Mbrëmë , dhjetë minuta pas mesnate, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Xh.I. (26) nga Tetova, i cili më parë kishte vjedhur një veturë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të 35-vjeçarit S.N. nga Tetova, i cili veturën e kishte parkuar në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë informon Tetovasot.
Vetura e vjedhur është gjet dhe është kthyer tek pronari, ndërsa personit Xh.I. iu konfiskua një thikë dhe i njëjti ësht[ mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet një paraqitje adekuate penale



