Author: Hamdi Kumanova

Angazhimi ynë është që masat restriktive të jenë minimale dhe vetëm kur kjo të jetë e domosdoshme për mbrojtje të shëndetit publik. Sa më shumë t’u përmbahemi masave dhe rekomandimeve të cilat janë dhënë deri më tani, aq më shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Forumin e shtatë rajonal për sundim të së drejtës në Evropën Juglindore me temë “Kovid-19 dhe të drejtat e mbrojtura me Konventën e Evropës për të drejta të njeriut”. “Së bashku me shtetet e tjera edhe Maqedonia e Veriut po bën përpjekje maksimale për ta mbrojtur shëndetin publik…

Lexo më Shumë

Zyrtarët përgjegjës të funksioneve i shohin anomalitë e funksionalitetit të sistemit dhe propozojnë masa të përshtatshme, kështu që ne do të këmbëngulim në procesin e decentralizimit që të mund të kemi juridiksion mbi njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë administrativisht në territorin e Qytetit të Shkupit, deklaroi sot kryetari i komunës së Shkupit Petre Shilegov. “Duhet të ekzistojë dualizëm në fushën e inspektimit, veçanërisht në planifikimin urban, pikërisht për shkak të shembujve të qartë të mosrespektimit të ligjit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse shohim se nuk kemi vetëkontroll, për të vendosur kontroll hierarkik mbi njëri-tjetrin”, tha Shilegov duke iu…

Lexo më Shumë

Ekspertiza e dheut nga Liqeni i Smilkovës dhe automjetit “Opel Omega” i gjetur në vendin Vrazhivir, menjëherë pas vrasjes së pesëfishtë edhe sot ishte temë e seancës për rastin “Monstra”. Sipas ekspertes Vesna Antiq, e cila në vitin 2012 ishte kryeinspektorja për ekzaminim kimik në MPB, nuk u bë asnjë ekspertizë për këtë rast, por vetëm një analizë ku u konkludua se mostrat nga vendi përkojnë me njëri-tjetrin. Mbrojtja e të pandehurve në këtë rast, në fjalimin e tyre, shprehu dyshime për të gjithë procedurën mbi ekspertizën e dheut. “Kjo eksperte nuk ka bërë ekspertizë, por vetëm analizë për të…

Lexo më Shumë

Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, anulohet për më 28 tetor për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vetëizolim, për shkak të koronavirusit. Mbrojtësi i Spiro Ristovskit, në gjykatë ka dorëzuar njoftim se i akuzuari do të jetë në vetëizolim deri më 21 tetor. I akuzuari i parë Trajko Veljanovski, gjithashtu, ka vendim për vetëizolim deri më 22 tetor. Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë…

Lexo më Shumë

Problemet familjare janë arsye që policia e Tetovës ka ndërhyrë dje në një fshat të Tetovës dhe arrestoi një person nga Kosova. Denoncimi i parë në polici erdhi nga gruaja e kosovarit, e cila në vendlindje ka ardhur me fëmijët. “Mbrëmjen e kaluar (15 tetor) në orën 20:30, një banore 26-vjeçare e një fshati të Tetovës në SPB Tetovë denoncoi se burri i saj 26 vjeçar A.A. nga Republika e Kosovës me tre të afërm të tjerë erdhën në shtëpinë e babait të saj, ku ajo po qëndronte. Duke vepruar kështu, A.A. dhe kërcënuan me jetë dhe synuan, sipas raportit,…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike e përmbylli Fundjavën e parë pa TVSH përmes së cilës qytetarët kanë mundur të realizojnë kthimin e vlerës së plotë të TVSH-së për prodhimet dhe shërbimet e blera vendore dhe pajisjes kompjuterike. “Në 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204 088 qytetarë kanë blerë prodhime dhe shërbime vendore si dhe pajisje kompjuterike dhe kuponët e lëshuar fiskal i kanë skenuar përmes aplikimit TVSH-ja ime. Në Fundjavën pa TVSH është realizuar qarkullim prej 558.176.715 denarë me çfarë qytetarët do të realizojnë kthim të TVSH-së në vlerë prej 66.853.929 denarë”, bëri të ditur Drejtoria…

Lexo më Shumë

Si pjesë e operacionit “Refleksi”, nëpunësit e policisë nga disa njësi organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme parandaluan hyrjen e 252 migrantëve përgjatë kufirit me Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë dhe brenda, në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut. Njoftimi i sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme kujton edhe ditën e djeshme kur u arrestua edhe një grup i organizuar kriminal me 12 anëtarë për kontrabandë me emigrantë. MPB, nënvizohet, edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet për parandalimin e hyrjes ilegale në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Lexo më Shumë

Dje përfaqsuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, sllovaku Lajcak ishte në Prishtinë dhe takoi të gjithë krerët e politikës dhe të shtetit të Kosovës.Në përfundim të një dite të gjatë politike deklarata e tij ishte e qartë: Nëse doni një marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të lëshoni tek asosacioni i Komunave serbe në Kosovë. Pas një marrëveshjeje aspak të lumtur në Uashington , Kosovës gjoja në emër të integrimit te metejshem Europian dhe liberalizimit të vizave, i duhet të lëshojë akoma ndaj Serbisë.Kësaj rradhe jo vetëm në Veri, por edhe në territorin brenda Kosovës, që në fakt duket si një “Serbi e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes është takuar me studentët nga viti i gjashtë për mjekësi të përgjithshme, të cilët do të ndihmojnë në betejën me Kovid-19. “Të gatshëm për të ndihmuar! Sot në mëngjes u takova me studentët nga viti i gjashtë për mjekësi të përgjithshme të cilët do të ndihmojnë në betejën me Kovid-19. Më vjen shumë mirë që punonjësit e ardhshëm shëndetësorë janë aq të ndërgjegjshëm dhe e njohin rolin e tyre të rëndësishëm shoqëror në momente të krizës”, ka shënuar ministri në profilin e tij në Fejsbuk. Ai theksoi se kontributi i tyre është…

Lexo më Shumë

I pyetur se si e komenton rritjen e rasteve të reja me COVID-19, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se nuk mbështet një mbyllje të serishme të vendit, por që qeveria do të respektojë të gjitha sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. “Të gjithë sugjerimet e reja që do të vijnë nga Komisioni do t`i respektojmë, njëkohësisht, personalisht unë nuk jam mbështetësi i “LOCK DOWN”, nuk jam mbështetës i mbylljes, nuk jam mbështetës i orës policore, por jam mbështetës për gjithçka që do të mund ta ndalte përhapjen e infeksionit”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se zgjidhje më e mirë…

Lexo më Shumë

Kundër dy personave është dorëzuar propozim aktakuzë për veprën penale uzurpim të patundshmërive në përputhje me nenin 225 alineja 1 nga Kodi Penal.Siç informon Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA, i akuzuari i parë është 39-vjeçar banor i Gllumovës.Ai si tregtar-individë i cili kryen veprimtarin e transportit ujor, në një datë të pacaktuar saktësisht me qëllim ka marrë në pronësinë e tij patundshmëri të huaj e cila me dekret është shpallur zonë e mbrojtur natyrore.Në parcelën kadastrale në bregun e liqenit Matka ka vendosur platformë të drurit në hapësirë prej 120 m2 me konstruksion metali, në të cilën ka ndërtuar objekt…

Lexo më Shumë