Author: Hamdi Kumanova

D-r Dragan Tasevski, mjek specialist i punësuar në Repartin Kirurgjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga koronavirusi. Tasevski kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para 10 ditëve, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Klinikën Infektive në Shkup. Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë konfirmojnë se me 9 tetor është konfirmuar Covid-19 tek një punonjës shëndetësorë. Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva konfirmon se kolegu i saj ka humbur betejën me koronavirusin. “Kolega para 10 dite është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e një bronhopneumonie serioze të shkaktuar nga…

Lexo më Shumë

Irracionaliteti aktual në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të kapërcehet duke tejkaluar deficitin në shkëmbimin e vlerave kulturore sa më shpejt të jetë e mundur, tha akademiku Luan Starova në një intervistë për televizionin bullgar Evropa. “Në një atmosferë pozitive, për të filluar një epokë të re të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë dhe lidhjes infrastrukturore dhe institucionale”, thotë Starova, duke vlerësuar se mosmarrëveshja aktuale midis vendit dhe Bullgarisë është e pakuptueshme dhe e papranueshme. Si një shembull pozitiv në këtë drejtim, ai tregon projektet dhe bashkëpunimin e përbashkët midis Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për formimin e Komisionit Special për përballje me KOVID-19, të cilën do ta kishte zgjedhur Kuvendi, është vetëm mënyrë të tregohet gjoja përkujdesje dhe konstruktivitet, ndërsa në thelb ky propozim është i pabazuar. “Në Komisionin për Sëmundje Infektive marrin pjesë profesionist të vërtet, ekspert në fushën e tyre. Nga fillimi i krizës të gjitha vendimet, rekomandimet dhe masat e Komisionit janë sjellë në bazë të analizave epidemiologjike dhe në interes të shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA. Ai ka thënë se VMRO-DPMNE me bllokimin në ndryshimet për Ligjin…

Lexo më Shumë

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, pas së cilës menjëherë do të filloj procesi i vaksinimit. Janë blerë 40.000 doza të katër llojeve të vaksinave të prodhuara nga “Sanofi Pasteur”, Francë (VAXIGRIP TETRA), informojnë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinat, siç theksojnë, kanë për qëllim vaksinimin falas të grupeve të përcaktuara të rrezikut në vijim: personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, profesionistët shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në pesë vjet. “Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, të interesuarit do të jenë në gjendje të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të kërkojë formimin e Komisionit special për ballafaqimin me KOVID-19, komision të cilin duhet ta zgjedh Kuvendi. Ky është vendimi i mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit të partisë, informon SHENJA. Komisioni sipas propozimit të VMRO-DPMNE duhet të përmbajë 11 anëtar, mes të cilëve edhe ministri i Shëndetësisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ndërsa anëtarët tjerë të jenë infektologë, epidemiologë, imunologë dhe internistë.

Lexo më Shumë

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska ka thënë se këtë vit nuk mund të organizohen ekskursione shkollore. “Janë dërguar rekomandime deri tek Byroja për Zhvillim të Arsimit. Mundet deri në pesë kilometra të kenë shëtitje, nxënësit së bashku me mësimdhënësit që të mund të kenë socializim. Por, nga ana tjetër ajo që agjencitë nuk i kanë kthyer paratë ka Rregullore. Ministria e ekonomisë kishte rekomandime që të jepen vauçerë të cilët mund të shfrytëzohen në periudhën e ardhshme dhe me siguri kjo ka ndodhur”, ka thënë Carovska duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Koçani.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të 13-të, Qeveria u rekomandon bankave tregtare të sigurojnë që pensionistët me pensionet e tetorit mund të jenë në dispozicion nga data 27 e këtij muaji, përcjell FLAKA. Sipas Shërbimit për Shtyp të Qeverisë, Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për pagimin e pensioneve për Tetor 2020 dhe udhëzoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalid të Maqedonisë që të paraqesë të dhënat e pensionit në bankat komerciale jo më vonë se 26 Tetor 2020. “Qeveria u rekomandon bankave tregtare që të sigurojnë që pensionistët me pensionet e tetorit mund të jenë të disponueshëm përmes rrjetit ATM dhe…

Lexo më Shumë

Zv.Minitri i drejtësisë, Agim Nuhiu në një emision televiziv ka deklaruar se ndihet i lumtur që tashmë shefi i Prokurorisë themelore të Tetovës është zgjedhur shqiptar. Nuhiu potencoi se gjithmonë për të ka vlejtur parimi që njerëzit në pozita kyçe të kenë kualifikimin dhe zotësinë adekuate për postin e marrë. Nuhiu shtoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore është garancion që nga Marrëveshja e Ohrit, dhe si vendim i tillë duhet dhe të respektohet. Ai dha mesazhin që anëtarët e këshillit të prokurorëve gjithmonë të kenë parasysh përfaqësimin e drejtë në emërime.

Lexo më Shumë

Në territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 777 gjoba për mosmbajtje të maskës. Ministria e Punëve të Brendshme bën apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga Covid-19.

Lexo më Shumë

Niveli i ujit të liqenit të Prespës është 36 centimetra nën minimumin e lejuar, ndërsa në Liqenin e Ohrit situata është e kundërta, pra është shtatë centimetra mbi minimumin e lejuar, tregojnë matjet e sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Tek lumenjtë ka ulje të konsiderueshme të nivelit të ujit, përveç te lumi Vardar në Veles ku ka rritje të nivelit të ujit për 35 centimetra.

Lexo më Shumë

Mundet që arsimtarët të kthehen në shtëpi dhe të mbajnë orë, që të mos detyrohemi që të ngrohim të gjithë klasën për një arsimtar, tha nga Koçani ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. “Bisedojmë me krerët e komunave për racionalizim të mjeteve. Të mos shpenzohen para për ngrohje të klasave për një arsimtar, ato para të shfrytëzohen për blerje të IT pajisjeve. Kur do ta marrim vendimin do ta informojmë opinionin”, tha ministrja Carovska pas vizitës në Sh.f. “Ljupço Stanov”.

Lexo më Shumë

Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të kufizohet për 50 për qind. Këto janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19, të cilat Qeveria dje i miratoi dhe të njëjtat menjëherë kanë hyrë në fuqi. Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në ora 23:00, përveç atyre që kryejnë dërgesa, ndërsa tërë administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat duhet ta organizojnë punën në turne, onlajn nga shtëpia ose në…

Lexo më Shumë