Author: Hamdi Kumanova

Mungesa e profesorëve në orë dhe rrjeti i dobët i internetit janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballen nxënësit e shkollave të mesme gjatë mësimit nga largësia. Këto dhe shumë mangësi të tjera Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme po i nënvizon në raportin mbi punën e shkollave që deri në fund të muajit duhet t’ia dorëzojë Ministrisë së Arsimit. Bashkë me raportin, dikasterit të Arsimit do t’i dorëzohen edhe kërkesat për rikthim të mësimit me prezencë fizike, në formë të kombinuar. Përveç UNSHM-së, tashmë edhe nga organizata joqeveritare “Zëri i Arsimit” këmbëngulin që mësimi të…

Lexo më Shumë

Masa të reja kufizuese si mbyllja e ekonomisë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve do të nënkuptojë kolaps për një numër të madh të ndërmarrjeve. Sipas akademikut Izet Zeqiri, sektori privat nuk mund të mbijetojë një periudhë tjetër karantine. Sipas tij, është e nevojshme të shtohen kontrollet e inspektimit në objektet hotelierike, dhe në të gjitha vendet e tjera ku lëvizin të rinjtë. Inspektoratit të tregut duhet t’i japin mbështetje edhe inspektoratet e tjera. Në asnjë rast nuk duhet të mendojmë për mbylljen e sektorëve siç ishte në fillim të pandemisë, thotë profesori universitar Marjan Petrevski. Ai…

Lexo më Shumë

Problemi me Bullgarinë për gjuhën maqedonase nuk ekziston, por është i shpikur vetëm nga disa linguist bullgar. Kështu deklaron drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase, Elena Jovanova Grujovska. Sipas saj maqedonishtja është e pranuar nga linguistika botërore ndërsa në Bullgari aktualisht gjuha keqpërdoret vetëm për përfitime politike. “Unë u pohoj se ato janë kërkesa të kohëpaskohshme të një pjesë të linguistëve bullgarë, të cilat, politika bullgare tani dëshiron t’i shfrytëzojë për çështje të politikave ditore dhe për zgjedhje. Unë jam e bindur se askush nuk mund të na imponojë zgjidhje të çështjes e cila nuk ekziston- deklaroi Elena Jovanova Grujovska,…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se një ndër masat të cilat ja ka propozuar qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme është që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia. Përpos administratës këtu përfshihen edhe të punësuarit në gjykata dhe komunat. Ministri tha se Qeveria nesër do të vendos për pakon e masave me të cilat operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23 dhe të kufizohet kapaciteti i transportit publik deri në 50 për qind. Ai tha se shpreson se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të miratohen deri në fund…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime ndërsa janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus, raporton SHENJA.Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi.Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me persona të panjohur, që zakonisht bëhet përmes telefonit, të mos bien pre e mashtrimeve në të cilat ofrohen shërbime të rreme, të kontrollojnë të dhënat para se të bëhen viktima të mashtrimit dhe mos u japin para mashtruesve. MPB kumtoi se mashtrimet e raportuara nga qytetarët në buletinin ditor po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe ato kryesisht drejtohen ndaj të moshuarve. Të gjitha rastet e dyshimta, Ministria apelon që menjëherë të denoncohen në numrin pa pagesë 192. “Metoda e mashtrimit…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski mbetet në qëndrimin se Bullgaria i kërkon Maqedonisë së Veriut një Marrëveshje të re si modelit të Prespës e cila do përfshinte edhe ndryshime Kushtetuese. Ai madje për këtë çështje u ka bërë thirrje liderëve të partive parlamentare në vend për një takim të përbashkët, siç ka deklaruar, për ‘çështje serioze, gjegjësisht Marrëveshjen me Bullgarinë’. “Çështjet serioze zgjidhen në takim liderësh, në tavolinë. U bëjë thirrje liderëve të partive relevante politike, që të ulemi dhe të bisedojmë hapur për çështjen e cila sot është aktuale, e ajo është bisedimet me fqinjin tonë Lindor. Kjo është…

Lexo më Shumë

Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjeve e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja. Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce dënoi veprimin e kryetarit të Komunës së Qendrës, Sasha Bogdaoviq, i cili mbajti një ceremoni martese në Kosovë këtë fundjavë. Megjithëse ngjarja ndodhi jashtë vendit, kështu që protokollet në Maqedoni nuk u shkelën, prapëseprapë, Filipçe tha se zyrtarët duhet të ishin një shembull dhe të parët që të respektonin masat. “Nuk është çështje e mos shkeljes së rekomandimeve për kojotë në vendin tonë, sepse kremtimi është bërë jashtë, por ne zyrtarët duhet të tregojmë se si respektohen masat. Sidomos pasi ne u bëjmë thirrje qytetarëve gjatë gjithë kohës dhe u mësojmë atyre. Unë absolutisht e…

Lexo më Shumë

Nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 59,00 den për litër, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 61,00 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë, pra mbeten siç kanë qenë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020, kështu që çmimi i shitjes…

Lexo më Shumë

Dr. Viktor Kamnar ka dhënë dorëheqje nga funksioni drejtor i Klinikës Ortopedike në Shkup. “Jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, do të vazhdojë të punoj në Klinikë dhe të mbaj ligjërata në Fakultetin e Mjekësisë”, deklaroi Kamnar për SDK. Ai mëngjesin e sotëm ka informuar kolegët se dorëheqja vjen për shkaqe personale. Kamnar ka qenë drejtor në këtë Klinikë për tre vite. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë drejtor i ri në Klinikën e Ortopedisë.

Lexo më Shumë

Shpresoj që nuk do të vihet deri në bllokadë të fillimi i procesit të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, sepse nëse Bullgaria e bllokon vendin, kjo do të ketë efekt dështues në marrëdhëniet tona, konsideron korrespodenti shumëvjeçar i radios kombëtare të Bullgarisë (BNR) nga Shkupi, Martin Minkov. “Tani jemi në një periudhë delikate, sepse po presim vendimin e vështirë për të filluar procesin e negociatave aderuese”, tha Minkov në një emision të BNR. Ai konsideron se nevojitet nxitje politike për të kapërcyer mosmarrëveshjen aktuale dhe pret që përfaqësuesit e qeverive të të dy vendeve të takohen…

Lexo më Shumë