Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmjen e djeshme janë raportuar tre aksidente trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, informojnë nga SPB-Tetovë. Në tre aksidentet nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. “Në periudhën prej gjysmë ore pas mesnatës deri në 06:30, janë raportuar tre aksidente trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup. Aksidenti i parë afër mbikalimit Gradetiki dhe pompës së benzinës, që është shkaktuar nga kafshët, në të cilën morën pjesë një automjet “BMW” dhe dy autobusë. Askush nuk është lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme material”, tha sot Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Patëm mbledhje të shtabit kryesor të krizës dhe akoma nuk kemi rekomandime të reja të cilat nënkuptojnë masa më radikale. Por asgjë nuk përjashtohet, deklaroi në “Brifingun e mëngjesit” në “Sllobodna TV”, ministri i Punëve të Brendshme, OIiver Spasovski. “Në asnjë moment nuk do të bëjmë të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por kontrolle do të duhet të ketë. Nëse me paraqitje, apo pas raportimeve, policia do të mund edhe të intervenojë tek pronari dhe të kontrollojë nëse ka shkelje apo jo”, tha Spasovski. Duke folur rreth ekipeve të shpeshtuara policore kontrolluese nëpër rrugët e qytetit, Spasovski theksoi…

Lexo më Shumë

Dje (25-tetor) rreth orës 19:20, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPBTetovë kanë privuar nga liria personat: E.Z (24), E.O. (19), L.S. (22) dhe F.Z. (19), të katër nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar ilegalisht në vendin tonë. Të katër shtetasit shqiptarë janë mbajtë nëStacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet të shpall çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme. Me vendim të KRRE-së javën e kaluar çmimet me pakicë të bezinës shënuan ulje për 0.50 den ndërsa çmimi i dizelit mbeti i njëjtë.

Lexo më Shumë

Rishikimi i Buxhetit, me të cilën praktikisht duhet të fillojë zbatimi i paketës së katërt të masave, ka kaluar debatin e amendamenteve dhe tani pritet të miratohet në seancë parlamentare. Në faqen e internetit të Kuvendit, një seancë parlamentare mbi ribalancin nuk është caktuar ende, e cila është e dyta për këtë vitë për shkak të ballafaqimit me pasojat e krizës me coronavirusin. Në të, të ardhurat janë më të ulëta për 0.2 përqind krahasuar me buxhetin e parë suplementar, shpenzimet janë më të larta për 4.2 përqind dhe deficiti është rritur për 22.6 përqind në krahasim me buxhetin e…

Lexo më Shumë

Libri nuk është prodhim i shtëpisë botuese, as prodhim i ministrisë së kulturës! Libri është vepër e shkrimtari, është copa e shpirtit të tij, është shkëndijë e mendjes së tij, ndaj i vetmi që duhet të përfitojë është shkrimtari, autori Shkëlzen HALIMI Çka është libri? Mbi të gjitha, libri është pronë intelektuale e shkrimtarit! Nuk mund të jetë pronë as e shtëpive botuese, as e ministrisë së kulturës apo institucioneve gjegjëse të librit. Libri për vulë ka autorësinë e shkrimtarit! Për librin mund të flasin vetëm shkrimtarët, ndërsa dashamirët e librit mund të japin ndonjë vlerësim kryekëput subjektiv! Libri shkruhet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur çështjet mbi të cilat ai dhe homologu i tij i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev janë dakorduar gjatë vizitës në Shkup. Hoti, përmes një postimi në Fcebook, tha se pika e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësi Shkup-Prishtinë, rruga Prizren-Tetovë, qendra e përbashkët e skijimit, janë çështjet për të cilat janë dakorduar me kryeministrin Zaev. “Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Maqedoni Veriore”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi. Postimi i plotë i Hotit: “Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:– Pikën e përbashkët kufitare, ku…

Lexo më Shumë

Pasditën e të enjtes rreth orës 16:30 në Stacionin Policor në Gostivar, nga Njësia Urgjente e Spitalit të Gostivarit është raportuar se te ata është sjellur një person i vdekur. Sipas denoncimit, në një çajtore në Gostivar, I.R. 78 vjeçar, i cili ka qenë te lokali, në një moment i përkeqësohet gjendja shëndetësore. Pastaj me autoambulancë është dërguar te Njësia Urgjente, prej ku nga ana e mjekut, është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së dhe Kryeministri i vendit Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas kongresit të 25-të në parti tha se ndryshimet në statutin e LSDM-së hapin mundësinë për herë të parë në historinë e vendit një parti politike do të zgjedhë kryetarin e saj në zgjedhjet e drejtpërdrejta të partisë. “Kryetari i partisë do të zgjedhet drejpërdrejtë, zgjedhje të drejtpërdrejta do të kemi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, kur përfundon edhe mandati i këtij lidershipi”, deklaroi Zaev. Ai shtoi se çdo anëtar mund të kandidojë për kryetar, me të paktën 5 vjet punë në…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE kushtëzon ndryshimet në Kodin Zgjedhor me ndryshimin e modelit zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe rregullimin e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje. Nga partia e Mickoskit kërkojnë që në zgjedhjet lokale procesi zgjedhor të zhvillohet pa balotazh. “Një nga kushtet tona për ndryshimin e Kodit zgjedhor është që zgjedhjet të mbahen në një raund zgjedhor, pra pa balotazh. Kjo është e aplikueshme në praktik, vetëm se kërkon konsensus dhe vullnet politik për tu vënë në praktik”, deklaroi për KOHA, Dimçe Arsovski zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Por, ndryshe nga VMRO-DPMNE, mendojnë në LSDM. Nga kjo parti…

Lexo më Shumë

25 tetori shënon Ditën Evropiane të Drejtësisë. Me këtë rast Zv Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu theksoi se drejtësia është institucion kyç i shtetit të së drejtës, ndërsa porositë qytetarët ta kërkojnë atë. Në video mesazhin e tij, ai vë theksin tek parimi i ndarjes së pushteteve, për të cilat thotë se nuk duhet ngelur pa u kontrolluar. “Parimi i ndarjes së pushteteve nuk duhet kuptuar se pushtetet të mbeten ta pakontrolluara, se çdo pushtet të jetë i mbyllur, përkundrazi, ndarja e pushteteve midis tre degëve të Qeverisjes garantohet vetëm nëpërmjet sistemit të kontrolleve dhe ekuilibrave. Fjalën e kemi për…

Lexo më Shumë

Në disa lagje të Tetovës shpesh herë ka ndodhur që intervenimi të kryhet nga largësia ose është intervenuar me automjet më të vogël të zjarrfikësve ngase kamioni i madh nuk ka patur qasje Rrugët e ngushta, veturat e keqparkuara dhe vetëdija e ulët e vozitësve paraqesin një problem të madh gjatë intervenimeve të Njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. Me këtë problem kjo njësi përballet më shumë në brendinë e qytetit të Tetovës, pasi që qasja në vendngjarje ku ka zjarr shpesh herë është e pamundshme. Sipas udhëheqësit të Njësisë së zjarrfikësve në Tetovë, vozitësit duhet të kenë parasysh se me…

Lexo më Shumë