Mbrëmë efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë konstatuar se një restorant në Pirok të Tetovës, në pronësi të personit G.P. 45-vjeç, kishte qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe kishte pasur disa persona brenda lokalit dhe për këtë shkak ndaj pronarit të objektit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” informon Tetovasot .
I njëjti sot (23 dhjetor) është thirr në Stacionin Policor të Tetovës për të pastruar dhe dokumentuar rastin.



