Author: Hamdi Kumanova

Fati i masave të reja anti-kovid si bartja e maskave në hapësira të jashtme dhe kontrollet policore nëpër shtëpi për mysafirët e tepërt, do të jetë në duart e deputetëve. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive pritet të miratohen me procedurë të shkurtuar, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, ligj tanimë është në procedurë parlamentare dhe me amendamenteve do të ketë mundësi të ndërhyhet javës që vjen. “Një situatë e tillë praktikisht u detyrua, që të ndërhyhet në ligj, sepse një pjesë e dekreteve, rekomandimet për bartjen e maskave mbrojtëse në mjedisin e jashtëm…

Lexo më Shumë

Opozita është kundër idesë së pushtetit- deputetët që janë në izolim të votojnë në seancat parlamentare nga shtëpia me kompjuter. Ky është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Sipas tyre, votimi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Parlament. Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, madje propozon që deputetët të cilët janë të izoluar, ose të sëmurë duhet të japin dorëheqjen dhe të zëvendësohen me ata që janë në radhë nga lista e kandidatëve. Nuk është humane, nuk është njerëzore t’i bësh njerëzit nga shtrati të shtyjnë agjendën tënde politike – ligjin e marihuanës, sepse ju biznesin dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut shumë ngadalë po ndjek modelet europiane të zhvillimit të turizmit rural. Përkundër potencialit të madh për një turizëm rural modern, akoma si shtet po ngecim në zhvillimin e këtij lloji të turizmit alternativ. Ekspertët e turizmit thonë se shteti duhet të angazhohet më shumë për të përmirësuar ofertën turistike dhe infrastrukturën rrugore dhe tjetër, që do të sjellë edhe punësime të reja, fuqizim ekonomik të popullatës në vendbanimet rurale. Akoma mungojnë edhe kapacitete më të mëdha për të mirëpritur turistët e huaj dhe vendor , që preferojnë mjedisin mahnitës malor. Me fjalë tjera, akoma mungon një ofertë…

Lexo më Shumë

“Kjo është gjendja e Zejtarëve të Çarshisë. Problemet e tyre më së miri i pasqyrojnë edhe lokalet e mbyllura nëpër rrugët kryesore të Çarshisë së vjetër, fenomen i cili thuajse nuk ka ndodhur asnjëherë. Por, zejtarët edhe më së shumti, i brengos fakti që deri më sot, asnjë institucion shtetëror nuk është interesuar për gjendjen e tyre”.https://www.youtube.com/embed/HmBdtv37qBE?feature=oembed Zejtarët ankohen se mungesa e punës për shkak të Pandemisë rrezikon ekzistencën e tyre. Ne shumë rëndë mundemi të mbijetojmë, puna për 70-80% ka rënë tek të gjithë zejtarët që janë nëpër çarshi. // Rini nuk ka, popull nuk ka, lëvizje nuk ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski sot në Kazermën Ilinden – Shkup, mori pjesë dhe drejtoi ceremoninë e dërgimit të kontigjentit të parë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e udhëhequr nga NATO – KFOR, në Kosovë . “Jam i lumtur që kam nderin t’ju përshëndes në ceremoninë e largimit tuaj si anëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e udhëhequr nga NATO – KFOR, në Kosovë. Ju jeni pjesë e rotacionit tonë të parë në këtë misionin tonë të parë…

Lexo më Shumë

Nuk ka fonde në arkën e shtetit për të ndërtuar deponi rajonale, kështu që do të vazhdojnë të përdoren zgjidhjet jo-ekologjike. Pas dështimit të projektit për ndërtimin e një deponie rajonale për pjesën Jugperëndimore në komunën e Debërcës, studimi i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se zgjidhja më e përshtatshme dhe ekonomike është që të kemi një vendndodhje qendrore për të dy rajonet, në komunën Novaci afër Manastirit, thonë për Alsat nga Ministria e Ekologjisë. Ministria e Ekologjisë “Qeveria është ende duke kërkuar fonde për investim. Fondet e Bashkimit Evropian në dispozicion nuk janë të mjaftueshme…

Lexo më Shumë

Gjermania bën presion mbi Bullgarinë për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. Kjo u deklarua nga zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov. “Disa maqedonas besojnë se gjermanët dhe disa vende të tjera evropiane do të na bëjnë presion dhe ne do të pajtohemi pa kushte t’i mbështesim ata. Ata na bëjnë presion, fakt! Bullgaria ka dinjitetin e saj, politikën e saj dhe është një shtet sovran. Askush nuk mund të na thotë se duhet t’i kthejmë shpinën 1.000 vjetëve”, tha Karakaçanov për “Nova” të Bullgarisë. Ai theksoi se në radhë të parë…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi me një status në fejsbuk ka këshilluar qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe masat e vendosura me qëllim ruajtjen e shëndetit nga KOVID-19.“Po shënohet rritje e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19!Nuk guxojmë të jemi joseriozë me mosrespektimin e masave. Të gjithë duhet t’i respektojme rregullat dhe masat e vendosura. Kujdesuni ju lutem! #MbajMaskëEdheTi”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion në territorin e Qytetit të Shkupit policia ka shqiptuar gjithsej 400 sanksione mes të cilëve 65 për shpejtësi të tejkaluar të lëvizjes, ndërsa ndaj 47 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Policia ka regjistruar edhe 14 shkelje nga vozitës të cilët kanë kaluar në semafor të mbyllur, 28 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 çiklistë, ndaj 51 është shqiptuar masë për parkim jo të rregullt, 48 automjete janë larguar nga “karrotreci” dhe 36 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. “Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.…

Lexo më Shumë

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot vlerësoi se Propozimet tashmë të publikuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse do të miratohen në Kuvend gjatë javës së ardhshme, transmeton Portalb.mk. “Kjo është mënyra më efikase dhe më e mirë që mund të kontrollohet dhe të zbatohet”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se në fund të këtij muaji pritet të fillojë vaksinimi kundër sezonit të gripit, për çka do të ketë 40 mijë vaksina falas për kategori të caktuara. Filipçe ka sqaruar se Ligji është tashmë në procedurë parlamentare dhe ata presin që ai të votohet javën e ardhshme. Ai…

Lexo më Shumë

Mediat patën shkruar ditën e zgjedhjeve për rrahjen e Mustafa Ahmedit në Kërçovë, i cili duhej të jetë vëzhgues i zgjedhjeve në fshatin Zajas. Djali i tij Blerim Ahmedi atëherë deklaroi se sulmin ndaj babait të tij e kanë kryer aktivistë të BDI-së, duke i permendur edhe me emer e mbiemër. Mustafa Ahmedi për shkak të lendimeve ishte pranuar edhe në spital, por tani atij i ka arritur padi nga policia për kundërvajtje, ku akuzohet si faktor për rastin e njëjtë. Rasti qe ndodhi diten e zgjedhje ku kriminelët sulmuan prindin tim me qëllim që ta pengojnë për të mos…

Lexo më Shumë