Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit propozoi deri te Ministria e Ekonomisë parimet, në bazë të të cilave propozon të kryhet zgjerimi i kategorive të konsumatorëve të ndjeshëm.
Siç kumtoi Komisioni, bëhet fjalë për iniciativë të KRRE-së, e cila e ka përgatitur propozimin në bashkëpunim me kompaninë Elektrodistribucija, me rekomandim të Komunitetit Energjetik me qëllim që të ulet varfëria energjetike tek amvisëritë, të cilat nuk kanë kondicion të plotë financiar që të paguajnë faturat e energjisë elektrike.
“Propozimi përfshin parimet, në bazë të të cilave mund të definohen kriteret, sipas të cilave do të përcaktohen konsumatorët, respektivisht amvisëritë, të cilat do të bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të ndjeshëm”, njoftojnë nga Komisiponi.
Me këtë, njofton KRRE, praktikisht dhe formalisht e fillojnë iniciativën, me të cilën duan ta rrisin përfshirjen e amvisërive, të cilat nuk munden plotësisht t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike, apo pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre shkojnë për të paguar faturat.
“Qëllimi është që përmes subvencionimit të një shume të caktuar nga shteti të tejkalohet ky problem.” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Zgjerimi i grupeve ekzistuese të konsumatorëve të ndjeshëm është iniciativë, e cila bazohet mbi parimet, të cilat Sekretariati i Komunitetit Energjetik me seli në Vjenë i promovon për mbrojtjen sociale energjetike të konsumatorëve të ndjeshëm, potencojnë nga KRRE.
Paradokohe, drejtori i Sekretariatit, Janez Kopaç indikoi se është e domosdoshme të mundësohet mbrojtja e konsumatorëve të ndjeshëm. Në bisedën telefonike, e cila u zhvillua para disa muajve mes kryetarit Kopaç dhe kryetarit të KRRE-së Bislimoski, Kopaç theksoi se legjislacioni kombëtar përfshin edhe rregullat, të cilat i referohen varfërisë energjetike, në të cilën jepet mundësia që shteti të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë elektrike të shpenzuar për kategoritë më të ndjeshme.
“Duhet të rishikohet edhe mundësia e vendosjes së masës së përkohshme, e cila nënkupton zgjerim të përfshirjes së konsumatorëve, që do të hyjnë në grupin e subvencionimit të faturave, me përfshirjen e qytetarëve, që janë goditur direkt ekonomikisht nga kriza shëndetësore, për shembull ata qytetarë, që kanë mbetur pa të ardhura. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të marrin ndihma. Shteti nuk duhet t’i subvencionojë faturat e energjisë elektrike për menaxherët më të paguar dhe qytetarët e tjerë me të ardhura të larta, të cilët për momentin subvencionohen me çmime të ulëta joreale të energjisë elektrike”, deklaroi Kopaç




