Pushteti vendor në Dibër ka përzgjedhur kompaninë, e cila do të mirëmbajë rrugët lokale në kushte dimërore. Këshilli i Komunës Dibër, pas shpalljes së tenderit, ka verifikuar se kompania e përzgjedhur është nga Dibra edhe atë “Dukas Kompani”. Kryeshefi i Sektorit për urbanizëm pranë në Komunë, Gazmend Cami, informoi se në përputhje me tenderin e fituar, mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale që janë në kompetencë të pushtetit vendor fillon në 15 nëntor dhe përfundon në 15 mars të vitit 2021. Cami shtoi se mirëmbajtja e rrugëve në kushte dimërore do të realizohet në përputhje me programin për mirëmbajtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitit 2020-2021. Ky program paraprakisht është aprovuar edhe nga Këshilli i Komunës Dibër dhe institucionet e tjera lokale.
Kompania e përzgjedhur ka për detyrë të bëjë mirëmbajë rrugëve edhe atë pastrimin e borës dhe akullit, hedhjen e kripës ose elemente të tjera abrazive edhe atë në mënyrë profesionale në kohën kur do të nisin të reshurat e borës. Kompania gjithashtu është e detyruar të sigurojë funksionimin e rrugëve lokale pa marrë parasysh reshjet. Aktivitete të kompanisë gjatë mirëmbajtjes të rrugëve në kushtet të dimrit do ti mbikëqyrë dhe kontrollojë inspektori komunal, si dhe Shtabi komunal për mbrojte dhe shpëtim. Gjatë sezonit dimëror, realizimin e Programit vjetor do ta koordinojnë përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe institucionet e tjera.
Prioritet i parë është pastrimi i rrugëve nga bora dhe hedhja e masave abrazive. Në prioritetin e dytë, sipas Gazmend Camit, janë rrugët të cilët pastrohen me prioritet me qëllim që të mos ketë bllokime të tyre, kurse në prioritetin përfshihet pastrimi dhe hapja e rrugicave në bashkësitë lokale brenda qytetit. Ky aktivitete do të realizohet edhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale të Dibrës. Mirëmbajtja në kushtet dimërore e rrugëve është një problem sidomos për rrugët lokale që lidhin qytetin me fshatrat malor. Për çdo vit, për shkak të reshjeve të dendura të borës, paraqitet edhe problemi i bllokimit, sidomos i fshatrave Kosovrast i Epërm, Mogorçë, dhe disa fshatra të Rekës së Vogël.



