Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.827 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 883 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 29 persona ndërsa janë shëruar 536 pacientë, shkruan Portalb.mk.
Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot janë testuar gjithsej 373.675 persona, prej tyre 77134 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 52,949 janë shëruar, aktualisht ka 21,931 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2254 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.



