rsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit me qëllim që t’u ndihmojmë gjeneratave të reja të jenë rezistuesit më të fuqishëm të lajmeve të rrejshme, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri foli edhe një herë për reformën arsimore në arsimin fillor dhe tregoi se përmes saj në mësim do të kyçen përmbajtje mësimore të cilat, siç tha, janë kyçe për fëmijët tanë dhe thelbësore, që nxënësit të hyjnë të përgatitur në këtë botë të re bashkëkohore digjitale.
“Në arsim përfshijmë arsimim medial dhe digjital, përmbajtje për antikorrupsion, ekologji, por edhe përmbajtje dhe orë për higjienë e cila u tregua si kruciale në luftën me Kovid-19. Kuptohet, përmbajtjet e reja nuk shkojnë në llogari të ekzistueseve. Nxënësit edhe më tej do të mësojnë histori, gjeografi, kimi, biologji dhe gjithçka tjetër që është e domosdoshme për njohuritë e tyre. Por, për këtë punë përmes debatit do ta zgjedhim modelin më të mirë”, theksoi Zaev.
Si Qeveri, potencoi Zaev, kemi obligim të madh dhe përgjegjësi t’u kundërvihemi dezinformatave dhe t’i parandalojmë dëmet të cilat i shkaktojnë lajmet e rrejshme.