Author: Hamdi Kumanova

Rinia e Komunës së Likovës kërkon nga autoritetet ta vënë në funksion transportin publik që lidhin me qytetin e Kumanovës. Transporti privat përveç që u kushton shumë, i merr edhe kohë të konsiderueshme nga përditshmëria e tyre. “Komuna e Likovës përveç që ndërlidhet me Kumanovën në sferën administrative, shëndetësore dhe arsimore është shumë e nevojshme që të lidhet me transport publik të organizuar. Ky transport do të ndihmonte në kryerjen e këtyre shërbimeve sa më të shpejtë, lehtë dhe të saktë. Kjo do të ndihmonte edhe në ruajtjen e cilësisë së ajrit dhe do të reduktonte përdorimin e automjeteve private…

Lexo më Shumë

CIVILI e filloi projektin “Të bashkuar në dallime” në bashkëpunim me Ministrinë për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Luksemburgut. Qëllimi i projektit është të zvogëlohen pasojat katastfrofale nga tensionet etnike përmes fushatës për ngritje të vetëdijes, me qëllim të kuptohen dhe të ekspozohen narativat nacionaliste dhe të propozohen mënyra për tejkalimin e ndasive, tensioneve dhe dhunës mbi bazë etnike. Përmes këtij projekti, CIVILi tenton të dërgojë mesazh të fuqishëm kundër nacionalizmit dhe t’i ftojë qytetarët të vazhdojnë me mbështetjen e ardhmërisë në BE të Maqedonisë së Veriut. Shoqëria në Maqedoni është multi-kulturore, multi-fetare dhe multi-etnike. Ky fakt i…

Lexo më Shumë

Profesori bullgar, Kiril Topalov, i cili është anëtar i komisionit të përbashkët maqedono-bullgar të historisë, thotë se ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski duhet t’ua hap sytë bashkëqytetarëve dhe jo popullit të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk. “Lupço Georgievski duhet të luftojë për kauzën për të cilën flet, por jo në Bullgari, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Bullgari jemi të vetëdijshëm për të vërtetën historike dhe ai s’ka çka të na hap sytë”, tha Topalov në intervistë për BGNES. Deklarata e tillë vjen pas intervistës së Georgievskit në emisionin “360 shkallë”, në të cilin paralajmëroi se do të shkojë…

Lexo më Shumë

Qentë endacak barten nga një qytet në tjerin. Këtë pohim e hasim shpesh në lajme nga drejtuesit e komunave në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gostivari Sot Në një situatë të tillë, komunat ndodhen për shkak të mungesës së një zgjidhje adekuate në nivel shtetëror. Mesatarisht, Komunat lëshojnë para për trajtimin e rreth 100 qenve endacakë, ndërsa numri i tyre është shumë më i lartë. Të ndodhur para një gjendje pa zgjidhje, përsëritet fenomeni i bartjes së qenve nga një lokalitet në tjerin, si forma më e lehtë e veprimit. Një komunë, edhe nëse investon për trajtimin e qenve, rezultat mungojnë…

Lexo më Shumë

Regjistrimin e anuluam pasi Mickoski dhe opozita kërkuan të anulojmë disa muaj para pandemisë dhe ne e bëmë këtë, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social fejsbuk. Prill, viti 2021 është data kur do të bëhet regjistrimi, thotë me tej Zaev. Sipas tj regjistrimi dhe rezultatet nuk ndikojnë në Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit. Përgjegjësi është që të behët regjistrim të secilit qytetar, thotë Zaev. “Regjistrimi duhet të bëhet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomik dhe statistikave që në duhen në shtet. Ka edhe rregulla të Eurostat të cilat duhet t’i respektojmë deri në fund”, ka deklaruar Zaev.

Lexo më Shumë

Rreth orës 11.15, në njëri nga bulevardet kryesore te Kumanovës, afër Spitali te qytetit, eshte aksidentuar plaku i cili po ngiste biçikletën, nga nje makinë. Me kete rast plaku ka pesuar lendime serioze, kurse Ndihma e Shpejtë, sikurse edhe policia, ne vendngjarje dolën me vonese, megjithse ngjarja kishte ndodhur vetem disa metra nga ky institucion shendetesor. Pasi doli ne vendngjare, policia i ndermori te gjitha masat e nevojshme ligjore, nderkohe qe i aksidentuari u dergua per mjekim te metitjeshem. NEWS33

Lexo më Shumë

Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme, veçanërisht fqinjët e tyre, se jemi para një zgjedhje shumë të thjeshtë – ose do të kemi një sukses të përbashkët ose do të kemi një debakël të përbashkët. Vendi po bën përpjekje diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga situata. Është duke u investuar në marrëdhëniet dypalëshe me Sofjen dhe së shpejti, në ditët dhe javët e ardhshme, rezultati do të shihet. Këtë dje e përsërit zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedimet me Bullgarinë dhe Konferencën ndërqeveritare. Ndërsa Dimitrov thotë se vendi po…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e munguara prej më shumë se një viti nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës po mbajnë peng zbatimin e programit mësimor për ato lëndë të cilësuara si të veçanta, tekstet e të cilave nuk përkthehen por hartohen në gjuhën shqipe. Një prej tyre është lënda e muzikës për ciklin fillor. Paradoksi qëndron në faktin se Ministria e Arsimit miratoi ndryshimet për Programin mësimor duke ndryshuar statusin e lëndës së muzikës ndërkohë që nuk ndryshon Ligjin i cili pengon autorët shqiptarë të konkurrojnë me dorëshkrime në gjuhën shqipe. Nga Shoqata e pedagogëve shqiptar janë të shqetësuar se edhe…

Lexo më Shumë

LSDM nuk pranon të ketë takim liderësh për çështjet kontestuese me Bullgarinë. Reagimi i Socialdemokratëve erdhi një ditë pasi kreu i opozitës maqedonase të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski iu bëri thirrje për t’u ulur në tryezë liderët e partive për të unifikuar qëndrimet kundrejt mosmarrëveshjeve me fqinjin lindor. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska tregoi qëndrimin e partisë se çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të shqyrtohen vetëm në nivel të komisioneve ndërshtetërore, të cilat edhe janë duke funksionuar aktualisht.“Sa i përket marrëveshjes me Bullgarinë, Hristijan Mickoski nuk do marrëveshje këtë e ka dëshmuar dhe pikërisht për këtë çështje ai nuk…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të ardhura (hyra) publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në lidhje me rritjen e blerjes së produkteve vendore dhe shërbime tjera gjatë javës së kaluar përmes “Fundjavës pa TVSH”, në të cilën kontribuuan 204,088 qytetarë të vendit, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me një javë më parë, vlerësohet se për 2.2 herë më shumë ka pasur rritje të qarkullimit. “Më 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204,088 qytetarë kanë blerë produkte e shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuteri dhe llogaritë fiskale i kanë skanuar përmes aplikacionit TVSH-ja Ime”, raportojnë nga DAP.

Lexo më Shumë

Janë regjistruar 594 raste të reja me Kovid-19 nga 2.617 teste të bëra, theksohet në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Tre persona kanë vdekur në spital, një pacient nga Kumanova (70), një nga Prilepi (67) dhe një pacient nga Bogdanci (75). Janë shëruar 162 pacientë. Nga rastet e reja të Kovid-19, shumica janë në Shkup – 303, Strumicë – 34, Tetovë – 26, Kumanovë – 22. Pasuar nga Prilep-19, Manastir dhe Koçan me nga 18, Veles dhe Kërçovë me 17, Shtip dhe Gjevgjeli 13, Gostivar dhe Strugë 12, Ohër -10, Kavadar, Kriva Pallankë,…

Lexo më Shumë