Komuna e Studeniçanit është pajisur me një kamion të ri, i cili do të përdoret për larjen dhe pastrimine rrugëve dhe për shërbime komunale nga ndërmarrja publike, “NKP Studeniçan”.
Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiki ka theksuar se komuna e Studeniçanit do të përpiqet të përmirësojë kushtet për qytetarët në të gjitha fushat dhe mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është parakusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Studeniçanit.
Së fundi Sadiki po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve të premtuara gjat kampanjës të vitit 2017, madje ai bëri më shumë seç premtoj në infrastrukturë publike, ujësjellës, kanalizim, trotuare, gjelbrim, ndriçim publik, ka përfunduar ndërtimin e rrugëve me pllaka bekatoni. Por, tani ai po kujdesët për mirmbajtjen e rrugëve.



