Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Inspektorë nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut, ka ndërhyrë në një objekt hotilerik në fshatin Gllumovë të Sarajit, ku nuk janë respektuar protokollet kundër koronavirusit, përcjell SHENJA. “Në objektin në pronësi të B.J (35) nga fshati Gllumovë, ka pasur një aheng familjarë, në të cilin kanë marrë pjesë 250 njerëz. Nga ana e nga Inspektoratit Shtetëror të Tregut do të ngriten kallëzime penale në bazë të nenit 260, për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe urdhërpagesa në bazë të nenit 6 nga Rregullorja e Qeverisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Pas takimit të realizuar të Komisionit për sëmundje infektive, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se nesër pritet që pakoja e re me masa kufizuese për mbrojtje nga Korona virusi të kalojë në Kuvend, përcjell TV21. Filipçe tha se pas këtyre masave, hapi i ardhshëm i qeverisë do të jetë mbyllja e çdo gjëje, gjegjësisht karantinim i vendit.
lhan Rahman, zëvendës ministër në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet Ndër-Komunitetit, informoi publikun përmes Facebook se ishte pozitiv me Covid 19. Do të doja t’ju informoja se pavarësisht nga respektimi serioz i masave dhe protokolleve për mbrojtje kundër Covid-19, pas simptomave të lehta të etheve, rezultati i testit tim dje është pozitiv. Gjë që tregon se nuk kam qenë në gjendje të mbroj veten sa duhet.“Unë i ftoj të gjithë që t’i përmbahen protokolleve dhe masave të mbrojtjes sa më shumë që të jetë e mundur,” shkroi Rahman.
Ministrja Jagoda Shahpaska vlerëson se situata me virusin korona dhe të infektuarit nëpër kopshte është stabile. Ajo thotë se ministria e saj po e përcjellë situatën me kujdes të madh dhe vlerëson se tani për tani nuk ka nevojë për mbylljen e çerdheve. Përndryshe vendimin nëse çerdheve duhet tu vihet çelësi Shahpaska tha se do ta merr bashkarisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë.
Që nga hapja e çerdheve 18 fëmijë dhe 55 të punësuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Ajo tha se si rezultat i rasteve pozitive nëpër çerdhe për momentin 309 fëmijë janë në izolim. Numri i rasteve pozitive dy javët e fundit është rritur tha Shahpaska, me çka nga data 9 deri më datën 16, janë infektuar 6 fëmijë dhe 21 të punësuar në kopshte.
“Përkujtojmë se qytetarët të cilët janë shëruar kanë mundësi t’u ndihmojnë atyre të cilët për momentin luftojnë me koronavirusin dhe që përbën akt të humanizmit. Përmes plazmës së dhuruar konvalescente, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në shuarjen e punës tek personi tjerët me Kovid-19. Personi dhurues i plazmës konvalescente duhet të ketë dëshmi të dokumentuar laborator se ka qenë i infektuar nga Kovid-19, të ketë dy teste negative në afat prej 24 orëve, të jetë të paktën 21 ditë pa simptoma, pas çka bëhet test shtesë për konfirmimin se nuk ka prani të virusit”, thonë nga Ministriae Shëndetësisë. Në…
Prioritet i lartë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, institucionet janë përkushtuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve. Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe institucionet janë përkushtuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve, në sigurimin e rendit, drejtësisë dhe disiplinës në të gjitha nivelet. Opinioni është dëshmitar në aksionet e përditshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër shkeljes së ligjeve, për gjetjen e personave në arratisje nga vuajtja e dënimit me burg, në zbulimin e krimit ekonomik, si dhe në luftën kundër tregtisë me drogë dhe substancave psikotrope. Këto ditë përmes një aksioni profesional, vendosës, pjesëtarët e MPB-së parandaluan…
Infektologu Vele Markovski ka thënë se testet seriologjike janë më të mira se PCR teste. Ai gjithashtu për TV24 ka thënë se koronavirusi nuk është sëmundje e rrezikshme, por se për momentin jemi në kaos ngase nuk po respektohet shkenca. “Organizmi nuk lufton seriozisht me koronaviruset. Testet serioligjike janë më të mira për dallim nga PCR testet, janë më efikase. Këta teste tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm, është mbrojtur. PCR testet nuk tregojnë se virusi ka hyrë në organizëm. 73 miliardë janë në pyetje vetëm për testet, dikush po e sforcon prodhimin e vet, është çështje nëse do…
Në rrugën Kumanovë-Shkup dje pasdite policia ka arrestuar një 30 vjeçar nga Haraçina e Shkupit, i cili është kapur duke trafikuar emigrantë.“Rreth orës 15:00 në rrugën Kumanovë-Shkup, policia ka privuar nga liria A.K. (30) nga Haraçina e Shkupit. Gjatë kontrollit të makinës së tij të tipit “Audi” me targa të Shkupit janë kapur 4 emigrantë nga Bangladeshi”, njoftojnë nga MPB.
Ish funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer i akuzuar në rastin “Titanik”, është pozitiv ndaj Kovid-19, për këtë arsye është anuluar seanca e sotme për rastin Titanik. Mbrojtja e Protugjerit deri tek Gjykata ka dorëzuar njoftimin se edhe bashkëshortja e të akuzuarit është pozitiv ndaj Kovid-19. Sipas protokolleve, Protugjer nuk do të mund të marr pjesë në seancat gjyqësore gjatë 20 ditëve të ardhshme, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe nuk do të mbahen seanca gjyqësore. Lidhur me këtë situatë të krijuar, gjykatësi Osman Shabani kërkoi nga avokatët e të akuzuarit Martin Protugjer që më 5 nëntor ta njoftojnë Gjykatën për…
Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion është arrestuar Risto Novaçevski, kumbari i ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai është arrestuar për hetimin rreth parcelave në Vodno, ku akuzohet për veprën penale larje parash.
“Lexova diku për rënien e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme të muzikës në Shkup.Sipas shefit shqiptarë të kësaj paraleleje, pengesë e madhe për mosregjistrimin e fëmijëve shqiptarë në këtë shkollë na qenkan edhe paragjykimet fetare se muzika është haram?!Dhe sipas logjikës së këtij ‘eksperti’ del se feja islame ka më shumë ndikim te sllavo-maqedonasit ortodoks, te të cilët nga 30 nxënës në vitin e shkuar, numri i nxënësve sivjet ka rënë në 10, se sa te shqiptarët mysliman te të cilët rënia është nga 10 në 3?!Sidoqoftë, ja edhe një temë interesante për debate televizive dhe për…

