Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë (13 tetor 2020) mbajti mbledhje Kuvendi Qendror i partisë, i cili diskutoi për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe e miratoi raportin e Shtabit Qendror Zgjedhor.Përveç kësaj, Kuvendi Qendror i Alternativës konstatoi se procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm për koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, ndonëse është konstatuar se vetë procesi zgjedhor lë shumë për të dëshiruar, kjo për shkak të manipulimeve të shumta, për të cilat opinioni tashmë është njoftuar.Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për angazhimin dhe suksesin e punës së strukturave partiake dhe me këtë rast konkludoi se shumica e strukturave partiake kanë qenë në krye…

Lexo më Shumë

Dy herë më shumë qarkullim u realizua fundjavën e kaluar, e cila ishte “Fundjavë pa TVSH”, në krahasim me tre ditët para, pra më 7, 8 dhe 9 tetor. Sipas të dhënave nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) më 10, 11 dhe 12 tetor kur u zbatua masa nga pakoja e katërt “Fundjavë pa TVSH”, qarkullimi është 526 milion denarë, ndërsa kthimi i TVSH-së drejt qytetarëve për produktet, shërbimet dhe pajisjet kompjuterike të Maqedonisë së Veriut të blera deri më tani është 63,4 milion denarë. Kjo, siç njoftojnë për MIA-n nga DAP, është në përputhje me faturat e skanuara…

Lexo më Shumë

Suzana Shuc, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, deklaroi se zgjidhja e problemeve në Ballkanin Perëndimor nuk mund të vonohet më, sepse koha është një faktor shumë i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme të punohet në vendosjen e sundimit të ligjit dhe zbatimin e ligjit. Shuc nga Berlini, duke u kyçur në konferencën onlajn “Dy dekada nga fillimi i normalizimit të marrëdhënieve midis katërshes së Dejtonit” të organizuar nga Iniciativa Igman, tha se rajoni është një përparësi për Gjermaninë, si dhe anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE dhe…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për mbajtjen e seancave onlajn është se në atë mënyrë mund të keqpërdoren të drejtat e deputetëve që do të infektohen nga Kovid-19 dhe që Kuvendi ka kushte të mjaftueshme dhe se gjithçka që nevojitet është komunikimi i mirë midis qeverisë dhe opozitës. “Përgjigja jonë edhe në koordinim ishte njerëzore, a mund të përfshihet onlajn dikush në një gjendje të këtillë shëndetësore, nëse vendoset në një aparat për frymëmarrje dhe i gjithë publiku e sheh ndërsa përfshihet në Kuvend. Ky është një abuzim i rëndë i të drejtave civile dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka reaguar për zhvillimet e fundit në Agjencinë për Fonde Evropiane, që sipas hulumtimi të “A1on”, doli se projektet që financohen nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+, kanë përfunduar në trajnimin e gomerëve dhe kuajve si dhe tek një parukiere. NIKOLLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “I lexova informacionet e reja të serisë së gazetarisë hulumtuese rreth gjendjes në Agjencinë Nacionale për programe arsimore dhe mobilitet. Përshtypja është shqetësuese. Urgjentisht duhet të zbardhet rasti në tërësi. Duhet të hetohen të gjitha dyshimet dhe të zbardhet tërë pasqyra, sepse për shtetin vetëm një gjë është…

Lexo më Shumë

Mos hapja e kufirit me Kosovën ka shkaktuar shumë efekte negative. Kështu vlerëson kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma. I pranishëm në Tv Shenja, në emisionin “Paradite me ne” Suma vlerësoi se kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut nuk do duhej të ishte i mbyllur, përshkak se virusi është prezent gjithkund, mirëpo siç thotë me qenë se bizneset kanë funksionuar si duhet dhe shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur interes që ta hapë kufirin. Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit “Bizneset ose mallërat nga Maqedonia janë fut në Kosovë dhe po besoj se pikërisht përshkak se…

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita nuk arrijnë të dakordohen për mbajtjen e seancave parlamentare përmes platformës online. Në takimin e sotëm kordinues me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, VMRO-DPMNE ka kundërshtuar me arsyetimin se duhet të respektohet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ku sipas nenit 69, Kuvendi punon vetëm me prezencë të të zgjedhurve të popullit. Nga kjo parti vlerësojnë se nëse meren masat mbrojtëse shëndetësore, atëherë mund të mbahen seancat me prani fizike. Antonio Milloshovski “Nëse pushteti e ndryshon Kushtetutën dhe Rregulloren atëherë do të ishte në rregull, por nëse atë e bën në mënyrë të njëanshme, çdo ligj i miratuar…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 11 e 40 minuta në Spitalin klinik të Tetovës mjeku kujdestar pranë ambulancës së kirurgjisë për ndihmë mjeksore ka pranuar personin R.A 65 vjeçar nga fshati Bogovinjë njofton Televizioni Koha. Personi në fjalë ka pasur lëndime nga arrmë zjarri ku është konstatuar se ka pasur hyrje-dalje të plumbit në pjesën e kokës edhe përskaj mundimit të mjekëve R.A i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Sipas informatave të Televizionit Koha nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë dyshohet se rasti në fjalë mund të jetë vetëvrasje./Tv Koha

Lexo më Shumë

Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave. Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit. Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave,…

Lexo më Shumë

Gjykata Civile në Shkup hodhi poshtë paditë e prokurores Vilma Ruskoska kundër Igor Janushev dhe Hristijan Mickoski, pra kundër partisë politike VMRO-DPMNE. Gjykatësi Andrej Dimovski, duke shpallur aktgjykimin, tha se kërkesat nuk u pranua, gjegjësisht në afat brenda tetë ditësh palëve do t’u dorëzohet aktvendimi me shkrim ku e njëjta edhe do të arsyetohet. I autorizuari i prokurores Ruskoska, avokati Pançe Eftimov, pas publikimit të aktvendimit tha se do të presin ta marrin arsyetimin e përpiluar të aktvendimit dhe për të njëjtën do të ankohen. “Sipas mendimit tonë, janë përmbushur të gjitha kushtet për shpifje dhe përgjegjësinë për shpifje, por…

Lexo më Shumë

Më datë 12.10.2020 në orën 23.00 në SPB Shkup, nga gjinekologjia “Nënë Tereza” në Çair është denoncuar se tek ata në orën 21.30 pa vetëdije është sjellë A.R (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit.“Sipas denoncimit, është bërë tentim për reanimim, por në orën 23.00 është konstatuar vdekja tek A.R. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Nxënësit e Strugës thonë se vendimin për t’i dhënë fund bojkotit e kanë marrë bazuar në situatën epidemiologjike në vend dhe në konsultim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme nga qytetet tjera ku kishte protesta. Sipas tyre, qëllimi është që mos të rrezikohet jeta e askujt. “Sapo të qetësohet situata epidemiologjike, do të bëjmë hapa më të shpejtë për të reaguar për t’u kthyer në bankat e shkollës”, njoftojnë nga Këshilli Organizativ. Ky vendim vjen pas njoftimeve nga drejtoritë e shkollave në Strugë se do të vijojnë sanksione për ata nxënës që nuk do të kthehen në shkollë,…

Lexo më Shumë