Kanë ngelur edhe dy ose tre seanca gjyqësore për rastin Monstra për të përfunduar si gjykim, përkatësisht si rigjykim. Në seancën e sotme pati tensione mes prokurores së lëndës Fatime Fetai dhe avokatit të palës mbrojtëse Naser Raufi në lidhje me ekspertizën e dheut në vendin ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë. Avokati i palës mbrojtëse thotë se kjo ekspertizë është fallco dhe është pikërisht montim i rastit. “Zonja Antiq tha që ajo praktikisht nuk ka bërë ekspertizë të dheut, por ka bërë analizë. Për këtë analizë nuk kemi ndonjë procesverbal, asnjë raport nuk kemi të asaj, por kinse e…
Author: Hamdi Kumanova
Tre infermiere të tjera nga Reparti i sapohapur për sëmundje infektive pranë Spitalit të Strumicës janë pozitive me Kovid-19 dhe me këtë numri i përgjithshëm i punonjësve të infektuar u rrit në tetë, dy prej të cilëve janë mjekë, informoi drejtori Naqe Gogov. “Edhe krahas asaj që angazhuam personel nga reparte të tjera, megjithatë ndjehet nevoja për personal shtesë, sepse numri i rasteve të reja dhe i atyre që po mjekohen në spital prej ditës në ditë po rritet. Kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë të na lejojë pranim të infermiereve me kontratë, e gjithashtu presim të pranohet edhe kërkesa jonë…
Donacion në vlerë prej rreth 200 mijë eurove të përbërë nga 15 tenda të mëdha, gjeneratorë, pako higjienike, maska mbrojtëse FFB2 dhe FFB3, janë siguruar nga Sllovakia për Maqedoninë e Veriut përmes mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, si mbështetje në luftën kundër Kovid-19. “Ne punojmë sipas parimit të solidaritetit të Bashkimit Evropian. Maqedoninë e Veriut e konsiderojmë si një prej vendeve më mike me të cilën na lidhin shumë punë nga koha e Shën Cirilit dhe Metodit”, tha në pranim dorëzim ambasadori i Sllovakisë, Henrih Markush. Ai theksoi se Sllovakia ka dashur të ndihmojë sa më shpejtë me…
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Nesër në rotacionin e parë 44 pjesëtarë të Armatës do të drejtohen në misionin e NATO-s në Kosovë, të përbërë nga oficerët e shtabit dhe tokë sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”. Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në…
Nëse nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19, nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve në vend të arrijë deri në 1000 në ditë, thotë kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski. Ai njëherit thekson se pavarësisht numrit të të infektuarve ditëve të fundit ka shënuar rritje, nuk mendohet propozimi i orës policore. Ahengjet, koncerte dhe manifestimet tjera ku askush nuk mbante maska janë shkaktar të rritjes së numrit personave të prekur me Kovid-19, thotë Karaxhoski. “Atë që e themi vazhdimisht si rekomandim, mosgrupim, mbajtje e distancës prej dy metrash,…
Kopshtet nuk do të qëndrojnë të hapura me çdo kusht, nëse rritet numri i rasteve pozitive të koronavirusit në vend, porositi sot nga Shtipi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo theksoi se nga 9 shtatori deri më sot, çdo ditë po monitorohet gjendja në kopshte, ndërsa vendimet merren së bashku me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Qeverinë. “Fjalia ime e fundit ishte që ne nuk do t’i mbajmë kopshtet e hapura me çdo kusht, nëse shohim se po rritet numri i rasteve pozitive në vend. Gjendja shëndetësore e 15 fëmijëve, të cilët ishin pozitivë nga dita e…
Dje përfundoi festivali i 9-të ndërkombëtarë i filmit, Tiff Oda i cili u mbajt prej me datë 9 tetor të këtij viti në Tetovë . Drejtori i këtij festivali, Berat Asani theksoi për Portalb se mbrëmë festivali u përmbyll me transmetimin e filmit “Zana” dhe me përmbylljen e këtij festivali janë ndarë edhe disa çmime për kategorinë “Win Panorama”, ku filmat që fituan çmime ishin “Da Yie”, “Why is mom always crying”, “Miles to fly”, “A moment of love” dhe “Sticker”. Berat Asani, drejtor i festivalit Tiff Oda theksoi se mbrëmë kanë pasur një natë festive ngase ishte nata e…
Kryeministri bullgar Boyko Borissov publikoi në Facebook se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së. “Bullgaria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në atë drejtim gjatë presidencës sonë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit. I vlerësoj përpjekjet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve evropianë, si dhe të jetës ekonomike”, tha Borisov në profilin e tij në Facebook. Ai shtoi në publikim se i ka thënë…
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot realizuan vizitë pune në dy shkolla komunale me qëllim që të njoftohen me gjendjen aktuale të realizimit të mësimit. Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shabani theksoi se me mënyrën e të mësuarit nga distanca, mësimi po realizohet me sukses edhe gjatë periudhës së pandemisë. Në shkollat të cilët i plotësojnë protokollet e shëndetësisë mësimi realizohet me prani fizike ku po respektohen protokollet dhe masat mbrojtëse . “Vazhdimisht rritet përfshirja e nxënësve të cilët mësimin e ndjekin nga distanca dhe pjesa më e…
Banka popullore informoi se në Prokurorinë publike ka parashtruar padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Bankën Eurostandard SHA Shkup, ta ni në falimentim. “Duke e pasur parasysh nenin 181 të Ligjit për bankat, me të cilin i vihet normë veprës penale – Shkaktim i falimentimit të bankës, Banka popullore në Prokurorinë publike ka parashtruar paraqitje penale kundër ish-personave përgjegjës në “Eurostandard banka” SHA Shkup – tani në falimentim. Njëkohësisht, në Prokurorinë publike, Banka popullore propozoi edhe ndërmarrjen e masave të cilat janë në drejtim të mbrojtjes së interesave të kreditorëve”, kumtoi Banka popullore. Nga atje shtojnë se për shkak të…
Nuk ka konsensus për mundësinë e punës së Kuvendit plotësisht ose pjesërisht “online”. Kryeministri Zaev ftoi deputetët të jenë në përgjegjësinë e detyrës dhe të mendojnë mekanizma se si të mos pengohet funksionimi i ligjvënësit edhe nëse situata me virusin përkeqësohet, gjë që sipas tij është e pritshme të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm me sezonin e dimrit. Me bisedime dhe me mençuri mendoj se Parlamenti do të sjellë vendimet më të mira dhe më me përgjegjësi për një Kuvend më funksional, Kuvend që po ashtu mendon se çfarë do të ndodhë për 15 ditë ose për një…
Komuna e Aerodromit vazhdon të jetë në krye të listës së komunave me më shumë të infektuar me COVID-19. Edhe pse është shndërruar në “vatër” të virusit Korona shumë qytetarë në këtë komunë nuk respektojnë fare masat. Nuk mbajnë maska dhe nuk ruajnë as distancën. “Ka që nuk besojnë aspak, ka që janë të frikësuar shumë, ka si unë që janë si unë të kujdesshëm, por jo rreptësishtë të kujdesshëm. Nuk u besoj shumë numrave, por pse rritet, sepse e tillë është pandemia, shpejtë infektohen njerëzit por mendoj se nuk janë aq fatale pasojat.” “Nuk komentoj” “Gjysma besojnë, gjysma nuk…

