Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thekson se duhet të gjinden zgjidhje alternative për punën e shtëpisë ligjdhënëse në kushte alternative, duke u kthyer në situatën e sapondodhur me punën e deputetëve në kushte të pandemisë së Kovid-19. Xhaferi në intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për atë se si do të punojë Kuvendi, prejse disa deputetë u infektuan me Kovid-19, ndërsa vetë ai tha se tani për tani nuk ka opsion që shtëpia ligjdhënëse të mbajë mbledhje onlajn dhe se mund të votohet sipas shembullit me deputetin Arben Ziberi në kabinë të veçantë. Tani jemi në mes të pandemisë.…

Lexo më Shumë

Në opinion ekziston mendimi se Zaevit i konvenon Mickoski, që të mbetet në krye të VMRO-DPMNE-së, sepse kjo paraqet garanci për fitore të reja të LSDM-së. Ne jemi të vetëdijshëm se Mickoski nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve, por LSDM-ja mendon për shtetin dhe jo për interesat e saja partiake. Ndërsa për shtetin është mire që të ketë një opozitë progresive e cila nuk do ta frenoj përparimin, nuk do ta pengoj integrimin në Bashkimin Evropian, e cila do të jetë përgjegjëse dhe jo destruktive, tha mes tjerash lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në hapjen e Kongresit të 25 digjital të…

Lexo më Shumë

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë dje u dhuruan 100 tabletë që iu shpërndanë 100 nxënësve në nevojë. Ky donacion është i mirë se ardhur dhe ndihmesë e madhe për nxënësit tanë. Me këtë rast drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik, kolektivi, prindërit dhe nxënësit e faleminderojmë dhe i jemi shumë mirënjohës për përkrahjen, mbështetjen dhe kontributin donatorit Artan Hamziu. Mbështetja juaj në të vërtetë ndihmon këta fëmijë në realizimin e mësimit në distancë, andaj donatorit Artan Hamziu i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese pafund!

Lexo më Shumë

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi mbetet peng i mosmarrëveshjeve të deputetëve të pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, derisa ky institucion që nga maji i vitit 2019 mbeti pa asnjë anëtar. Nga opozita maqedonase kanë theksuar se duhet të precizohen kriteret sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, përderisa ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shapansa, ka theksuar se në bazë të propozim-ligjit në fjalë sigurohet parimi i barazisë dhe parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Propozim-ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov vlerëson se inspektoratet qendrore duhet të shfuqizohen dhe të mos ekzistojnë. Në debatin “Si deri në shërbimet të inspektorateve efikase dhe të pavarura në Shkup”, Shilegov tha se inspektoratet shtetërore janë jofunksionale dhe nuk e kryejnë punën për të cilën marrin paga, njofton Portalb.mk. “Mund të ekzistojë organ shtetëror i cili do të kryejë kontrolle të inspektimit në inspektoratet komunale. Prioritetet tona dallojnë si organe. Mosdhënia e fuqisë kryetarëve të komunave apo lënia e mundësisë për ping pong të institucioneve është arsyeja për të cilën ndodhemi në gjendje të këtillë në terren. Për…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Strumica tha se kapacitetet e spitalit të këtij qyteti janë zgjeruar dhe se tani në dispozicion janë 100 shtretër për pacientë me COVID-19. Filipçe përsëriti qëndrimin se duhet të respektohen masat dhe kufizimet dhe se spitalet janë të gatshme për t’i hospitalizuar pacientët. “Edhe pse personeli mjekësor është i lodhur,me sistemin e rotacionit kemi kapacitete të mjaftueshme për t’i përfshirë të gjitha spitalet në shtet. Ju bëj thirrje të gjithëve të t’i respektojnë masat ndërsa ne jemi të gatshëm edhe nëse ka përkeqësim të gjendjes me virusit”, tha Filipçe. Ndryshe, ekipit të Strumicës iu…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi insiston që të gjendet një zgjidhje ligjore që Kuvendi të punojë në një situatë kur vendin e ka kapluar pandemia. Ai ka përmendur faktin se gjatë gjithë kohës mund të ketë deputetë të prekur me virus, të cilët nuk mund të marrin pjesë në Kuvend. Propozimin që Kuvendi të mbajë seanca online, tashmë e kanë kundërshtuar shumë deputetë, ndërsa Xhaferi thotë se në rrethana normale asnjë njeri nuk do të kërkonte të punohej nga shtëpia. “Kur jemi gjetur në një situatë të këtillë, është e nevojshme të mendohet që të kemi ligje rezervë, se si dhe në…

Lexo më Shumë

Sot do të varroset lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, i cili vdiq dje në moshën 64 vjeçare. Varrimi, siç kumtoi Lidhja e Romëve, është caktuar për sot, në orën 14:00 në varrezat e Butelit. Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se te Amdi Bajrami pas vdekjes është konstatuar se ka qenë pozitiv me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllime familjes dhe apeloi, në interes të mbrojtjes së shëndetit të tyre, të bashkëpunojnë plotësisht me shërbimet kompetente. Përveç kësaj, të gjitha ritet e varrimit duhet të shmangen, dhe funerali duhet të bëhet në përputhje me protokollet, në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 429 gjoba, ku prej tyre 62 janë për tejkalim shpejtësie, 35 gjoba për mosregjistrim të automjetit apo defekte teknike, 31 për mospasje të lejes së vozitje, dhe 58 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse’, thonë nga policia. Ata shtojnë se kontrolle të tilla do të ketë edhe gjatë ditë të ardhshme. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta rrisim sa më shumë sigurinë në komunikacion”, sqarojnë nga…

Lexo më Shumë

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të kaluara (24/25.10.2020) janë regjistruar gjithsejtë 846 shkelje për mosrespektim të masave antiCovid, gjegjësisht mos-mbajtjes së maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Projekti për sistem informativ të integruar për menaxhim me financiat, i cili do të mundësojë ndjekje të integruar të të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në realizimin e tërësishëm, si dhe projektet për rrugë lokale, inovacione dhe konkurencë dhe për zhvillim të qëndrueshëm të komunave janë projektet prioritare që duhet të realizohen në suaza të strategjisë katër vjeçare për partneritet që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka me Bankën Botërore. Kjo ishte potencuar në mbledhjen e ministrit të Financave Fatmir Besimi , guvernatores së BP-së Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipet e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore…

Lexo më Shumë

Si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara të Ministrisë së Brendshme për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për trafik të paligjshëm të armëve dhe mallrave të rrezikshëm dje në Kërçovë, dhe punojnësit policorë në Kërçovë arrestuan një tregtar dhe u kapën mbi 100 gramë kokainë dhe gjësende të tjera. Më 24.10.2020 rreth orës 20:20 në Bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, oficerët e policisë ndaluan një automjet Citroen me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.B. (38) nga Kërçova. Gjatë kontrollit të IB, ai u përpoq të hidhte një top plastik që…

Lexo më Shumë