër mohoi se këto premtime kanë qenë pjesë e programit të tij parazgjedhor. Ai shtoi se mbi 40 milionë denarë qytetarët kanë borxh ndaj komunës.“Ne…
Qeveria nuk tërhiqet nga propozimi që regjistrimi i popullsisë të mbahet në prill të vitit 2021. Në propozimin e dërguar në Kuvend, organi ekzekutiv nuk ka ndryshuar asgjë në draftin e propozuar para shpërndarjes së Kuvendit në shkurt të këtij viti. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se ky propozim është hartuar në përputhje me kërkesat e opozitës nga e cila pret mbështetje dhe debat konstruktiv.https://www.youtube.com/embed/vHy6OPe3eSw?feature=oembed “Qeveria mbetet në tekstin e propozim-ligjit paraprak. I dimë vërejtjet e opozitës të cilat janë në kundërshtim total me standardet e BE-së. Neve kërkojmë regjistrim të cilin nuk do ta bëj një Komision Shtetëror…
Me mundësinë për kalimin e kufirit në Han të Elezit pa testin PCR për qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, janë rikthyer edhe linjat e rregullta të autobusëve Prishtinë-Shkup. Kështu është bërë e ditur nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, të cilët në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online Insajderi, deklaruan se “Linjat për Maqedoninë e Veriut sot kanë filluar të realizohen sipas orarit”. Tutje njoftohet se udhëtarët duhet t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). “Për ndonjë masë shtesë për parandalim të përhapjes së virusit nuk kemi,…
Edhe para sezonit të ngrohjes në vend, është arritur kulmi i ndotjes së ajrit. Ajri është i ndotur në disa pjesë të Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës, Manastirit dhe Koçanit. Ajër të rrezikshëm ka në Novo Lisiçe të Shkupit . Kjo tregohet nga stacioni matës “pulse.eco”, i cili sot ka matur 278 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër. Nga ana tjetër, stacioni shtetëror mati shumë më pak – 24 mikrogramë të grimcave PM 10. Ajri në këtë lagje ishte ndotur edhe një natë më parë. Qytetarët ankohen për një erë e pakëndshme. “Nuk e kam vërejtur, por pres që kjo…
Kryetarja e Komunes se Tetoves ne rrjetin e saj facebook ka postuar pamje nga bulevardi industrial ne Tetove duke vazhduar punimet. Ja postimi i Teuta Arifit: Vijojnë punimet për vazhdimin e bulevardit Industrial në Tetovë!
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 778 testime ndërsa janë regjistruar 177 raste të reja me koronavirus, shkruan SHENJA. Rastet janë regjistruar 96 në Shkup, Tetovë-19, Koçani-10.Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 107 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë.

