Zëvendëskryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski njoftoi se është pozitiv në Kovid-19.
“Për shkak të simptomave të lehta, bëra test për KOVID-19 dhe rezultati është pozitiv. Nga ky moment hyj në izolim dhe i ndjek plotësisht udhëzimet e mjekëve. Kini kujdes. Virusi po gjen mënyra, por së bashku do ta mposhtim atë”, shkroi Nikollovski në Fejsbuk.



