Author: Hamdi Kumanova

Deri në fund të këtij muaji, NATO do t’i dorëzoj respiratorët Maqedonisë së Veriut me qëllim që të ndihmojë në ballafaqimin me coronavirusin, theksojnë nga Aleanca Veriatlantike. Maqedonia është një nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor që do të marrin ndihmë.“Gjatë tetorit dhe nëntorit, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dhjetëra respirator dhe një total prej rreth 1.5 milion euro në pajisje mjekësore nga fondi i përgjigjes së pandemisë. Kjo erdhi pasi të tre vendet kërkuan ndihmë nga Qendra Euroatlantike për Koordinim dhe Reagim të Fatkeqësive të NATO-s”, informon “Vjesti” nga Podgorica.…

Lexo më Shumë

SPB Shkup – Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik dje parashtroi kallëzim penal kundër F.M. nga Shkupi, për ekzistimin e dyshimit bazë se i denoncuari në shumë raste ndaj shumë personave ka bërë vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 nga Kodi penal. Njëherit, siç kumtoi MPB-ja, përmes rrjeteve sociale personi i denoncuar ka publikuar shpallje për shitjen e aparateve – teknikë të bardhë, që nuk i posedon dhe me mashtrim i ka sjell në hamendje personat shoqërore, duke përfituar pronë të paligjshme pronësore në vlerë të përgjithshme prej 89.350 denarë. “Nga ana e Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik janë…

Lexo më Shumë

Puna e tyre e përditshme është t’i dalin përball zjarrit. Zjarrfikësit janë ata të cilët shpesh herë shpëtojnë edhe të dashurit tonë. Por këta heronj thonë se nuk po u paguhet haku i punës. 20 përqindëshi i rrezikshmërisë që u takon nuk po e marrin. Zjarrfikësi Premtim Koxhaxhiku thotë se sipas ligjit të vitit 2014, përveç rrogës, duhet të marrin edhe pjesën shtesë prej 20% të rrogës, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. “Edhe iniciativa jonë ishte që ne si zjarrfikës e bëmë një ditë iniciativën që tu japim një afat prej pesë ditë pune që…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.140 testime dhe janë regjistruar 408 raste të reja e coronavirus. Prej rasteve të reja 227 janë në Shkup, 12 Kumanovë, Shtip 15, Prilep 4, Tetovë 34, Strugë 5, Veles 15, Manastir 23, Kavadar 4, Gostivar 2, Strumicë 18, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Koçan 4, Demir Hisar 4, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 6, Resnjë 1 dhe Negotinë 2. Nga MSH bëjnë të ditur se sot janë shëruar 280 pacientë dhe katër të tjerë kanë humbur jetën, dy…

Lexo më Shumë

Ujëra ndotëse në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë nga mbeturinat industriale, për të cilat konsiderohet se përmbajnë krom gjashtëvalentësh kancerogjen ka këto ditë në afërsi të Jegunovcit të Tetovës, ndërsa pjesë të konsiderueshme të këtyre ujërave derdhen në lumin Vardar, alarmojnë aktivistët ekologjikë në rrjetet sociale, Qytetarët alarmojnë se dukuria e ujërave të këtilla ndotëse është e rrezikshme për truallin dhe për ujin duke pasur parasysh se është materie e cila shkakton ndotje të tyre si dhe sëmundje të kancerit. “Ai është kromi gjashtëvalentësh i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe shkakton kancer. Duhet të…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se masat kundër KOVID-19 të cilët janë në kuvend duhet të miratohen sa më shpejtë. “Deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe sa më shpejtë njëzëri të votojnë dy pakot e masave për mbrojtje të popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Kërkojmë që së bashku të dërgojmë mesazh të bashkimit rreth respektimi të masave. Ato janë plotësisht të arsyeshme dhe të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe të përvojave ndërkombëtare. Masa të tilla ose të ngjashme për momentin janë në fuqi në të gjithë vendet e Evropës”, ka…

Lexo më Shumë

Sipas Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë së Veriut ditë pushimi janë: Për gjithë qtyetarët e RMV-së: 1 janari (e premte), 7 janari (e enjte), 1 maji (e shtunë), 3 maji (e hënë), 13 maji (e enjte), 24 maji (e hënë), 2 gushti (e hënë), 8 shtatori (e mërkurë), 11 tetori (e hënë), 23 tetori (e shtunë) dhe 8 dhjetori (e mërkurë). Për qytetarët myslimanë festë është edhe 20 korriku (e martë), ndërsa për shqiptarët po ashtu ditë pushimi është 22 nëntori (e hënë), Dita e Alfabetit. Për qytetarët ortodoksë ditë pushimi është 6 janari, 19 janari, 30 prilli,…

Lexo më Shumë

Reparti Infektiv në Spitalin klinik të Shtipit është mbushur deri në shtratin e fundit. Drejtori i Spitalit Klinik – Shtip, Alen Gjorgjiev për MIA-n thotë se për momentin në Repart janë hospitalizuar 55 pacientë prej thuajse të gjitha komunave të rajonit lindor të vendit. “Filluam me ridërgimin e pacientëve në spitalin e Koçanit, pasi tek ne nuk ka shtretër të lirë spitalorë. Mund të ndodhë, gjatë këtyre ditëve edhe pacientë nga Shtipi të dërgohen për mjekim spitalor në spitalin në Koçan”, deklaroi Gjorgjiev. Ai theksoi se 10 pacientë të infektuar me koronavirusin janë me pasqyrë klinike më të rëndë dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, thotë se do t’i pengonte që të dikush atë ta sheh vetëm si numër ose përqindje. Këtë e thotë edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarisht quhet “ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20% e qytetarëve”, kur shumë thjesht mund të quhej “ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”. “Absolutisht pajtohem me ju se kjo përqindje duhet të zhduket! Edhe dua që kjo përqindje të zhduket. Të jemi maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb etj., qytetarë lojal të Maqedonisë. Numrat nuk na nevojiten, ato vetëm se na ndajnë,…

Lexo më Shumë

Shkurtimi i orëve të punës në objektet gastronomike nuk do të funksionojë, nëse respektohet në mënyrë selektive, siç ka qenë rasti deri më tani. Nga Oda e Gastronomëve thonë se ata janë të vetëdijshëm për gjendjen shëndetësore, por ata apelojnë që ndryshimet e shpeshta të rregullave të lojës nuk janë të dobishme për askënd. Kërkojnë nga autoritetet largpamësi në punën e tyre. Ata janë për protokolle strikte, por ata thonë se pa i respektuar të gjithë, nuk do të ketë efekt. “Qëllimi është që protokollet të respektohen. Nëse protokollet do të respektoheshin, ahengje të tilla dhe gjithçka tjetër që pamë…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policor të SPB-së Kisella Vodë sot në orën 14:15 e kanë arrestuar 31 vjeçarin B.P. nga Shkupi. Siç kumtoi MPB, B.P. është kërkuar me urdhërarrest në lidhje me nenin 237 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve.

Lexo më Shumë

Në kërkesë të opozitës në seancën e sotme të 18-të kuvendore nuk është diskutuar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar, e cila duhet të jetë bazë për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi. Nga grupi i deputetëve të LSDM-së potencojnë se opozita ka kërkuar kohë ta shqyrtojë sepse kanë pasur dyshim në disa dispozita. Nga VMRO-DPMNE, konfirmojnë se kanë kërkuar para se të shprehen për ligjin ta shqyrtojnë edhe të japin propozime të tyre. Nga partia opozitare thonë se duan të japin kontribut dhe mbështetje të…

Lexo më Shumë