Author: Hamdi Kumanova

Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën pas takimit të rregullt do të kenë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev, të cilit do t’i propozojnë restrikcione të caktuara, kanë thënë për Faktor nga Komisioni për Sëmundje Infektive. “Sot nuk rekomandojmë asgjë, kemi lejuar të shohim se si do të lëvizin numrat e personave të infektuarve dhe gjatë vikendit, por biseduam që t’i propozojmë Qeverisë masën e cila ka të bëj me punën e objekteve hotilerike, marketeve, ushqimeve të shpejta, furave. Propozimi jonë është që nga ora 23.00 deri në orën 05.00 të mos punoj asgjë, ose prej orës 22.00 deri në…

Lexo më Shumë

Duhet të gjejmë zgjidhje politike, por nuk mundet të bëhen kompromise për historinë dhe gjuhën, ose me kërkesa të pakicave kombëtare, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev pasi u pyet për mosmarrëveshjen Shkup-Sofje. “Anëtarët e Komisionit Maqedono-Bullgar janë profesionistë, ata do ta kërkojnë dhe do ta mbrojnë, sikur deri tani, të vërtetën historike dhe interesin nacional bullgar. Mesazhi im për ta është se politikanët nuk mund të heqin dorë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë dhe BE-në. Është koha për të gjetur një zgjidhje politike që do të konfirmojë të gjitha parimet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë…

Lexo më Shumë

Do të ishte jashtëzakonisht e mirëseardhur ndërhyrja e z. Ali Ahmetit në eliminimin e lojërave nëntokësore që po luhen në emrin e tij! Ali Ahmeti është dashamirë i madh i BFI-së dhe gjithnjë ka qenë për funksionimin e këtij Institucioni në kuadër të akteve normative të vetë Institucionit por edhe në kudër të ligjeve të shtetit Shkruan Afrim Tahiri Po dëgjohen muhabete nga brenda BFI-së se si Shaqir Fetai, tek po jep shpirt për t’u bërë kryetar ilegjitim i BFI-së, po manipulon në emër të liderit të BDI-së, z. Ali Ahmetit, i cili, gjithnjë sipas Shaqir Fetait, i paska thënë…

Lexo më Shumë

Zv. Kryeministri për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski në seancën e radhës të Qeverisë do të kërkoj shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane, LIdija Dimova. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Nikollovski ka shkruar se ka qëndrim të kundërt me Dimovën dhe se ajo duhet të jep dorëheqje. “Drejtoresha Lidija Dimova, vlerëson se nuk duhet të jep dorëheqje, por unë kam qëndrim të kundërt. Në seancën e radhës qeveritare do të kërkoj dorëheqje dhe shkarkim të drejtoreshës së Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane”, ka shkruar në FB, Ljupço Nikolovski.

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë mbrëmë në orën 21.45, mbi bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë arrestuar F.Z. (26) nga Kumanova për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve e 11 muajve në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Idrizovës. Nga MPB sot informojnë se për të është shpallur fletë-arrest për person të dënuar i cili ka ikur nga burgu, i dënuar për vepër të kryer penale sipas nenit 418 dhe sipas nenit 131 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko për afër dy muaj ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e infektimit me koronavirusin Covid-19. Merko tashmë është lëshuar nga spitali dhe vazhdon të kurohet dhe rehabilitohet në kushte shtëpiake, shkruan in7. Burime të in7 konfirmojnë se kreu i Strugës ka dalë nga spitali mbrëmjen e djeshme dhe për momentin ndodhet në shtëpinë e tij në Strugë. Gjendja shëndetësore e tij është stabile, por ka nevojë edhe për disa ditë rehabilitim, ndërkaq në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup ka qenë ishtruar që nga 20 Gushti./in7.tv/

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk janë në një mendje rreth masave të reja. Disa prej tyre i mirëpresin të njëjtat, por shtojnë se duhet të sillen të tjera më shtrënguese, të cilat sipas qytetarëve do të japin më shumë rezultate. Më shumë mirëpresin mbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Edhe pse vazhdimisht nëpër media po qarkullojnë informacione se mbajtja e vazhdueshme e saj është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve sepse thithin të njëjtin ajër të konsumuar njëherë, shumë mjek në nivel botërorë i kanë quajtur këto informacione si spekulime. “Mirë është ajo, madje duhet të sjellin masa tjera edhe më shtrënguese.…

Lexo më Shumë

Policia e Strugës ka gjetur 50 gram kokainë te 23 vjeçari, shtetas i Shqipërisë, njoftoi sot SPB e Ohrit. Sipas zëdhënësit të SPB- Ohër, Stefan Dimoski, DPB e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.R (23) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. “Nëpunësit policor nga Sektori i policisë kriminalistike- Sektori për tregti të palejuar me drogë në koordinim me DPB- Strugë dhe Qendrës rajonale Perëndim në rrugën e pikës kufitare Qafë Thanë- Strugë kanë ndaluar një veturë…

Lexo më Shumë

Për propozimet e reja të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Sipas juristëve, ndryshimet ligjore që mendon t’i propozojë qeveria janë të papranueshëm edhe përkundër situatës në të cilën gjendet shteti, pasi, sipas tyre, sidomos me kufizimin e mysafirëve, cenohet shenjtëria e familjes. “Ndërhyrja në familje apo kufizimi i mysafirëve është i papranuar me të drejtën ndërkombëtare, pasi familja është e shenjtë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në ato rrethana, mirëpo është interesi publik që deri tani kjo qeveri nuk studion gjendjen faktike dhe në bazë të saj…

Lexo më Shumë

Për momentin përveç rekomandimeve të javës së kaluar nuk ka nevojë për restriksione tjera shtesë për shkak të Covid-19, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Gjatë javës së kaluar, sic tha ministri Filipçe, rekomanduam të mos ketë grumbullime të më shumë se katër personave pas orës 22, të mos ketë grumbullime të më shumë se katër personave në kushte shtëpiake, gjë që e zbatojnë edhe vendet tjera evropiane dhe rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur, për shkak se mendojmë se kjo është masë që do të ndikojë në uljen e kësaj vale me të cilën përballemi.…

Lexo më Shumë

Aplikuam për vaksinën kundër Kovid-19 përmes Kovaks mekanizmin dhe keni qasje deri tek sasia përkatëse për vaksinimin e popullatës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vendosëm, theksoi ministri, kjo të jetë 20 për qind sipas rekomandimit të komitetit për imunizim, nga dy doza ato janë 800.000 doza për të cilat tani më kemi aplikuar. “Dje u lejua sasia jonë atje. vaksina e parë e cila do të arrijë në treg do të jetë e barabartë me shpërndarjet mes të gjitha vendeve anëtare të cilat kanë aplikuar përmes Kovaks mekanizmit. Do të thotë se kur do ta marrin vendet e zhvilluara…

Lexo më Shumë

Me 60 vota për, 22 kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi sot votoi vendimin për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Sot u votua vetëm për numrin e tyre, ndërsa propozimet për kandidatët deputetët do t’i diskutojnë në seancë kur do të sigurohen 61 vota, shkruan Portalb.mk. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozoi që Kuvendi të ketë 5 nënkryetar, duke u thirrur në ligjin për punë të Kuvendit të miratuar para disa viteve nga shumica VMRO – BDI. Ai më herë ka sqaruar se ky ligj e obligon që të propozojë për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve.…

Lexo më Shumë