Për momentin nuk mendohet pët mbyllje të çerdheve, sepse gjendja me virusin është nën kontroll, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska. Shehpaska shtoi se ql nga fillimi i pandemisë deri në javën e kaluar me koronavirus janë infektuar 26 fëmijë dhe 83 të punësuar nëpër çerdhe, kurse vetëm javën e fundit janë regjistruar 9 fëmijë të infektuar dhe 40 të punësuar. Për momentin në izolim janë 482 fëmijë dhe 77 të rritur. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një fëmije dhe një edukatore që janë shtrirë në spital.
Author: Hamdi Kumanova
Mbështetja financiare për pagesë të rrogave në ekonomi për shkak të problemeve të shkaktuara nga kriza me koronavirusin do të vazhdojë edhe në vitin 2021 nëse nevojitet, kon firmoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. “Zgjidhja ligjore është bërë ashtu që nëse nevojitet dhe nëse shihet në nëntor apo në fillim të dhjetorit se ajo ndihmë është e nevojshme për ekonominë në periudhën e parë të vitit 2021, gjithsesi se do të mund të vazhdohet”, tha Bytyqi në përgjigje ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri përmes video lidhjes. Ai theksoi se me vigjilencë po ndiqet…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar në miratimin e një ligji të ri sistemor për marrëdhënie të punës i cili duhet të miratohet dhe zbatohet vitin e ardhshëm. Zgjidhja aktuale ligjore u miratua në 2005 dhe ka pësuar 24 ndryshime deri më tani. “Pas ardhjes në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe konsultimeve me të gjithë përfaqësuesit e dialogut social trepalësh, punëdhënësit, punëtorët e përfaqësuar përmes sindikatave përfaqësuese dhe jo-përfaqësuese, përfshirë sektorin joqeveritat, grupi i punës që tashmë po punon për këtë ligj është aktivizuar. Pandemia e KOVID vendosi kushte të reja që duhet të përfshihen…
Mesatarisht, 80 përqind e rasteve pozitive me koronavirus janë raste asimptomatike, dmth nuk kanë pasqyrë klinike të sëmundjes, tha kryeepidemiologu Zharko Karaxhoski në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas Karaxhovskit, vetëm 2-4 për qind e pacientëve shtrihen në spital, të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore. “12-14 për qind kanë pasqyrë të lehtë klinike, me simptoma të lehta, për disa kjo nënkupton temperaturë, ethe, dobësi, gjendje jo e mirë, rrjedhje të hundëve, pasqyrë klinike ku pacientët me terapi adekuate qëndrojë në shtëpi. Mesatarisht, 2-4 për qind përfundojnë në klinikë. Këto pacientë zakonisht kanë…
Nga Anisa Bahiti Dikur Kadareja shkruajti: ”Ra ky mort e u pamë”, që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe askujt nuk i shkonte ndër mend, që do vinte një dite dhe ato fjalë do riktheheshin në moto politike dhe jetësore të një vendi. Ra Covidi dhe mësuam disa gjera. Mësuam se nuk kemi sistem shëndetësor ose e kemi shumë të keq, as të specializuar dhe as parësor fatkeqësisht. Ra Covidi dhe kuptuam, që të shpëtosh kur sëmuresh rëndë duhet të jesh pasanik e të shkosh diku jashtë. Ra Covidi dhe kuptuam që sistemi i sigurimeve…
Jo çdo reklam që bëhet është e realtë, këtë e dëshmoi udhëtimi 3 ditor në Instambull me Agjensionin Besa Trans. Ky agjension që nga fillimi nuk kishte aspak kordinim mes udhëheqësve dhe udhëtarëve thjesh ju udhëtar bëjnë çka të doni sepse për ne është më e rëndësishme vetëm paren me ua mar. Ndërsa akomodimi ishte kts shëtijtja nuk kishte aspak kordinim me një fjalë ju ngel juve gjinduni ashtu si dini. Për fat të keqë edhe pse patëm disa raste që udhëtarët të cilët ishin pleq shkaku që u humbën nga mos kordinimi i përgjegjësve të cilët ishin në autobus…
(Njeriu që e spiunoi Nexhat Ibrahimin nuk mund të jetë udhëheqës i muslimanëve) Para disa ditësh opinioni në Maqedoni u njoftua me një dokument të shërbimeve sekrete të UDB-ës së Jugosllavisë komuniste në të cilën kreu aktual I BFI-së Shaqir Fetahu i emëruar me shifrën “ORAO/Shqiponja” qartë tregohej si një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj. Ai kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret jugosllav në dëm të organizatës “Muslimanët e rrinj” në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pastaj ishte i preferuar I tyre për të qenë bashkëpunëtor edhe pas kthimit prej studimeve në Maqedoni. Askush nga BFI, madje as edhe vetë Shaqir…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” ka thënë se nuk do të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por se do të ketë kontrolle. Nëse ka denoncime ose zëra, policia do të mund të shkojë dhe të intervenojë tek pronari dhe të shoh nëse ka shkelje ose jo”, ka thënë Spasovski. Duke folur për kontrollet e shtuara të policisë në rrugët e qytetit, Spasovski tha se MPB vazhdon me aktivitetet në pjesën e shkeljeve në komunikacion. “Kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej. Mbi 14 mijë shkelje janë konstatuar në këtë periudhë. Aktivitetet…
Shoqatat “Horizon Civitas” dhe “Dritë Shprese” organizojnë webinar online me temë: “Metoda për arsimtarët për të parandaluar fenomenet devijante tek të rinjtë”, i cili do të trajtojë qasjet më efektive për arsimtarët për parandalimin e fenomeneve devijante siç janë: bullizmi, konsumimi i substancave të dëmshme, bixhozi dhe lojra tjera të fatit, ekstremizmi, delinkuenca, imoraliteti etj. Në këtë webinar mund të bashkangjiten të gjithë arsimtarët shqipfolës nga rajoni (Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Sërbia) dhe më gjërë. Webinari do të mbahet onlajn me 28 tetor në ora 18:00 nëpërmjet platformës ZOOM. Mësimdhënësit e interesuar mund të regjistrohen në linkun…
Një grua njëzet e katër vjeçare nga Gostivari dje(25-tetor) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 minuta ka qenë e sulmuar fizikisht nga burri i saj i pamartuar M.B. (30) nga Republika e Kosovës. Gjysmë ore më vonë i denoncuari M.B., i ciliilegalisht po qëndronte në vendin tonë, i njëjti është mbajtur në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Prokuroria Themelore e Kumanovës ka sjell urdhër për zbatimin e hetimit kundër një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në treg të substancave narkotike”. Më 22 tetor, i dyshuari i moshës 28 vjeçe nga Kumanova, duke lëvizur në afërsi të Qendrës Urgjente në Kumanovë, me vete ka pasur 7 gramë substancë narkotike-kokainë. Droga i është gjetur gjatë një kontrolli nga zyrtarët policor. Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësisë që ta përsëris…
Nëse vazhdon kriza ekonomike nga virusi korona Qeveria apo më konkretisht zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi paralajmëron ndihma të mëtejme për qytetarët dhe bizneset. Bytyqi tha se po e analizojnë situatën dhe se do të ketë edhe pako të pestë ekonomike nëse është nevoja. “Do të ketë dhe pako të pestë edhe të gjashtë, edhe sa pako të duhen, vetëm ta kalojmë më lehtë këtë periudhë sëbashku” – deklaroi Bytyqi, përcjell TV21.

