Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, deklaroi se në takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se kanë ra dakord që dy vendet të lëvizin para në realizimin e projekteve që janë në interes të dy vendeve. “E mirëpres shumë idenë që të shkojmë drejt ndërtimit të pikës së përbashkët të kalimit kufitar, one stop shop, pastaj lidhjen e Prishtinës me gazin këtu në Shkup, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë që do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit. Më vjen mirë që dëgjoj se…
Author: Hamdi Kumanova
Pardje në orën 18 u denoncua se një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u gjet në fshatin Dlapkin Dol, Kërçovë, gjatë kryerjes së punëve bujqësore. Siç njoftoi MPB, në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga një ekip i ekspertizës nga Stacioni Policor i Kërçovës, dhe e njëjta është larguar në mënyrë të sigurt dhe është dërguar në procedurë të mëtejshme.
Tender i ri milionësh për kompaninë “Pucko Petrol” nga Plasnica. Për një milion e treqind mijë euro, në dy vitet e ardhshme do ta furnizojë Ministrinë e Brendshme me karburant ekstra të lehtë. Marrëveshja u nënshkrua dje dhe e shpallur në Byronë e Prokurimit Publik sot. “Pucko Petrol” është në pronësi të djalit të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski. Sipas dokumenteve, në ankandin elektronik për biznesin milionësh kanë aplikuar pesë kompani. Pra, për një litër karburant ekstra të lehtë, oferta më e lartë ishte 44.06 denarë ndërsa më e ulëta ose ajo e “Pucko Petrol” ishte 43.64 denarë. Me këtë,…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, sot mbajtën takime pune me drejtorët e Klinikave Universitare, Spitalet Klinike dhe të Përgjithshme në të gjithë vendin, si dhe me infermierët kryesorë të Klinikave në Shkup. Në takime u ra dakord që të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim shtesë të hapësirës në mënyrë që të sigurojnë kapacitet shtesë në hapësirat e brendshme si dhe optimizim të stafit mjekësor të Klinikave në Shkup ku do të aktivizohet për ndihmë shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive ku do të mjekohen pacientët me Covid-19. “Në periudhën e ardhshme,…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili sot ishte në Shkup, do të jetë zyrtari i parë i lartë nga Kosova i cili do të jetë i pranuar me ceremoni shtetërore, me intonimin e himnit dhe me gardë ushtarake, shkruan Almakos.Zoran Zaevi do të jetë zyrtari i parë nga Maqedonia i cili e ka pranuar një Kryeministër ose President të Kosovës ashtu si duhet dhe si është rendi e jo si ndonjë shvercer ordiner.Zyrtarët e lartë të Kosovës në të kaluarën nuk janë nderuar dhe respektuar në këtë mënyrë nga ana e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë së Veriut./Almakos/
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Gerogievski, ka deklaruar se “shteti i thellë” në Maqedoni i dëmton raportet normale mes dy shteteve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshin profesorë, gazetarë, në punësuar në shërbimet për siguri nacionale, dhe në të vërtetë, sipas tij, ato nuk janë të gjithë maqedonas, njofton Portalb.mk. Në intervistën e tij të dhënë për mediumin bullgar BGNES gjatë vizitës së tij në Sofje, Georgievski deklaroi se edhe përkrah “shtetit të thellë” në Maqedoni, “ne dëshirojmë afrim me Bullgarinë, Goce Dellçev na bashkon”. Sipas tij, historia jugosllave ka pranuar kombin maqedonas si më të riun…
ASH: Ejupi i ,,përjetshëm” dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!!! Në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po përballemi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, BDI po i bën kalkulimet e fundit për ndarjen e kolaçit Qeverisës. Për këtë Parti që e ka shëndruar vendin në tirani pak rëndësi ka , pamndemia, dhe numri i të sëmurve dhe të vdekurve nga ky virus famkeq, ata nuk e çajnë kokë për varfërinë , faturat e shtrejta të rrymes elektrike, migracionit alarmant. Shqetësimi i vetëm i kësaj partie edhe në këtë krizë ekonomike vazhdon të ngel “rahatimi” i njerëzve të tyre…
Faton Fazliu nga Partia Alternativa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq që tha se qëndrimi i tij personal është të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton Almakos.Ky është reagimi i plotë i Faton Fazliut:Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq, deklaron se “Kosova është Serbi”. Kjo është fjali e njohur e shumë grafiteve serbe gjithandej nëpër Serbi.Bogdanoviqi, në emër të mendimit të tij personal, pra duke harruar se ai nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i…
Qëndrimi im personal për Kosovën është se ajo është pjesë e Serbisë, unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin e mbrëmshëm “Në Qendër”, që drejtohet nga gazetari Vasko Evtov. Ai ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. “ Unë personalisht kam qëndrimin tim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë… ( Ju nuk e pranoni pozicionin e Maqedonisë) Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, tha Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq. Ndryshe kryetari i komunës Qendër…
Kreu i VMRO-DPMNE-së ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Mickoski me këtë rast ka theksuar se në Maqedoni ka shtetin e saj por nuk ka as liri e as drejtësi. “Sot në këto ditë të vështira u grumbulluam për të festuar 23 tetorin. VMRO-ja ekziston për Maqedoninë. Sot kemi shtet por nuk kemi as liri e as drejtësi, kemi shtet ku funksionon mafia. Kemi punë me qeveri që funksione tyre janë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve Mickoski në fjalimin e tij theksoi rendësin e fillimit të negociatave me BE-në. “Maqedonia duhet të filloj…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Durlovski po largohet nga funksioni i deputetit. Durlovski, i cili mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në zgjedhjen për funksionin e deputetit në koalicionin “Për Ripërtërirjen e Maqedonisë”, këtë vendim të tij mbrëmë e publikoi në Fejsbuk. “Interesat kombëtare, drejtësia për të përndjekurit padrejtësisht dhe një shtet normal për fëmijët tanë ishin / janë përparësitë e mia. Ulësja e deputetit nuk të len të qetë kur pragma politike bëhet më e rëndësishme sesa morali. Prandaj, unë po largohem nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe u uroj kolegëve nga koalicioni ‘Për Ripërtëritjen e Maqedonisë’ këmbëngulje, qëndrueshmëri, mençuri,…
Në këtë ditë ne kujtojmë themeluesit e lëvizjes revolucionare maqedonase, të cilët udhëhiqeshin nga idealet dhe parimet e drejta që ishin përpara kohës së tyre në rajonin tonë, tha presidenti Stevo Pendarovski sot në urimin për qytetarët. me rastin e 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare maqedonase. Kreu i shtetit theksoi se këto ishin ideale për një republikë të lirë maqedonase, bazuar në parimet demokratike, në të cilën do të ketë bashkëjetesë midis bashkësive të ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore. Sot, 127 vjet më vonë, shton ai, është detyra jonë e brezave jo vetëm të ruajmë përfitimet e paraardhësve…

