Kompania e parë e Maqedonisë e licencuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore “NJSK Holding” sot e hapi kapacitetin prodhues për të cilin u investuan mbi 16 milionë euro. Fabrika e re shtrihet në sipërfaqe prej 17.800 metra katrorë në zonën industriale Qojlia në Komunën e Petrovecit. Reparti i ri prodhues disponon me pajisjen më bashkëkohore për laborator fizik dhe mikrobiologjik për të cilin janë investuar mbi një milion euro. Sipas kryeministri Zoran Zaev, i cili mori pjesë në hapjen, investime e tilla në kushte të pandemisë japin siguri dhe hapin vende pune. Kompania NJSK është pjesë e grupacionit…
Author: Hamdi Kumanova
Nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë” tha Filipçe sot në një konferencë për shtyp duke shpjeguar se tre masat e propozuara paraprakisht, gjegjësisht për mbajtjen e maskës në të hapur, ndalesën e grumbullimit mbi 4 persona pas orës 22:00 dhe për mos pranimin e mbi 4 personave në shtëpi kanë probleme formalo-juridike të cilat duhet të zgjidhen. Ndërkaq sa ju përket spitaleve, sipas Filipçes ka strategji të pastër si kristali për atë si do të përballet shteti në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan Portalb.mk. Pas rekomandimit të tre masave të reja për mbrojtje nga përhapja…
Një bord iniciues i formuar nga shtetas të Maqedonisë që banojnë në Gjermani përmes një letre të hapur apelojnë për përmirësimin e shërbimeve në misionet diplomatike dhe konsullore të vendit dhe kërkojnë thjeshtimin e procedurës për marrjen e pasaportave të Maqedonisë. “Përderisa rritet nevoja për informacion të saktë dhe të shpejtë, mënyra e funksionimit të misioneve diplomatike dhe konsullore mbetet e njëjtë. Ne i vlerësojmë shërbimet që i marrim prej tyre si të padenja dhe të pamjaftueshme për ne. Këto shërbime janë në nivel të vjetruar dhe nuk ofrojnë shërbim fleksibil, efikas dhe të denjë për qytetarët tanë në Gjermani.…
Bashkimi Demokratik për Integrim propozon që seancat e Kuvendit tëmbahen edhe online. BDI konsideron që Kuvendi duhet të shqyrtoj mundësinë e ndryshimit tëRregullores së punës në pjesën që i përket saktësimit se çfarë në faktnënkuptohet me fjalën prani të deputetëve, qoftë ajo prani fizike apoonline. BDI kërkon arsye të shëndosh edhe nga partitë opozitare që edhe ata tëshqyrtojnë këtë propozim me qëllim që të evitohen mundësitë për cënim tëshëndetit të deputetëve dhe të administratës si dhe bllokimin eproceseve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në rregulloren aktuale të Kuvendit qëndron fjalia “prani”. BDI dëshironqë të specifikohet që prania…
Prej fillimit të vitit shkollor deri më sot numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin nga distanca është rritur për 17 për qind, përkatësisht rreth 87 për qind e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Falë mënyrës së vendosjes së mësimit nga distanca, mësimi realizohet me sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në…
Janë regjistruar 624 shkelje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Zyra evropiane për azil, EACO, kumtoi se numri i aplikimeve për azil në BE dhe zonën e Shengenit është 31 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Në gusht të këtij viti 40 mijë persona kërkuan azil në ndonjë vend të BE-së, që është 40 për qind më pak se në janar të këtij viti, kur numri ishte mbi 65 mijë, tregojnë të dhënat nga Zyra. Prej fillimit të këtij viti gjithsej 295.075 persona kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, për periudhën e njejtë në vitin 2019 numri është…
Të enjten, 15 tetor 2020 do të organizohet vënia zyrtare në përdorim e stacionit të ri të monitorimit të cilësisë së ajrit. Ceremonia do të mbahet para stacionit i cili është i vendosur në afërsi të Kopshtit “Detska Radost” – kloni “Luledielli”, në rrugën Risto Janev në Gjevgjeli, duke filluar nga ora 12. Fjalime të tyre do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Dejvid Gir dhe kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov. Furnizimi i stacionit të monitorimit u realizua në kuadër të…
Çështjet dhe temat që synojnë tejkalimin e mosmarrëveshjeve historiografike, si dhe çështjet që kanë penguar punën e Komisionit në të kaluarën, do të vendosen në tryezë në takimin e dhjetë të Komisionit bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe edukative ndërmjet Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup. Në takimin, i cili mbahet pas një pauze të gjatë në punën e Komisionit, është planifikuar të përfundojë me diskutimin e filluar tashmë në lidhje me harmonizimin e rekomandimeve për tekstet shkollore të historisë për klasën e 7-të në Maqedoninë e…
Sindikata e Policisë në Maqedoni përmes kumtesës sot kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i zgjidhë problemet e tyre e uniformat dhe me automjetet e parregullta zyrtare. “I ‘zbukuruat’ stacionet e policisë, ndërsa nëpunësit policorë voziten me automjete të parregullta, uniformën akoma nuk e kanë të kompletuar, dimri ja ku po vjen, ndërsa kolegët e rinj, numër edhe deri disa mijë edhe më tej do të ngrijnë me xhupin e njohur me peshë as më pak e as më shumë se ‘300 gramë’. Deri kur nëpunësit policorë do t’i kryejnë detyrat zyrtare me uniformë ‘kush si të gjendet’ dhe…
Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, në Gjykatën Penale është anuluar seanca e sotme për rastin “Target Fortesa”. Avokati në seancën e sotme deklaroi se bashkëshortja e Mijallkovit ishte infektuar me koronavirus, por që edhe vetë Mijallkov ka simptoma. Një ekip mjekësor tashmë ka kryer kontrolle shtëpiake dhe ka konstatuar se Mijallkov ka temperaturë të lartë dhe koll të thatë dhe se tashmë po merr terapi adekuate. Sipas avokatit Ljupço Shvrgovski, Mijallkov sot pasdite do të bëj test për Covid-19. Ndryshe në seancën e sotme duhej të dëshmojë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç.
Përmes Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë qasje të shpejtë deri tek ilaçi Remdesivir. Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje kornizë me kompaninë farmaceutike “Gilead” për sigurimin e 500 mijë doza “Veklury”, emri i ilaçit “Remdesivir”. Marrëveshja e përbashkët është nënshkruar me 36 shtete, përfshi këtu vendet e Evropës si, Norvegjia, Islanda, Mbretëria e Bashkuar dhe gjashtë vende aktualisht anëtare ose kandidate për anëtarësim në BE, ku përveq Maqedonisë, mbështetje direkte në lidhje me furnizimin e ilaçit mund të kenë edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, BeH. “Veklury” është ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19…

