Vendimi për fillim të bisedimeve me BE-në do të jetë ose sukses i përbashkët ose mos sukses i përbashkët, para se gjithash i Evropës. Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare, fillimi i së cilës në asnjë mënyrë nuk guxon të varet nga çështje identitare. Kështu shprehet zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në paraqitjen e sotme për media, pas dështimit të komisionit për çështje historike të vendit tonë dhe Bullgarisë, raporton SHENJA. Duke folur për situatën momentale të krijuar nga Bullgaria, ai përmendi se në preambulën e Marrëveshjes me Bullgarinë thuhet se duhet të…
Author: Hamdi Kumanova
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi perëndimor i vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri më 12 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 17 deri më 24 gradë celsius. Ditën e diell do të ketë kushte për reshje të shiut në pjesën perëndimore të vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit (16/17.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 541 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme bën apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook falënderoi kolegët e tij që nuk u dorëzuan dhe bënë çmos për të ruajtur shëndetin e pacientëve. “Kolegë, faleminderit që nuk u dorëzuat! Faleminderit që bëtë çmos për të kursyer, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e pacientëve tanë. E gjithë barra është mbi kurrizin tuaj dhe ju meritoni respektin dhe mirënjohjen më të madhe për njerëzimin, kujdesin dhe sakrificën tuaj. Në këtë luftë me Covid-19, ju jeni heronjtë tanë”, shkruan Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Arrestohet një person nga Shqipëria në Qafë Thanë Më 17.10.2020 rreth orës 01.30 pas mesnatë në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, zyrtarët policor kanë privuar nga liria C.L 34 vjeç nga Shqipëria – Peshkopi. Gjatë kontrollimit të pasaportës zyrtarët policor kanë konstatuar se personi në fjalë është në listën me masën “arrestime” me këkresë të Interpolit- Athinë, Republika e Greqisë.
Komisioni rregullator për shërbime të energjetikës dhe ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon konsumatorët se ata mund të paraqesin ankesë në KRE, nëse faturat e energjisë elektrike të marra nuk përkojnë me konsumin real të energjisë elektrike. “Nëse konsumatorët marrin fatura në të cilat faturohet konsum joreal i energjisë elektrike, ata mund të paraqesin ankesë në KRE. Komisioni i ankesave që vepron brenda KRE-së, do t’i japë përparësi zgjidhjes së tyre. Në periudhën e kaluar kemi një tregues nga konsumatorët që ata marrin fatura të larta të energjisë elektrike për një muaj, ndërsa muajin tjetër marrin vetëm…
Qytetarët në Strumicë patjetër që kanë arsye për shqetësim, sepse në atë komunë vetëm ditën e djeshme kishte 30 raste të reja me coronavirus dhe kështu numri arriti në 334 persona. Tetova me 27 dhe Kumanova me 21 raste të reja, gjithashtu kanë një numër të lartë të të infektuarve, por edhe përhapje të mëdha të infeksionit. Ndërsa nga komunat e Shkupit, më shqetësuese është Aerodromi, ku numri i rasteve të reja dje ishte 456, krahasuar me 429 një ditë më parë. Pason komuna Qendër me 394 dhe Karposh me 392, të cilët praktikisht i afrohen Aerodromit sipas numrit të…
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Rotacioni i parë është i përbërë nga oficerë të shtabit dhe tog për sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”. Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it. “Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin e Ditës botërore të kursimit (31 tetor) ka organizuar Konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, konkurs i cili do të jetë i hapur deri më 20 tetor, transmeton Portalb.mk. Në këtë konkurs planifikohet ndarja e çmimeve në vlerë prej 3 mijë deri 6 mijë denarë për 15 nxënës. “Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarësh, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë bankë në Republikën e Maqedonisë…
Më 16.10.2020 rreth orës 08.20 në Kumanovë, zyrtarë policor nga SPB – Kumanovë, bazuar në një urdhër të gjykatës, arrestuan B.S (26) nga Kumanova për vuajtje të një dënimi me burg prej pesë vjet e gjysmë në burgun e Idrizovës për vepër penale “tradhti bashkëshortore” sipas nenit 187 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personi u dërgua në burgun e Idrizovës. Më 10.10.2020 në orën 01.25 në Kumanovë, zyrtarë policor nga SPB – Kumanovë, bazuar në një urdhër të gjykatës, arrestuan E.B (25) nga Kumanova për vuajtjen e një dënimi me burgim prej një viti në burgun e Kumanovës për një…
Qasja në arsimin cilësor është parandalimi më i mire nga varfëria, prandaj si ministre e vazhdoj angazhimin tim të fortë për të zhdukur varfërinë dhe për t’i përmirësuar kushtet për mësimin në vend. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në video fjalimin me rastin e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare – 17 Tetori për luftën kundër varfërisë. “Mungesa e qasjes në arsim të mirë është e lidhur drejtpërdrejt me varfërinë. Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë qasje të barabartë në mësim për të gjithë fëmijët dhe ta përmirësojmë cilësinë e tërë procesit arsimor përmes sërë reformash. Me…
Përfundimisht, një veto nga Bullgaria ndaj Maqedonisë do të ishte në dëm të të dyja vendeve dhe do të shkaktonte një rikrijim të sentimientit anti-bullgare në Maqedoni, tha ish-Kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski në emisionin “360 Gradë”. “Unë mendoj se nëse Bullgaria vendos veton, ajo do të bëjë një hap shumë të keq për marrëdhëniet e ndërsjella, dhe mbi të gjitha për veten e saj. “Për shkak se gjendja antibullgare do të rritet përsëri këtu, përsëri do të jepet hapësirë për histori se Bullgaria nuk është miku ynë, por armiku ynë …”, thotë Georgievski.

