Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë janë regjistruar 702 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Author: Hamdi Kumanova
Zv/kryeministri për çështje evropiane në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Dimitrov, vlerësoi se anëtarësimi i vendit në Bashkimi Evropian është qëllimi kryesor që nga pavarësia e vendit, duke theksuar se për realizimin e saj duhet këmbëngulje, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se përkundër sfidës me Bullgarinë, po përgatiten për mbajtjen e konferencës së përbashkët gjatë këtij viti. “Gjithashtu nuk është sekret se kemi sfidë me fqinjët tanë, me Bullgarinë fqinje. Por, unë jam i bindur se të gjitha vendet anëtare janë të vetëdishëm, në veçanti fqinjët, se jemi para një zgjedhje të thjeshtë – ose do të kemi sukses të përbashkët ose…
Më shumë se 20 pacientë me coronavirus transportohen çdo ditë nga Ndihma e Shpejtë e Shkupit. Disa prej tyre kishin nevojë për një ekzaminim specialist, të tjerët kishin nevojë për shtrim në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ose në spitalin “8 Shtatori” për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Numri i lartë i rasteve me Covid-19 javën e kaluar gjithashtu rriti numrin e ndërhyrjeve të ekipeve nga Shërbimi 194. “Numri i thirrjeve në telefonat e ambulancës është rritur. Në disa ndërhyjmë, në disa këshillojmë. Në baza ditore, kemi 100 deri në 120 ndërhyrje, nga të cilat mbi 20 janë pacientë…
Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi nuk ka pritje të gjata. Nesër në rrugën Kërçovë-Ohër tek fshati Vrbjan, më 19.10.2020 për shkak të punimeve rrugore, në periudhën kohore prej orës 12 deri në orën 15 komunikacioni do të jetë në ndërprerje. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit.
Dje, Policët nga Stacioni Policor Karposh arrestuan SR (23) nga Shkupi, pasi një person denoncoi në Polici që 23 vjeçari ka tentuar të merrte para nga kuleta e fëmijut të tij të mitur, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA S.R. u dërgua në Stacionin Policor Karposh për procedime të mëtejshme, kurse paratë e grabitura u gjetën tek ai. Pasi të dokumentohet të rastit, do të ngrihet një procedim i duhur ndaj tij.
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje ndaj korona virusit. Mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve – ruajtja e higjienës janë të vetmet masa që mund të ndalojnë përhapjen e virusit. Ata janë thelbësorë në luftën kundër Covid-19. Dje, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce theksoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare. Ai pret që ndryshimet në Ligj të bëhen me procedurë të shkurtuar, për të miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19. Kudo…
Posta e Maqedonisë me vite punon me humbje milionëshe! Pasi falimentimi i bankës Eurostandard e bllokoi edhe më keq punën e saj, tani Qeveria po kërkon që Posta të privatizohet ose të bëhet me partneritet publiko-privat. Po a do të kalojë kaq lehtë kjo punë, pa u përgjigjur dikush për keqmenaxhimin e postës?! Drejtori Gjeneral, Ejup Rustemi, nuk deshi të përgjigjet. Nga zyra për media e Postës na u lajmëruan dhe na thanë se nuk duan të komentojnë asgjë, as për privatizimin e as për mbajtje të përgjegjësisë. Na orientuan që për çdo pyetje që kemi rreth kësaj, të drejtohemi…
Mësimi online në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet me probleme të shumta në veçanti të natyrës teknike, për shkak të mungesës së rrjetit të internetit në shumë shkolla, sidomos në ato periferike, ndërkohë që në qendrat urbane ka ngarkesë të rrjetit që çon edhe në ndërprerjen e mësimit. Mësimi nga shtëpia ka nisur më 1 tetor ndërsa po zhvillohet përmes një platforma unike të krijuar nga Ministria e Arsimit. Mësimdhënësit janë të obliguar që mësimin ta zhvillojnë me prani fizike në shkolla, ndërsa nxënësit e ndjekin nga shtëpia, përmes pajisjeve të ndryshme të komunikimit…
Çdo herë kur bie shi uji kullon.Muret janë të kalbura, gati sa nuk janë shembur.Në këtë shtëpi jeton familja Fetahu nga Tetova. Përskaj lumit Shkumbin në lagjen e quajtur Çarshia e Epërme në Tetovë, për çdo ditë mund të shihni kryefamiljarin Ruzhdiun, të ulur jashtë, në një kolltuk, duke u ngrohur nga rrezet e diellit.Ky lum që kalon afër e bën shtëpinë edhe më të ftohë, muret janë gjithmonë me lagështi dhe shtëpia kundërmon nga era e keqe. Në moshë të thyer dhe vetëm me një ndihmë sociale, familja Fetahu mezi ia del mbanë.Ruzhdi Fetahu: “32 vite këtu janë dhe…
Me punëtori kreative dhe mbi tridhjetë ngjarje sot në parkun e qytetit në Shkup me rastin e “Ditës së organizatave qytetare” të organizuar nga Civika mobilis, vizitorët kanë pasur mundësinë të informohen për këto organizata qytetare dhe aktivitetet e tyre, të artikulojnë ide dhe të planifikojnë aksione të përbashkëta shoqërore. Programi i festivalit është i larmishëm, ndërsa sivjet është në drejtim të kontributit që organizata qytetare e dhanë në luftën me Kovid-19. Festivali përkon me Ditën botërore të luftës kundër varfërisë, prandaj disa organizata organizojnë edhe mbledhjen e artikujve ushqimor dhe veshmbathjes që do të dhurohen. Sipas ministres së Arsimit…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u ka bërë thirrje liderëve të partive relevante në Maqedoninë e Veriut të organizojnë takim në të cilën do të diskutohet për çështje të rëndësishme siç është problemi me Bullgarinë, regjistrimin, ekonominë, arsimin. Ai tha se takimet duhet të thirren nga kryetarët e partive dhe jo nga shefi i shtetit. Për komentin e ministri të Punëve të Jashtme Bujar Osmani se lideri i VMRO-së, spekulon se ka kërkesë për marrëveshje të re, Mickoski tha se pret më tepër kulturë politike nga shefi i diplomacisë, duke shtuar se i qëndron deklaratës se është biseduar për marrëveshje…
Dogana e Maqedonisë në Aeroportin e Shkupit ndaloi një udhëtar nga Kërçova i cili ka dashur të udhëtojë jashtë vendit duke qenë pozitiv me Covid-19. Pacienti thuhet se është nga Zajazi. Ekipi mjekësor së bashku me policinë e kanë marrë pacientin për ta dërguar në izolim. Për TV21, për rastin në fjalë e konfirmojnë edhe nga policia.

