Ndërkohë i pyetur nëse do të deklarohej si shqiptarë vetëm e vetëm që të punësohet në një institucion shtetëror, Zaev me përgjigje se ai është maqedonas dhe gjithkund do të deklarohet si i tillë. “Jo unë jam maqedonas dhe gjithmonë do të deklarohem si maqedonas. Nuk ka nevojë për kurrfarë manipulimi të të dhënave, apo prononcimi të rrejshëm. Sepse nëse kemi shqiptar që është prononcuar si maqedonas apo maqedonas që është deklaruar si shqiptarë, atëherë kjo është mashtrim me të dhënat për të arritur një qëllim, që nënkupton më herët apo më vonë do të vërtetohet”, deklaroi Zoran Zaev, sipas…
Author: Hamdi Kumanova
Një ditë më parë u publikuan video ku kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq këndon këngë nacionaliste në darsëm e tij në Kosovë, Graçanicë.Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka dënuar këtë provokim të kryetarit të komunës Qendër.“Ne duam të jemi pjesë e Europës duhet të sillemi sikur evropjan. Nëse ka qenë provokim e dënoj ashpër. Për ta larguar nga kryetarin e komunës nuk vendosi vetëm unë por edhe anëtarët e tjerë të partisë”, tha Zaev.
Në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do të mbahen, koalicioni ASH-AAA do të luftojë për fitore në tre komunat më të mëdhaja si Struga, Kërçova dhe Tetova. Kjo u theksua nga sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarēt, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Click Plus nē Tv21. Ai u shpreh i bindur se koalicioni zgjedhjet i fiton bindshëm në Gostivarë, Çair, Studeniçan dhe disa komuna tjera. Kryetari i komunës së Gostivarit tha se nëse BDI koalicion në zgjedhjet lokale me LSDM-në, ata do të detyrohen me Alternativën të koaliciojnë me VMRO-DPMNE-në. Ai shtoi se ai është tandem i fuqishëm me Ziadin…
Kjo është java kur do të emërohen drejtorët e rinj nëpër institucione të ndryshme të vendit që i përkasin eshalonit të tretë. Me këtë rast si gjithnjë TetovaSot sjellë emrat e disa drejtuesve të rinj shqiptarë, kësaj radhe në Klinikën e Shkupit. Arian Daci do të drejtojë Klinikën e Stomatologjisë , ndërsa Bashkim Osmani do jetë drejtor i Klinikës së Reumës. Ja emrat e drejtorëve shqiptarë në Klinikën e Shkupit Kjo është java kur do të emërohen drejtorët e rinj nëpër institucione të ndryshme të vendit që i përkasin eshalonit të tretë. Me këtë rast si gjithnjë TetovaSot sjellë emrat…
D-r, Amella Cana, drejtoresha aktuale e Klinikës së Stomatologjisë në Maqedoninë e Veriut, është cilësuar si strategu më i madh profesional dhe menxherial që ka pasur ndonjëher Klinika Universitare “Shen Pantelejmon”-Shkup. Por edhe si një grua që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e klinikës së Stomatologjisë, ku për një kohë të shkurtër arriti të rrit përfaqësimin e shqiptarëve me kuadro profesionale dhe të zbatoj dygjuhësin në të gjithë klinikën. D-r Cana, është gruaja vizionare, luftëtare, ndonjëherë dhe tepër ambicioze, që ka aftësinë me autoritetin të bindë profesorët universitar dhe të gjithë të punësuarit tjerë në Klinikën e Stomatologjisë dhe të…
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, nën kuadër të të cilës funksiojnë Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese në vend, me kujdes të posaçëm e përcjell situatën me COVID-19 nga fillimi i pandemisë. Drejtori i DES-it, Jovica Stojanoviq, për gazetën Koha, shprehet se nga 10 marsi i këtij viti ata në përpikshmëri i zbatojnë protokollet e institucioneve shëndetësore. Paraqitje e ndonjë rasti pozitiv në burgjet e vendit sipas drejtorit Stojanoviq, zgjidhet në mënyrë se izolohet pjesë apo sektori ku ka qëndruar personi në fjalë për gjatë gjithë periudhës së paraparë të karantinës. Njëkohësisht në këto rast anulohen të gjitha aktivitet siç janë vizitat dhe…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi të martën (20.10.2020) do të realizoj takim pune me Patrik Martens, Drejtorin e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit në ora 12 ministri Bekteshi dhe drejtori Martens do të mbajnë deklarata për media para hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë.
Një rast i ri i koronavirusit në shkolla u regjistrua sot në Komunën e Prilepi 8 nxënës nga klasa e 5-të dhe e 6-të u vendosën në izolim gjithashtu edhe 3 mësues.
Donacionet për VMRO-DPMNE në vend që në parti kanë përfunduar në xhepin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski, pohon Prokuroria Themelore. Bëhet fjalë për një shumë prej 1,3 milion euro me të cilat, siç pohohet, Gruevski ka blerë truall në Vodno. Këtë mëngjes është arrestuar kumbari i tij Risto Novaçevski. Sipas hetimit, Gruevskit i ka ndihmuar Sasho Mijallkovi dhe Orce Kamçevi, të cilët janë i akuzuari i dytë dhe i akuzuari i katërt. “Paratë që i janë besuar si kryetar i një partie politike i ka përvetësuar dhe një pjesë e atyre të hollave nga personat fizik dhe juridik nuk…
Punësimet e maqedonasve që deklarohen si shqiptarë nuk kanë të ndalur, ndërkaq Qeveria pretendon se nuk mund ta ndalë këtë fenomen. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka një mekanizëm që me urgjencë t’i bllokoj maqedonasit, të cilët zënë vendet e punës që janë të rezervuar për shqiptarët për përfaqësim të drejt nëpër institucionet shtetërore. Nga kjo ministri thonë se shpëtimi i vetëm është në ndryshimet ligjore përkatëse, procedurë kjo e cila do zgjasë disa muaj. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës: “Grupi i punës në resorin tonë është duke hartuar draftin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për…
Kur nga qytetarët kërkojmë të respektohen masat, ne duhet të jemi të parët që do ta bëjmë atë me shembullin tonë, porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kur u pyet për koment të kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, i cili këtë fundjavë bëri një ceremoni martese në Kosovë. “Unë mendoj se të gjithë ne që jemi posaçërisht në detyrë duhet të japim shembull me sjelljen tonë se si duhet të bëhet. Nuk është puna të mashtrosh sistemin. Është e vërtetë që rekomandimet dhe ligjet në vendin tonë nuk janë shkelur, por ne jemi të parët, posaçërisht zyrtarët që duhet…
Pas publikimit të lajmit për hapjen e lëndës “Parcelat në Vodno” ka reaguar i akuzuari i parë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike ndaj tij dhe kundër njerëzve të tjerë të cilët, sipas Gruevskit, pushteti i përndjek që të japin çfarëdo deklarate kundër. “Hetimi i sotëm ka qëllim të njëjtë si edhe të mëparshmet dhe është pa asnjë bazë sepse konstatime janë gënjeshtra, qartë të shpikura dhe konstruuara me qëllim të më diskreditimin, përndjekjen e mëtejshme, defokusim të opinionit nga puna e tyre katastrofale, tregtia…

