Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot mori pjesë në video konferencën e rregullt vjetore me atashetë e mbrojtjes të akredituar në vendin tonë. Në takim, ministrja Shekerinska iu referua vitit të kaluar dhe arritjeve në mbrojtje dhe në Armatë.
“Megjithëse viti 2020 ishte viti i koronavirusit për ne dhe vendin tonë ishte edhe viti i NATO-s. Ne kemi bërë angazhim prej disa dekadave për t’u bashkuar me Aleancën dhe jam shumë e kënaqur që kam takimin tonë të parë me atashetë si anëtari i 30-të i NATO-s”, tha ajo.
Shekerinska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, theksoi se anëtarësimi i vendit tonë në NATO do të thotë investim në ardhmëri dhe sigurinë e qytetarëve dhe nderë për Armatën.
“Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Vasko Gjurçinoski u bë prezantim mbi pjesëmarrjen e Armatës në menaxhimin e koronavirusit, pjesëmarrjen ushtarake tonë në stërvitjet ndërkombëtare, arritjet në aspektin e perspektivave gjinore, përmirësimin e kapacitetit të poligonit ushtarak Krivollak, transformimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe aftësitë e Qendrës sonë rajonale për marrëdhëniet me publikun”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.




