Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se gjatë ditës së djeshme (18 tetor) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 dënime, mes të cilëve për vozitje pa patentë shoferi 31, njëjtë sikur për automjete të paregjistruara dhe me parregullsi teknike ndërsa për tejkalim të shpejtësisë 50 dënime. Janë shqiptuar 15 masa për mos-mbajtje të rripit të sigurisë, 25 masa për parkim të paligjshëm, 16 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”, ndërsa janë sanksionuar 49 persona për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. “Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problem përdorimi i gjuhës shqipe, edhe përkundër miratimit të Ligjit për gjuhën, që konsiston në përdorimin më të zgjeruar apo siç thuhet zyrtarizimin e saj. Njohësit e çështjeve juridike theksojnë se ka shumë mangësi dhe se gjuha shqipe ngulfatet në labirinthet institucionale, pasi që në shumë sfera institucionale nuk gjen zbatimin e saj. Profesori universitar për çështje juridike, prof.dr.Fatos Rushiti thotë se zbatimi i ligjeve që shkojnë në favor të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk merr formën e duhur kjo nga shkaku i dy pengesave, në këtë rast edhe për ligjin…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasdite në dalje të qytetit të Pejës, rrugës për në Deçan. Raportohet për katër persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Mercedes ML dhe një Golf 4, që të dyja me targa vendore. Për rastin është deklaruar edhe Policia e Pejës. “Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e të cilit katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës. Hetuesit janë në vendngjarje dhe informacione shtesë…

Lexo më Shumë

Leximoret e lënë në harresë. Nuk është muze, por është Biblioteka Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Në fakt, inventari i këtyre hapësirave është i njëjti që nga vitet 70-ta. Ata pak lexues që gjetëm, thanë se ardhja këtu është si udhëtim në kohë, ndërsa kushtet janë të këqija. “Vërejtja është se janë ndaluar disa hapësira të leximit. Pra, lexuesit e kanë të kufizuar që të lexojnë vetëm këtu mesa e kuptova prej sot. Kushtet nuk janë edhe aq të mira sikur bibliotekat tjera.” “Ndoshta për shkak të pandemisë nuk e di, përpara ka pasur më tepër gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Nëse keni kompjuterë, iPad apo laptop të vjetër të cilët nuk i përdorni, mos i hudhni. Borçe Stamenov nga Kavadari i riparon të njëjtat, i adapton për aplikacionin “Microsoft teams” dhe ua jep fëmijëve. Qëllimi është që nxënësit që nuk kanë mjete për të ndjek mësimin online, t’u jepen kompjuterët e riparuar dhe të kyçen në procesin arsimor. “Kontrollohet a është në rregull. Nëse nuk është, i vendosi edhe shtesa. Nëse nuk ka 2 apo 3 giga ram, ia shtoj. U vendos edhe hard disqe që të jenë më të shpejtë, kjo ndodh kur janë më të vjetër. Për shembull…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë në vend do të zbatohen në prill të vitit 2011, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Zaev tha se regjistrimi dhe rezultatet e tij “në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në Kushtetutë, në Marrëveshjen e Ohrit apo ngjashëm”, ndërsa çdo qytetar ka përgjegjësi të dalë në regjistrim, njofton Portalb.mk. “Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomik, statistikave që na duhen në shtet. Ka rregulla në Eurostat dhe duhet t’i respektojmë deri në fund. Prilli 2021 është muaji për regjistrimin e popullsisë”, deklaroi Zaev në rrjetin social në Facebook. Ai shtoi se…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka njoftuar sot se ende nuk ka asnjë përgjigje nga pushteti për mbajtjen eventuale të takimit të liderëve pas thirrjes që dje publikisht bëri lideri i tyre, Hristijan Mickoski. “Deri në momentin kur mbahet kjo konferencë shtypi nuk ka asnjë komunikim të pranojë pushteti takim liderësh, siç përmendi edhe dje kryetari dhe është e domosdoshme kjo që po ndodhë në shtet. Pasi e gjithë situata ekonomike, politike, shëndetësore, në plan të jashtëm është shumë me rëndësi, ndërsa siç shohim gjithçka shkon në drejtim të gabuar. Prandaj i inkurajojmë edhe njëherë, edhe pse publikisht tregojnë se…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm që vjen si pasoj e mos rrespektimit të masave për parandalim të virusit korona, transmeton Sharri.info Në 24 orët e fundit janë bërë 1853 testime dhe janë regjistruar 428 raste të reja të Covid-19 në të gjith vendin. Ndërkaq në qytetin Tetovës po vazhdon rritja e të infektuarve nga Covid-19 ku në 72 orë janë regjistruar gjithsej 83 raste të reja që numri i rasteve aktive shkon në 291. Gjithsej në Maqedoni janë bërë 221.011 teste të Covid-19 ku pozitiv kan rezultuar 23628 nga të cilat…

Lexo më Shumë

Më 16 tetor, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Dibër, me urdhër gjyqësor është arrestuar E.K. (25) nga Dibra, për përfundimin e dënimit me burg prej tre vjet e shtatë muaj në Institucionin ndëshkues-korrektues – Burgu i Idrizovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të ishte lëshuar urdhër-arrest për person të dënuar që është arratisur nga burgu, i dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg për krim të kryer sipas nenit 236, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Nëse vazhdojmë të sillemi kështu, skenari i zi nuk na shpëton. Këtë e ka deklaruar drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviq. Ajo, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se shumë qytetarë fillojnë të besojnë se Covid-19 ekziston vetëm kur një i afërt përfundon në spital dhe kur jeta e tij është në rrezik. Ajo bëri thirrje që situata të merret seriozisht dhe të ndërmerren masa për të mbrojtur nga bartja e virusit. “Sigurisht, nëse vazhdojmë të sillemi kështu, skenari i zi nga çdo kategori nuk do të na shpëtojë, duhet ta përmirësojmë sjelljen dhe të…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase ka dalë përsëri me kërkesën e lansuar kohë më parë, për shpërbërjen e Kkomisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe formimin e një komisioni të ri, duke akuzuar se anëtarët aktual janë partiak. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, ka akuzuar Komisioni dhe Qeverinë se kanë dështuar në menaxhimin e krizës me pandeminë KOVID19. Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE “E kemi patjetër të konstatojmë se Komisioni për sëmundje infektive duhet të pësojë ndryshime. Përse e themi këtë? Na duhet një komision i përbërë prej profesionistëve, i cili nuk do të punojë në bazë të kërkesave të Filipçes dhe Zaevit. Na duhet komision që…

Lexo më Shumë

Mbushin arkën e komunës me tatime e obligime tjera, por nuk kanë kanalizim dhe ujësjellës. Rrugët i kanë bërë me vetiniciative pas sic thonë banorët nga shteti asnjëherë nuk kanë marrë mbështetje financiare. Kjo është gjendja në fshatrat Poroj dhe Xhepcisht të komunës së Tetovës me mbi 8 mijë banorë “Ka 128 firma aktive Puroj dhe Xhepçisht, me 8400 banor pra jepet një kontribut i madh në aspektin financiar për shtetin. Qeveria, shteti duhet të ketë parasysh kanalizimet, ujësjellësin që ta përmirësoj jetën e njerëzve. Premtime sizakonisht ka plot para zgjedhjeve mirëpo mbesin në sirtarët e komunave. Veç protestat kanë…

Lexo më Shumë