Asnjëherë gara në ShBA për president nuk ka qenë kaq e polarizuar. Në garë janë:Një neokomunist 80- vjeçar, ish-zëvendëspresident dhe senator i vjetër i SHBA-së, që përfaqson ekstremistët demokratë. Në anën tjetër presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, biznesmen që ka nga pas të gjithë krahun e djathtë radikal politik amerikan, por i cili edhe vetë si aktor hollivudi nuk i kursen fare publikut qëndrimet e tij ekstreme.Diskutohet në fushatë për gjithçka. Diskutohet ekonomia, emigracioni ilegal, bursa, covid-i, armët bërthamore, çështjet e pambyllura me Iranin, Kinën, Rusinë dhe terrorizmin .Nuk ka asnjë pikë në të cilën përafrohen pikëpamjet e dy…
Author: Hamdi Kumanova
I ftuar në emisionin “ClickPlus” në TV21, infektologu Velo Markovski, tha se është e panevojshme të krijohet panik rreth gjendjen me virusin korona, sepse ka raste kur edhe njerëz me infeksione të zorrëve mendojnë se kanë koronavirus. “Ai mund të jetë pozitiv, por nuk është i sëmurë. “Ai që është pozitiv, nuk është i sëmurë. Madje është pyetje edhe nëse është i infektuar. Dhe tani krijohet panik, njerëz me infeksion të zorrëve vijnë dhe mendojnë se kanë koronavirus. Ai dukshëm ka diarre, por mendon se ka koronë”, tha Markovski.
Janë sanksionuar gjithsej 557 shoferë në Shkup gjatë ditës së djeshme. Prej tyre, 93 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Policia e komunikacionit ka shqiptuar 59 gjoba për automjete të parregulluara teknike dhe 52 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa janë sanksionuar edhe 16 motoçiklistë. Janë shqiptuar 93 gjoba për parkim të parregullt dhe 70 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë të respektohen rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.
Këta janë disa nga emërimet e drejtorëve dhe zv/drejtorëve, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur ne postet aktuale dhe vazhdojnë punën edhe më tutje. Drejtor tek Agjencia për punësim – Abdush DemiriZv/Drejtor në Drejtorin për të Ardhura Publike – Abdulselam SelamiZv/Drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport – Avni RustemiZv/Drejtor tek Agjencia për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural – Remzi AbdullahiZv/Drejtor tek Agjencia për Emigracion – Izmit NuraNë drejtorin për Ambient Jetësorë – Hisen XhemailiDrejtor në Agjencinë për kualitet dhe akreditim të objekteve shëndetësore – Kaltrina Beqiri Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Safet Emruli ka…
Propozim-ligji për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza Covid 19 për pagesën e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, propozuar nga Ministria e Financave, u miratua nga Qeveria dje dhe i njejti pritet që të dorëzohet për miratim në Kuvend. Punëdhënësit do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 21.776 denarë për punonjës, deri më datën 7 të muajit për muajin paraprak dhe përfitues mund të jenë ndërmarrjet që kanë të paktën 30% rënie të të ardhurave në periudhën referuese nga prilli deri në tetor të vitit 2020, llogaritur me të njëjtën periudhë…
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki njoftoi sonte se është pozitiv për coronavirusin. Ai lajmin e konfimoi përmes profilit të tij në Facebook. “Kam marrë rezultat pozitiv në testin për COVID. Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë epideminë”, shkruan Popovski.
Në mënyrë që të lehtësohet procesi i lëshimit, transmetimit dhe marrjes së një fature, do të jetë e mundur të përdoret faturë në formë elektronike – pdf ose format tjetër elektronik. Këto janë ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që u miratua dje nga Qeveria. Qeveria i dha një mundësi të tillë për TVSH-në në pranverë kur miratoi një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili u zbatua gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në atë kohë, tatimpaguesit kishin mundësinë të lëshonin fatura, përveç letrës, edhe në formë…
Shkruan: Amra IbraimiUnë kam lindur nga dashuria andaj je vet dashuria Nënë…A.I Nëna është e shtrenjtë. Asnjë fjalë nuk mund ta pershkruaj nënën, ashtu siç e meriton. Është qenia më e bukur që ekziston, ajo është drit dhe gjysma ime.Nënë ky emër kaq hyjnor. Fjala nënë mbizotron çdo gjë, zëvendëson mungesën e gjithçkaje, aty është vendi ku gjen ngrohtësin dhe mbi të gjitha ndjenjën e dashuris, neëëna është shkolla më e përkryer për edukimin e brezave . Heroin je për ne, je krahu i cili mbështetemi çdoher që kemi nevoj je afër nesh çdo sekond dhe na jep kurajo për…
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2688 testime për KOVID-19, ndërkaq 641persona kanë rezultuar pozitiv. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 233 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, të shëruarve në 17.905, të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive, njofton Portalb.mk. “Kanë ndërruar jetë 12 persona, tri nga Shkupi (52, 73 dhe 85 vjeç), një pacient 59-vjeçar nga Kumanova, dy nga Prilepi (78 dhe 75 vjeç), dy nga Velesi (61 dhe 62 vjeç), dy nga Gostivari (43…
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri mesditën e sotme është takuar me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçel Galovej. Këtë e bëri të ditur ministri Shaqiri në rrjetin social Facebook duke theksuar se kanë rënë dakord që bashkëpunimi reciprok të vazhdojë edhe më tej me hapa konkret. Sipas tij, bashkëpunimi ka për qëllim të mundësimit të profesionalizimit të administratës për të punuar në mënyrë transparente dhe profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, “Me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, ekselencën e saj Rejçel Galovej, u dakorduam që bashkëpunimi i suksesshëm reciprok do të vazhdojë edhe më tej me hapa…
Kështu dukej sot një autobus i linjës 19 që qarkullon nga Karposhi për në Shutkë. Pavarësisht masave të reja të sjella nga qeveria për kapacitet të përgjysmuar në transportin publik. Autobusi me të cilin udhëtoi ekipi ynë ishte i stërmbushur me udhëtarë. Shoferi Dushan Naumovski, thotë se kjo linjë është gjithmonë e ngarkuar, por shton se edhe pasi 50% e kapacitetit të jetë plotësuar ai nuk mund t’i ktheje qytetarët tek dera e automjetit. Ja le të incizojë të shihni se nga sa njerëz transportojmë. 50% kapacitet, por unë njerëzit nuk i zbres dot nga autobusi, unë jam shofer. Përderisa…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi sot se Qeveria këtë javë do të dorëzoj në Kuvend zgjidhjen ligjore që do të mundësojë subvencionimin e pagave për punonjësit, si pjesë e paketës së katërt të masave për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive. Ai i bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos ndjekin politikë ditore, por të mbështesin miratimin e ndryshimeve në Kuvend. “Sa i përket pakos së katërt të masave, do të shfrytëzoj edhe këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjitha partive politike me masa që janë të destinuara për mbështetje të qytetarëve, posaçërisht kategorive të rrezikuara, biznesit,…

