Asnjë lëvizje nga bordi i Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane për të vendosur mbi kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Lidija Dimova. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski ka kërkuar nga Bordi udhëheqës që gjatë procedurës të respektohet prezumimi i pafajësisë “Mbi bazën e njohurive dhe vendimeve të Bordit Udhëheqës, do të ruhen dhe garantohen të gjitha procedurat dhe mbi gjitha prezumimi i pafajësisë- deklaroi Lupç Nikollovski, Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Burime brenda agjencisë bëjnë të ditur se bordit, sipas rregullores së punës do t’i nevojiten tre ditë për tu mbledhur dhe shqyrtuar propozimin…
Author: Hamdi Kumanova
Pacientë të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë po arrijnë në spital alarmon drejtori i Spitalit Klinik në Shtip, Alen Gjeorgjiev. Sot, 50 pacientë janë shtruar në Qendrën rajonale Kovid, pothuajse gjysma e të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit. Gjeorgijev thotë se këto ditë në repart mbërrijnë pacientë, të cilët pasi u pranuan në spital për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, humbën betejën me koronavirusin në vetëm disa orë. “Këto ditë pacientët vijnë tek ne në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, rasti i fundit ishte dje me një pacient 80-vjeçar nga Koçani, i cili vdiq në spital…
Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ka zhvilluartakim me Shefin e Misionit të OSBE në Shkup Ambasadorin Klemens Koja. Në këtë takim Kryetari Sela ka informuar Ambasadorin Koja për situatënaktuale politike ne vend, me theks të veçantë për krizën ekonomike qëka shkaktuar pandemia me Covid 19,si dhe përpjekjet për rimëkëmbjenekonomike. Në këtë bisedim është biseduar edhe çështjen e regjistrimit tëpopullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim sidhe për procesin e regjistrimit që pritet të fillojë vitin eardhshëm, i cili duhet të jetë kredibil dhe në përputhje me standardete eurostatit. Temë tjetër kryesore e këtij takimi…
Shumica e administratës shtetërore do të punojë nga shtëpia, dhe një pjesë e vogël do të shkojë në punë me ndërrime. Një pjesë e administratës do të shkojë në punë një javë ndërsa javën që vjen, pjesa tjetër. Më shumë administratorë me prezencë fizike do të nevojiten në Institucionet ku lëshohen dokumente dhe shërbime të tjera të qytetarëve. Administratorët do të raportojnë tek eprorët e tyre se çfarë kanë punuar gjatë ditës ose gjatë javës së punës, tha për Alsat Ministri i Administratës Jeton Shaqiri.– Advertisment – Qytetarët janë skeptikë se me punën online të administratës shtetërore ata do të…
“Për zgjedhjet e parakohshme kuvendare të cilat u mbajtën këtë vit për dallim nga të kaluarat, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), nuk ka ankesa lidhur me punësimet gjatë procesit zgjedhor”. Kështu sot njoftoi Katica Nikollovska nga KSHPK, në konferencën në lidhje me raportin special për abuzimet e identifikuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – 2020. “Përvoja nga zgjedhjet e fundit kur kishte numër të madh të aplikimeve për punësim gjatë procesit zgjedhor për çështje urgjente dhe të pa shtyra na bëri të mendojmë për të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mendon se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për krijimin e komisionit të ri të posaçëm për luftë kundër Kovid 19, i cili do të zgjidhet nga Parlamenti, është vetëm një mënyrë për të treguar gjoja kujdes dhe konstruktivitetin e pretenduar, ndërsa në fakt, ai propozim është i pabazë. “Në Komisionin për Sëmundje Infektive anëtarë janë profesionistë të lartë, ekspertë të fushës së tyre. Që nga fillimi i krizës, të gjitha vendimet, rekomandimet dhe masat e Komisionit për Sëmundje Infektive bazohen në analiza të shëndosha epidemiologjike dhe unitet në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Unë reagoj…
Para se të arratisej në Hungari, Nikolla Gruevski ka dëshmuar në Prokurorinë e Shkupit për rastin “parcela në Vodno” ku edhe është i dyshuar. Shefja e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska tha se përveç tij, për momentin nuk është marrë në pyetje asnjë i dyshuar për blerjen dhe shitjen e parcelave në Vodno përmes një kompanie nga Belize. Është mirë për ne që i dyshuari i parë që është i pakapshëm është marrë në pyetje në lidhje me këtë vepër penale për pastrim parash. Kështu që mendoj se nuk do të kemi problem pa marrë parasysh…
Masat e setit të katërt qeveritar tashmë po realizohen, ndërsa për një pjesë pritet të miratohet ribalanci dhe të zbatohen thirrjet publike për realizimin e masave. Vendimi ligjor tashmë është përgatitur, konsultimet përfundojnë me palët e interesit dhe do të dërgohet më së voni pasnesër në Kuvend, ndërsa janë përgatitur edhe rregulloret për realizimin e masave që janë përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe presin shpallje sapo të krijojnë kushte ligjore, gjegjësisht sapo të kalojë ribalanci i Buxhetit në Kuvend. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për shtyp duke pritur sjellje në kohë të ribalancit dhe…
Tejkalimi i paragjykimeve mes të rinjve të dy etnive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, shqiptarëve dhe maqedonasve, mbetet sfidë për vendin, pasi ata me vite paraqesin burim të nxitjes së urrejtjes mbi baza etnike që jo rrallëherë kanë eskaluar dhe me përdorimin e dhunës. Në bazë të të dhënave të Komitetit të Helsinkit, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 159 raste të dhunës së motivuar mbi bazë etnike. Në rrjetet sociale gjatë ndeshjeve të futbollit, shpesh shfaqen përmbajtje fyese si “dobar shiptar, mërtov shiptar” (shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur), si dhe shprehja “kauri” (kaurrë) për maqedonasit.…
Qëllimi ynë thelbësor është ta shfrytëzojmë procesin inkuadrues për mënyrën evropiane të jetesës, për prosperitetin, rregullat dhe parimet t’i sjellim në vendin tonë. Në mars morëm dritë të gjelbër pa kushtëzime për t’i filluar negociata. Është e rëndësishme këtë vit ta përmbyllim me sukses historik të përbashkët – konferencën e parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi në fjalimin hyrës zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në promovimin e sotëm onajn të projektit “Promovimi i vlerave të përbashkëta nëpër Evropë” në organizim të Transparensi Interneshënall-Maqedoni, në të cilën mori pjesë ambasadori i BE-së, Dejvid…
Kështu nuk negociojnë aleatët. Kjo ishte përgjigjja e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ndaj homologut të saj bullgar Krasimir Karakaçanov i cili u shpreh se është i gatshëm brenda 24 orëve t’i largojë përmendoret kontestuese nga Shkupi me ndihmën e regjimenteve të inxhinierëve. Shekerinska theksoi se deklarata e Karakaçanovit i përket të kaluarës dhe se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të negociojnë me frymën e miqësisë. Ka ikur koha kur ministra të mbrojtjes kanë dhënë deklarata të tilla dhe dikush i ka marr për serioze. Bullgaria është anëtare e NATO-s ashtu siç jemi edhe ne dhe kjo nuk është…
Gjatë disa javëve të fundit për fat të keq jemi dëshmitarë se epidemia me koronavirusin jo vetëm që nuk po zbehet por përkundrazi edhe më tepër ka rritur intensitetin e saj, gjë që reflektohet me një numër të madh të personave të infektuar. Kjo situatë çoi deri tek propozimi i masave të reja, një pjesë e të cilave janë pjesë e shërbimeve të inspektoratit ndërsa një pjesë janë kompetencë e organeve tjera me të cilat shërbimet tona bashkëpunojnë”, deklaroi Magdalena Grashkoska,kryetare e Këshillit Inspektues e cila njëherit paralajmëroi edhe kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve. “Do të vazhdojnë kontrollet…

